Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, ka komentuar marrjen nën hetim të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në Syri Tv, Shehaj deklaroi se SPAK duhej të kishte pezulluar nga detyra të gjithë zinxhirin drejtues të ministrisë, pasi ekziston rreziku që të prishen dokumentet dhe provat.
‘SPAK sot duhej të kishte pezulluar nga detyra të gjithë zinxhirin drejtues të ministrisë së Ballukut, sepse mund të prishin dokumentet dhe provat,’ u shpreh ajo.
Duke folur për procedurat e lejes së ndërtimit të tunelit të Llogarasë, Shehaj theksoi se mungesa e zbardhjes së lejes është një problem serioz.
‘Ne flasim, që ka një leje, por nuk është bërë zbardhja. Por zbardhja nuk është kot, sepse çfarë thuhet në atë pikë; duhet të dorëzohet dokumentacioni tekniko-ligjor.
Sipas asaj që thotë leja, ky dokumentacion nuk është dorëzuar, sepse ta miratoj në parim thotë, por me disa kushte.
Ai dokumentacioni teknik duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar i Territorit, që është këshilli absolut i nivelit më i lartë edhe teknik, sepse do të marrë përbazë rrisqet, rreziqet, bëhet, nuk bëhet, mban struktura apo jo, lloji i betonit. Prandaj është zbardhja e lejes.’
Sipas Shehajt, problemi nuk qëndron tek ‘pagesat e fshehta’, por tek mungesa e dokumentacionit ligjor të plotë.
‘Nuk thuhet se kjo leja nuk do të zbardhet deri në momentin që nuk do paguajë lekët Bela tek Tavo dhe ky i Vlorës. Ne po flasim se duhet të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor.
Ajo është nxirri nga një xhep i shtetit që është ministria dhe futi në një xhep tjetër. Ajo leja do zbardhet kur është përcaktimi ligjor që duhet zbardhur, se nuk është duhet kështu apo duhet ashtu.’
Shehaj përmendi edhe emra të tjerë në ministri, të cilët sipas saj duhet të ishin pezulluar nga SPAK.
‘Në ministrinë e Belinda Ballukut, ne flasim vetëm për Ballukun, por aty ke dhe sekretaren e Përgjithshme Viola Haxhiademi, që sot SPAK, e cila është firmëtarja në këto tendera dhe minimalisht SPAK sot duhej t’i thoshte se, pezullohesh nga ushtrimi i detyrës se ke të drejtë të shkatërrosh letrat.
Apo ajo Evis, Evis, shefja e financës që i mbante 15% e 300 mijë lekëshit njerëzve që dalin në pension, që është një shpërblim që u jepet njerëzve që dalin në pension.’
Ekspertja shtoi se shkeljet nuk janë të rastësishme apo sporadike.
‘Këto sqimataret, këto nuk duhej të ishin fare aty. Nuk po flasim për 30 apo 50 mijë lekësha, por po flasim për individë që në kundërshtim me çdo rregull kanë kaluar miliona euro.
Se nuk po flasim hajt se u bë një lapsus, një gabim i vogël që ka filluar me 2020 dhe ka vazhduar deri në maj 2025 se kanë 5 vite që shkelin ligjin.’
Në përfundim, Shehaj theksoi se një hetim i thelluar do të kërkonte pezullimin e menjëhershëm të strukturave drejtuese të ministrisë.
‘Kështu që SPAK, për të parandaluar dhe për të bërë një hetim të plotë dhe të thelluar, duhej të pezullonte të gjithë zinxhirin nga detyra.’, tha ndër të tjera, Brisida Shehaj në SYRI TV.














