Pamela Qirko, motra dhe njëherësh avokatja e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku do të mbrojë të motrën e saj, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tenderat publikë”.
Balluku të hënën nuk u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, duke u justifikuar me një vizitë zyrtare në Bukuresht.
Por ajo që e bën situatën më paradoksale është fakti se Pamela Qirko, përpara se të vishej me roben e avokates, ka qenë kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) institucioni që dikur shkarkonte gjyqtarë e prokurorë për mungesë integriteti. Me firmën e saj janë shkarkuar 56 përfaqësues të drejtësisë, ndërsa sot ajo vetë gjendet në prag të një procesi ku drejtësia i prek familjen.
Hetimet po drejtohen nga prokurori Dritan Prençi, i cili është ndër 136 prokurorët dhe gjyqtarët e konfirmuar në detyrë nga procesi i vettingut.

 
	    	















