• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një krizë e pakuptimtë

16:28 : 31/10/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, RAJONI

Nga Ilir Kalemaj

Në mes të lajmeve gati dëshpëruese që burojnë nga papërgjegjshmëria e Kurtit dhe mungesa e maturisë së elitës politike të Prishtinës, që e kanë futur vendin prej kohësh në një qorrsokak të panevojshëm, më në fund një lajm i mirë ishte njohja nga Siria që vjen si një rreze shprese që ky proces do të vijojë me njohje të tjera në të ardhme të afërt.

Kjo njohje në këto momente, ishte veçanërisht e rëndësishme për të zhbllokuar një situatë absurde ku Kosova në vend që të shtonte njohjet, merrte ndërkohë deklarata ç’njohjeje nga disa shtete si rezultat i lobimit të Serbisë në kundërshtim me frymën dhe germën e Marrëveshjes së Ohrit dhe rekomandimeve të vazhdueshme të Uashingtonit dhe BE-së.

Aq më tepër që Brukseli, e ka një conditio sine qua non zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të dyanshme Serbi-Kosovë dhe natyrisht njohjen reciproke për integrimin e plotë të të dy vendeve në klubin e BE-së. Gjithsesi lajmi i mirë është se ç’njohja apo tërheqja e njohjes në të drejtën ndërkombëtare publike, është një aspekt kontroversial ku dominon bindja që akti i njohjes është final dhe i parevokueshëm dhe si rezultat tërheqja e saj nuk është legjitime dhe nuk njihet ai akt sovran. Kësisoj Kosova sot njihet nga 120 shtete.

Por Republika e Kosovës ka humbur gjithsesi shumë kohë në debatet shterpë, në krizën e panevojshme institucionale, në ngërçin politik që ka polarizuar mazhorancën dhe opozitën si kurrë më parë dhe ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta mbi qytetarët. Natyrisht barra kryesore e përgjegjësisë në këtë lëmsh të gatuar pa ndonjë shtyrje nga jashtë, i takon mandatarit të parë që është z. Kurti dhe mazhoranca që ai drejton.

Lexo edhe:

Alimehmeti: Veliaj duhej të ishte në burg për akuza më të rënda si inceneratori dhe ”5D”

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

Fare mirë mund ta kishte shfrytëzuar kohën nga shkurti deri më tani për të gjetur një zgjidhje afatgjatë, të pranueshme dhe me dobi për stabilitetin e vendit, forcimin e institucioneve dhe garantimin e premisave demokratike që aq shumë i nevojiten Kosovës në këto momente. Si dhe mund të ishte ecur më shpejt dhe vendosmëri në drejtim të njohjeve të reja, integrimit evro-atlantik duke nisur me heqjen e masave sanksionuese që kanë bllokuar qindra milionë euro financime të BE-së etj.

Por mesa duket qëllimi kryesor i Kurtit paska qenë mbajtja përreth 1 vit pa mandat e postit të kryeministrit (sa të dekretohen zgjedhjet e radhës dhe mandej të zhvillohen ndoshta në një kohë me atë të presidentit), duke e futur vendin në një spirale anarkie, ngjashëm me metodat parapolitike që aplikonte në opozitën e dikurshme ndaj Thaçit etj. Ndoshta qëllimi ka qenë testimi me zgjedhjet e parakohshme, provokimet e pasens si ajo me kandidaturën e dyfishtë të Dimalit që e propozon për ministër ndërkohë që e ka kryetar kuvendi apo sjelljen aspak serioze me Limaj dhe shpresa se kundërshtarët do të përçaheshin nga ofertuesi më i parë që ishte ai vet.

Kjo përllogaritje prej politikani por papërgjegjshmëri prej shtetari po i kushton miliona euro Kosovës nga fondet e ngrira të BE-së, përfshirë ato që digjen përfundimisht, vazhdim të sanksioneve të panevojshme dhe të dëmshme nga Brukseli, si dhe bllokim të punës së institucioneve. Pa folur mandej për ndalimin e çdolloj avancimi drejt integrimit në BE dhe NATO, por edhe aplikimit dhe pranimit në organizata të tjera ndërkombëtare.

Ndërkohë që që ky bllokim forcon radhët e mbështetësve për secilën palë, ndërkohë që rrit tensionin politik nuk i shërben as qytetarëve, as sipërmarrjes dhe as imazhit të Kosovës si një shtet i konsoliduar që ka aftësinë e plotë vet-qeverisëse për të kapërcyer krizat e brendshme dhe të jetë kontributore e sigurisë në rajon.

Sot krizat e përsëritura në Veri, natyrisht të provokuara nga falanga paramilitarësh shpesh me mbështetje jo dhe aq të kamufluar nga Beogradi, duket se kanë shërbyer pak për të përdorur kapitalin gjeopolitik që u përftua (veçanërisht nga Banjska) në favor të arritjeve me peshë në skakierën ndërkombëtare për Kosovën.

Gjithashtu kontrolli efektiv i territorit mbi Veriun nga organet ligjzbatuese të Kosovës ha diskutim ndërkohë që efektivisht edhe zgjedhjet e fundit treguan që Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë komunat e veriut, duke treguar qartë vijimin e dominimit politik dhe institucional në këtë pjesë të republikës.

Opozita gjithashtu ka dështuar të ofrojë një alternativë të besueshme, të bëhet proaktive në vend të qëndrimeve përgjithësisht reaguese duke ia lënë axhendën, por edhe arenën Kurtit dhe Vetëvendosjes për ta përcaktuar dhe nuk duket e aftë për ta kapitalizuar politikisht këtë situatë bllokimi të palogjikshëm dhe të pavend nga ku duket pak dritë në fund të tunelit.

Institucioni i presidencës ndonëse po sillet me maturi institucionale duket se ka pak mekanizma zhbllokues në dorë dhe znj. Osmani duket se më tepër ka ndërmend fatin politik pas-presidencial se sa të bëjë të pamundurën në kushtet edhe vendimet e gjykatës kushtetuese nuk po japin një zgjidhje për ngërçin e pakuptimtë.

Gjithsesi takimi i së premtes me krerët e partive politike ngelet përpjekja e fundit përpara se vendi të shkojë me zgjedhjet e parakohshme që thjesht do ta shtyjnë krizën pa e zgjidhur atë, duke marrë parasysh dhe rezultatin e pritshëm zgjedhor që prapëseprapë mund ta lërë Kosovën në të njëjtën situatë të kontestuar.

Ngelet vetëm të shpresojmë që palët do të dinë të ngrihen mbi interesat meskine, të mendojnë për udhëkryqin ku ndodhet vendi, përgjegjshmërinë institucionale, kontributin në sigurinë rajonale, përfitimin e momentit gjeopolitik dhe përdorimin e fondeve aq të nevojshme të BE-së për investime dhe rritje ekonomike.

Etiketa: albin kurtiKosovavjosa osmani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alimehmeti: Veliaj duhej të ishte në burg për akuza më të rënda si inceneratori dhe ”5D”

21:53 : 31/10/2025
RAJONI

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025
RAJONI

Kosovë/ Qeveria në detyrë miraton buxhetin për vitin 2026

10:26 : 31/10/2025
BOTA

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025
BOTA

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme, Serbia do të ketë një përgjigje

18:32 : 30/10/2025
RAJONI

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025
Para

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com