Ka nisur seanca e parë e Kuvendit për të shqyrtuar nismën e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe ku do të prezantohen dy raportet e PS dhe PD.
Me nisjen e seances Briseida Çakërri ka bërë betimin si deputetja e re e Partisë Socialiste në Kuvend.
Ajo zë vendin e lënë bosh nga Bruna Mersini, pasi kandidoi zyrtarisht për bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e parakohshme të pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor.














