• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë

Shqipëria humbi në këtë vjeshtë të demokracisë së saj, njeriun simbol, që sendërzonte njëkohësisht të gjitha të mirat dhe mëkatet që janë transferuar në politikën e sotme

20:12 : 31/10/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Fatos Nanos është ndarë përfundimisht nga jeta pas një lëngimi të gjatë, duke iu nënshtruar edhe vdekjes fizike, pasi kishte zgjedhur, me vullnet të plotë, atë politike, këtu e shumë vite më parë.

I tërhequr prej kohësh në privacinë e tij, lideri historik i PS-së është një ndër figurat më simbol të politikës shqiptare të tre dekadave të fundit. Jo vetëm sepse ka drejtuar për më shumë se 15 vjet partinë më të madhe në vend, jo vetëm se ka qenë 3 herë në krye të qeverisë, por mbi të gjitha, për kontradiktat, paradokset, dyzueshmërinë që ka shpërfaqur në faza të ndryshme të karierrës së tij e që sot janë copza të një pazëlli që gjendet i përhapur në të gjitha skajet e politikës aktuale shqiptare.

Demokrat në bindje po aq sa hakmarrës primitiv në mardhënie personale; tolerant me kundërshtarët, po aq sa cinik, tallës e përbuzës me të tijtë; poliglot brilant që rezatonte kulturë perendimore, po aq sa promovues i zhargonit rrugaçëror në politikë; pranues i trashëgimisë enveriste (“babain nuk e ndërroj si xhaketën”), po aq sa njeriu që i nguli i fundit thikën Ramiz Alisë; promovues këmbëngulës i një gjenerate të re socialistësh, po aq sa dhe varrmihës i dëshpëruar i një brezi pasardhësish që nuk e mposhti dot; ai mbetet një figurë komplekse, plot diritë dhe hije.

Nuk ka dyshim se emri i Nanos do të shkruhet në histori për shndërrimin e një partie ish komuniste në një force demokratike, ndoshta me demokratiken që kemi pasur që nga 1991. Ai udhëhoqi një PS moderne, me rryma dhe ide të kundërta, ku kishte pluralizëm mendimesh dhe garë të vërtetë, ku askush nuk përjashtohej se kritikonte rivalin, madje një pjesë e rebelëve kishin vende në drejtimin e PS e më pas të qeverisë. Parë nga optika e sotme kjo ngjan me një lluks të harruar.

Lexo edhe:

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

Salianji për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Një rival politik me shpirt liberal dhe kulturë të rrallë

Ai do të mbahet mend edhe për përballimin me dinjitet të së parës burgosje politike, të urdhëruar nga regjimi i Berishës dhe të zbatuar nga levat e tij në drejtësi. Por, këtë goditje pas shpine, ato katër vite burgu të shoqëruar në sheshet e gjithë vendit me thirrjet e turmave, “E Duam, e duam Fatos Nanon”, i sublimon më tepër toleranca e treguar apo vetëpërmbajtja ndaj instikteve revanshiste, pasi u kthye pushtet.

Ndonse shembja e regjimit të Berishës së parë i krijoi mundësi për pushtet absolut, ai ngjiti në presidencë Rexhep Mejdanin, jo Bajram Begajn apo Nishanin. Ndonëse, kishte vota më shumë se sa i duhej, ai nuk e kërkoi tepsinë vetëm për vete, por e ndau me social demokratët e Gjinushit dhe Milos, njësoj si me Aleancën e Cekës e Imamit. Nga një vend pa televizione dhe banka private, ai i hapi rrugën një shoqërie dhe ekonomie më liberale.

Pavarësisht këtyre ai dështoi shpejt. I ardhur në pushtet në 1997, ai u rrëzua pas pak më shumë se një viti. Por, arriti sërish të ringrihet edhe kur mundi kryeministrin Majko në 1999, për kreun e partisë edhe kur zbriti Metën në  2001, nga drejtimi i qeverisë, duke shfrytëzuar trashigiminë demokratike që kishte injektuar me këmbëngulje në atë parti.

Por, mbi të gjitha Fatos Nano do të shënohet në histori si njeriu që mundësoi të parin rotacion normal pushteti në 2005, duke bërë një gjë të paimagjinueshme në ditët tona, largimin nga politika pas humbjes.

Ama, nëse njëra anë e medaljes është e mbushur me rekorde pozitive, ajo konkurohet denjësisht nga faqja tjetër e saj. Lista e mëkateve të liderit historik është po aq e gjatë sa ajo e meritave të tij. Si kryeministër ai u tregua  krejt i pandjeshëm në betejën kundër korrupsionit që rritej përditë, madje dëshmonte një ngazëllim fëmijënor dhe të pafshehur, kur frytet e helmuara të që rridhinin nga doganat, tatimet, KESH-i, përfundonin në sundukun e familjes së tij.

Ai është regjistruar në memorien kolektive edhe për mungesën e parimsisë që, herë pas here, degradonte deri në sharlatanizëm politik. I njëjti njeri që mbante lart skeptrin e kundërshtarit dhe akuzuesit më të fortë të berishizmit ndër vite, shkoi e ra, në fund, në prehrin e Saliut, vetëm për të kapur një vend në presidencë, madje e bëri këtë edhe me çmimin e dhimbshëm të dëmtimit të partisë që e kishte themeluar vetë.

Ka edhe më. Ai do të kujtohet si artikuluesi i akuzave më të rënda kundër djalit plangprishës, që e mori si një “hajdut ikonash, me thonj të paprerë nga Parisi”, për ta bërë pjesë të qeverisë. Por ama, kur Edi Rama u përforcua në pushtet, ai i shërbeu qëllimeve elektorale të këtij të fundit, në këmbin të alishverisheve të vogla me leje ndërtimi.

Njësoj siç do mbahet mend për tolerancën dhe kultivimin e demokracisë së brendëshme, ai nuk do i shpëtojë dot as kujtesës për eksperimentimin e rikthimit të PS në një parti autokratike. Vitet e fundit të pushtetit -, që përkuan edhe me të qenit dhëndër i ri në një moshë të pjekur, ato të kongresit të famshëm, kur nën vëzhgimin e përlotur të bashkëshortes e përshkruante veten si zogun vetmitar që nga pas i vjen historia-, ai demostroi se mund ta zgjonte tek ajo parti që e pati hapur me aq mund, atavizmat e së shkuarës diktatoriale.

Njeriu që i jepte hapsirë kundërshtarëve përjashtoi nga gjiri i socialistëve, me një të rënë të lapsit, të gjithë grupin e mbështetësve të Metës. Lideri që qe lartësuar përmes garës dhe konkurencës, vendosi ta lërë pas dyerve të mbyllura Edi Ramën, kur ky vendosi ta sfidojë në zgjedhjet për kreun e PS-së.

Ndoshta ky ndryshim radikal i filozofisë, tradhëtimi i vlerave më të mira që kishte afishuar, e çoi në disfatë duke ia bërë të pakthyeshme daljen vullnetare nga politika. Madje, madje, piruetat e shumta diskredituese në vite, ia pamundësuan suksesin me lëvizje nga poshtë, atëherë kur imagjionoi ndonjë nismë të zbehtë për tu rikthyer në epiqendër të lojës.

Megjithatë, parë nga sot, dalja nga shinat demokratike në vitet e fundit të pushtetit duket si një gërvishtje e lehtë, në raport me kllapinë autokratike ku ka degraduar vendi tani. Edhe akuzat për korrupsion, po të krahasohen me babëzinë aktuale, e bëjnë Fatos Nanon të ngjajë si një hajdut xhepash, në raport me ata të cilëve u la stafetën e trashëgimisë së tij politike.

Pikërisht për këto arsye, mund të thuhet pa frikë, se Shqipëria humbi, në këtë vjeshtë të demokracisë së saj, njeriun simbol, që sendërzonte njëkohësisht të gjitha të mirat dhe mëkatet që janë transferuar në politikën e sotme. Nga jeta aktive ai ishte larguar kohë më parë. Fizikisht e mbylli sot, ndoshta si për të na kujtuar, se bashkë me lamtumirën e vet të fundit, do të zhbëhet, pak nga pak edhe ajo çka njihet si ana e ndritur e trashëgimisë së tij: toleranca, gjithëpërfshirja dhe gara .

 

Etiketa: Andi Bushatifatos nano

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025
AKTUALITET

Salianji për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Një rival politik me shpirt liberal dhe kulturë të rrallë

17:28 : 31/10/2025
AKTUALITET

Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

16:24 : 31/10/2025
AKTUALITET

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025
Para

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com