Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pas rrëzimit të kërkesën së opozitës për të shkarkuar Niko Peleshin, lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës.
Berisha, tha se vendimi i pritshëm i socialistëve për rrëzimin e kërkesës së opozitës, është tregues i nivelit ku ka degraduar Kuvendi.
“A ka ndodh ndonjëherë të miratohet programi i qeverisë për 20 minuta. Ka 2 muaj që ka filluar punën, ka pasur vetëm 1 ditë punë. Na flasin për standarde europiane dhe e kanë degraduar Parlamentin. “
Këta e kanë shndërruar parlamentin në një klub, në të cilin nuk ka asnjë rregull, ka vetëm kaos. Ajo që kryeson sot aty nuk merrte vesh se çfarë hidhte në votim. Aty janë dy raporte, hidhen dy raportet dhe pastaj bëhet votimi.
Ka procedurë të sanksionuar në rregullore, por këta nuk njohin rregullore, njohin vetëm urdhra që marrin dhe pastaj bëjnë të paditurin. E dëgjuat Niko Peleshin se si u përpoq me hipokrizinë më të madhe të mbrojë kolapsin e plotë parlamentar që ka krijuar”, tha Berisha ndër të tjera.














