Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Engert pëllumbi është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve.
“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur ditën e premte, më datë 31.10.2025, mori disa vendime të rëndësishme ne vijim të funksionimit të saj. Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatës, pas konsultimeve, me votë unanime mori vendimet e mëposhtme: Engert Pëllumbi u zgjodh Kryetar i Shoqatës; Ardit Kuka u zgjodh Nënkryetar i Shoqatës; Valjona Haxhiraj u zgjodh Sekretare e Shoqatës; Anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës (duke përfshirë Kryetarin dhe Nënkryetarin e saj) u zgjodhën gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Keraj”, thuhet në një njoftim të Shoqatës së Gjyqtarëve.
Në mbledhjen e së premtes u vendos gjithashtu pranimi i 14 anëtarëve të rinj në Shoqatë si dhe u bënë disa ndryshime në Statutin e saj.













