Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, kunatit të tij Ahmet Masha, i njohur si “Meçe”, si dhe për një prej personazheve të njohur të botës së krimit në Durrës, Altin Hajri.
SPAK ka kërkuar:
-3 vite burg për Jurgis Çyrbjan, me një dënim përfundimtar prej 2 vitesh pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar,
-3 vite burg për Altin Hajrin, të cilat ulen në 2 vite me gjykim të shkurtuar.
-2 vite e 6 muaj burg për Ahmet Mashën, të cilat reduktohen në 1 vit e 8 muaj pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.
Sipas SPAK, tre të pandehurit në 8 episode të ndryshme janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Organi i akuzës ka raportuar se gjatë kohës që ka qenë deputet, Jurgis Çyrbja ka patur miqësi të ngushtë me Altin Hajrin. Sipas SPAK, Çyrbja i ka ofruar dhe premtuar të pandehurit, Altin Hajri, se do të ushtronte ndikim tek agjencitë e zbatimit të ligjit (polici dhe prokurori), në këmbim të sigurimit të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Nga hetimet ka rezultuar se Jurgis Çyrbja e informonte Altin Hajrin për aksionet e Policisë për kapjen e tij, pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jurgis Çyrbjas dhe Altin Hajrit, 5 akuza ndaj ish-deputetit
Akuzohet se dekonspiroi operacionet e policisë, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan














