Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një grua 58-vjeçare ka humbur jetën pasi ka konsumuar acid (detergjent), dyshohet në kushte të rënduara psikologjike.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur shtetasja N. Ll., 58 vjeçe, u dërgua me urgjencë për mjekim në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, gruaja nuk mundi të mbijetonte.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo ka kryer aktin ekstrem për shkak të problemeve psikologjike.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.
 
	    	















