• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Financim i fragmentuar”/ Kreu i KLSH: 180 milionë euro detyrime nga vendimet e Arbitrazhit

12:46 : 04/11/2025
në AKTUALITET

Kreu i Kontrollit të Lartë Shtetëror, Arben Shehu ka bërë publike disa fatura financiare, që sipas tij kanë dalë nga kontrollet audituese.

Në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe atë për Ekonominë, Shehu u ndal tek stoku i detyrimeve të prapambetura për çështjet gjyqësore.

Ai tha se ky stok deri në fund të 2024 rezulton të jetë 7.32 miliardë lekë, nga të cilat detyrimet e qeverisjes qendrore janë 2.66 miliardë lekë, detyrimet e qeverisjes vendore janë 3. 26 miliardë lekë dhe detyrimet për rimbrusimin e tvsh janë rreth 1.4 miliardë lekë.

Sipas Shehut, “detyrimet faktike dhe kontigjente për vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut raportohen në vlerën 18 milionë euro, që i takon 10 vendimeve që janë në trajtim në afatin 3 mujor dhe rrezikojnë pagesa interesi për likuidim të vonuar.  Ndërsa raportimet e vendimeve të Gjykatës së Arbitrazhit deri në fund 2024 për detyrimet faktike dhe kontigjente paraqiten në vlerën e 180 milionë euro”.

Ndërsa sa i takon kontratave koncesionare me mbështetje buxhetore, kreu i KLSH tha se “u konstatuan mos përputhje në plan pagesa dhe raportime, financim i fragmentuar jashtë programeve përkatëse, monitorim i pamjaftueshëm për pagesa dhe volume të pa realizuara dhe mungesë raportimi vjetor të performancës”.

Lexo edhe:

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

Arben Shehu: Në aspektin dhe kontabilitetit dhe raportimit fiskal, pavarësisht detyrimit të parashikuar në nenin 63 të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, pasqyrat e konsoliduara vjetore, transaksione financiare të shtetit për 2024 nuk janë hartuar dhe nuk janë dorëzuar cka e ka bërë të pamundur shprehjen e një opinioni auditues financiar mbi to.

Pavarësisht këtij kufizimi, në auditimet financiare individuale të kryera nga KLSH përvec mangësive në formë dhe afateve të përgatijes së pasqyrave financiare nga institucionet e audituara kanë konstatuar dhe klasifikime të gabuara në pozicionet e pasqyrave financiare.

Risqet fiskale mbeten të larta, duke qenë se ekspozimi ndaj ndërmarrjeve publike, veçanërisht energjia është rritur për shkak të detyrimeve të ndërsjellta të pashlyera dhe të pa rakorduara.

Ndërkohë stoku i detyrimeve të prapambetura për çështjet gjyqësore kontigjente mbeten në nivele të larta. Stoku i detyrimeve deri në fund dhjetorit 2024 rezulton 7.32 miliardë lekë, nga të cilat detyrimet e qeverisjes qendrore janë 2.66 miliardë lekë, detyrimet e qeverisjes vendore janë 3. 26 miliardë lekë dhe detyrimet për rimbrusimin e tvsh janë rreth 1.4 miliardë lekë.

Detyrimet faktike dhe kontigjente për vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut raportohen në vlerën 18 milionë euro, që i takon 10 vendimeve që janë në trajtim në afatin 3 mujor dhe rrezikojnë pagesa interesi për likuidim të vonuar.

Ndërsa raportimet e vendimeve të Gjykatës së Arbitrazhit deri në fund 2024 për detyrimet faktike dhe kontigjente paraqiten në vlerën e 180 milionë euro.

Sa i takon kontratave koncesionare me mbështetje buxhetore u konstatuan mos përputhje në plan pagesa dhe raportime, financim i fragmentuar jashtë programeve përkatëse, monitorim i pamjaftueshëm për pagesa dhe volume të pa realizuara dhe mungesë raportimi vjetor të performancës.

Etiketa: Arben Shehuklsh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

21:37 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

18:25 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Abuzimet me koncesionet/ Kreu i KLSH: Janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer

10:51 : 29/10/2025
AKTUALITET

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

21:25 : 23/10/2025
Para

Morën peng biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë€, arrestohet dhe "skifteri" shqiptar/ Emrat - Detaje

TË GJITHA

Raporti i BE kritika qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vendi nuk ka siguri kibernetike

15:46 : 04/11/2025

Thellohet bilanci/ Shtatë alpinistë të vdekur pas një orteku në Nepal

15:35 : 04/11/2025

Rikthimi në detyrë i Veliajt, Bardhi: Rama cirk me shqiptarët! Turp i pushtetit

15:30 : 04/11/2025

Raporti i KE për Shqipërinë/ Për Marta Kos “u bë deti kos”…

15:22 : 04/11/2025

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025

Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias

15:02 : 04/11/2025

“Shpirt njofto ambulancën”/ Si ndodhi vrasja në Kalanë e Beratit? Rrëfimi i gruas së Keli Hoxhës

14:45 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com