Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të marte në një minierë në zonën e Theknës në Martanesh. Administratori i këtij subjekti, Sulejman Kurti, 62-vjeç, ka humbur jetën pasi është aksidentuar teksa ishte duke bërë kontroll në frontin e punës.
“Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën,- njofton Policia.
Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
	    	













