• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurori Julian Xhengo konfirmohet në detyrë, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

19:50 : 01/11/2025
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten vendimin përfundimtar në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Julian Xhengo, duke e konfirmuar atë në detyrë pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të rezultateve të arritura prej Xhengos në trajnimin një vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Ky vendim i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të mënjehrshëm. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e shkarkoi Xhengon nga detyra më 14 shtator 2022, duke e konsideruar të papërshtatshëm për profesionalizmin, ndërsa gjetjet në kriterin pasuror dhe atë të pastërtisë së figurës u konsideruan në vlerësimin tërësor, në kuadër të cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Pas ankimit të kryer nga Xhengo në KPA, shumica e trupit gjykues të shkallës së dytë të vetingut, megjithëse konfirmoi gjetjet dhe konkluzionet e KPK në kriterin e pasurisë dhe shumicën e konstatimeve për figurën, vlerësoi ndryshe lidhur me përdorimin e një automjeti në pronësi të një personi të përfshirë në krimin e organizuar.

Shumica mbajti qëndrim të ndryshëm prej Komisionit edhe për gjetjet në kriterin profesional, duke çmuar se mangësitë nuk janë të një rëndësie të tillë sa të sjellin penalizim, por se mund të shëroheshin përmes trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

Lexo edhe:

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Laurent Fuçia, pas përfundimit të trajnimit njëvjeçar

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Bazuar në këto qëndrime të ndryshme për figurën dhe profesionalizmin, shumica e KPA vlerësoi se nuk mund të konkludohej për cenim të besimit të publikut tek drejtësia dhe Xhengu u urdhërua të ndiqte trajnimin një vjeçar në Shkollën e Magjistraturës./BIRN

Etiketa: Julian Xhengokpkshkolla e magjistratures

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Laurent Fuçia, pas përfundimit të trajnimit njëvjeçar

19:48 : 01/11/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Valbona Sanxhaktari, nga “dështake në magjistraturë” tek “ylli i Gjykatës së Lartë”

19:10 : 23/09/2025
Para

Itali/ 3 alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku në Tirolin e Jugut

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com