Policia ka arrestuar dy persona, baba e bir, në Kamzë dhe ka shpallur në kërkim një të tretë, të lidhur me një grup që dyshohet se trafikonin vepra arti të vjedhura nga shtete të ndryshme të Europës.
Të arrestuarit janë Aurel Halilaj, 20 vjeç, dhe Islam Gjuta, 30 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur Jetmir Halilaj, 42 vjeç.
Nga kontrolli i banesës së tyre, u gjetën qindra objekte me vlera historike dhe kulturore, përfshirë:
31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme
3 skulptura në formë dhëmbi elefanti
6 piktura të autorëve të huaj
411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme
një procesverbal origjinal francez i vitit 1925
Sipas policisë, objektet siguroheshin kryesisht nga Islam Gjuta dhe trafikoheshin me qëllim shitjen në Shqipëri, në kundërshtim me ligjin.
 
	    	














