Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas vendimit që Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, të mos shkarkohej nga detyra. Bardhi e cilësoi këtë si një moment të paprecedent në historinë e parlamentarizmit shqiptar.
“Niko Peleshi mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë me votën e 79 memec-deputetëve, por ai vazhdon në këtë funksion si Kryevartës i Taulant Ballës, jo si Kryetar i Kuvendit të 140 deputetëve,” deklaroi Bardhi.
Sipas tij, Peleshi hyri në histori si Kryetari i Kuvendit për të cilin u kërkua shkarkimi pa mbushur as një muaj në detyrë. “U zgjodh me 85 vota e u mbajtë në detyrë me 79 vota një muaj më vonë,” tha Bardhi.
Ai e cilësoi këtë si një “arritje historike” që mund ta ketë vetëm një funksionar kushtetues “i paaftë dhe i padenjë për një detyrë të lartë shtetërore.














