Emisioni “Fiks Fare” zbuloi një tjetër skandal, që cënon rëndë sigurinë ushqimore në Shqipëri. Kafshë të pa kontrolluara dhe pa asnjë certifikatë shëndetësore vijnë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut.
Pas këtyre informacioneve, grupi i emisionit investigativ udhëtoi në Dibër të Madhe. Kontrabanda bëhet në afërsi të Doganës së Bllatës dhe deri më sot, asnjë institucion shtetëror, qoftë i Maqedonisë së Veriut, apo i Shqipërisë, nuk e ka faktuar ose goditur këtë rrjet që vepron prej shumë vitesh.
Fiks Fare ka mësuar se kontrabanda e kafshëve bëhet në kufirin e gjelbër, mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kontrabandistët, nga të dyja anët e kufirit, përdorin disa rrugë fshati. Kafshët, pasi merren në fermat në Dibër të Madhe, shkojnë me automjete në stane në kufi me Shqipërinë. Kryesisht viçat dhe lopët, qëndrojnë në afërsi të fshatit Spas dhe Taranesh.
Kamera e emisionit investigativ filmoi një stan në Maqedoninë e Veriut, i cili përdorej nga këto grupe. Më pas, kur bie nata, kafshët kalojnë kufirin në drejtim të Shqipërisë. Banorët e zonës thanë për Fiksin se trafiku nuk është ndërprerë për asnjë moment. Ata thanë se këto grupe, janë të lidhura me Policinë e Maqedonisë së Veriut dhe me Policinë Shqiptare.
Ndërkohë, Fiks Fare ka arritur të kapë momente që këto grupe i kalojnë kafshët në kufi. Videot janë bërë disa ditë më parë, në kufirin e gjelbër, midis fshatit Spas në Maqedoninë e Veriut dhe Bllatës së Poshtme, në Shqipëri. Tre persona shoqërojnë viçat dhe lopët. Vendi ku ata kalojnë është shumë afër doganës së Bllatës. Çuditërisht, asnjë prej punonjësve të policisë, apo të doganës, nuk e ka parë këtë kontrabandë që ndodh presh shumë vitesh!
Pas këtyre videove, një bashkëpunëtor i Fiks Fare shkon në fermën “Bulliqi” në Dibër të Madhe në Maqedoni për të bërë pazar që të kalojnë viçat dhe lopët. Pronarët e fermës i thonë se kanë shumë vite që merren me tregti me Shqipërinë. Ata i tregojnë disa kafshë dhe i thonë se këto ditë është pak e vështirë që të kalojnë, pasi ka pasur një konflikt në pikën doganore dhe kanë kërcënuar një doganier.
Fiksi shkon në një fermë tjetër, të quajtur “Kërkuti”, ku kërkojnë të blejnë dy viça. Pronari e dërgon te stalla bashkëpunëtorin, në afërsi të rrugës Dibra e Madhe – Bllatë. Ata i tregojnë kafshët dhe i thonë se kanë dy viça, po tani si kalojnë dot për këtë problem. Ata i shpjegojnë se kanë 25 vite që merren me këtë tregti, futjen e kafshëve nga Maqedonia në Shqipëri, nga kufiri i gjelbër.
Në të dyja takimet, në këto ferma, asnjë prej fermave s’kishte certifikatë shëndetësore të gjendjes së kafshëve.
***
Bisedë mes bashkëpunëtorit të Fiks Fare dhe pronarëve të fermës “Bulliqi” në Dibër të Madhe, Maqedoni e Veriut
Fiksi – Me Bujarin deshta me u taku?
Pronari – Unë jam!
Fiksi – Si je, a ta bëj një muhabet këtu te kafja?
Pronari – Po. Këtu se kam punë, se s’kam kohë.
Fiksi – Mirë, ok, ok. Unë fola edhe me vëllanë tënd.
Pronari – Po.
Fiksi – Si e ka emrin ai?
Pronari – Rexhep.
Fiksi – Rexhepin, dhe më tha se për 1 orë vij këtu. Tek ti, e ke parasysh?
Pronari – Po, po.
Fiksi – Tani unë për mish kam ardhur. Që i kemi kaluar para disa vitesh.
Pronari – Sa i ka kaluar?
Fiksi – S’ka problem për çmimin, problemi është siguria. Kalimi, e ke parasysh?
Pronari – Se është problem tani. 250 euro është për lopë tani.
Fiksi – 250 euro? Aq ka qenë çmimi, apo është ngrejtur?
Pronari – Është ngrejtur se s’ka lopë tani.
Fiksi – Jo more, sa ka shkuar (çmimi i lopëve)?
Pronari – 3 euro.
Fiksi – 3 mijë?
Pronari – 3 euro, 3 euro.
Fiksi – Si 3 euro?
Pronari – Peshë e gjallë (1 kilogramë).
Fiksi – Peshë e gjallë, ëhë. Edhe tash 250 euro (kalimi i kufirit), a më jep garanci?
Pronari – S’të jap garanci, se s’ka njerëz.
Fiksi – S’bëhet këtë radhë?
Pronari – S’bëhet.
Fiksi – E po s’u bë këtë radhë.
Pronari – Se s’ka lopë …
Vëllai i pronarit – 2 euro e 7, 2 euro e gjysëm, 3 euro. Ec ta kqyrim.
Fiksi – Ta kqyrim, posi!
Vëllai i pronarit – E në kufi nuk bëhet.
Fiksi – Si në kufi? Pse s’bëhet, unë du me e marr të bëj biznes?
Vëllai i pronarit – Kanë kapur shumë viça.
Fiksi – Ëë?
Vëllai i pronarit – Shumë viça kanë kapur.
Fiksi – Kanë kapur?
Vëllai i pronarit – Shumë kanë kap.
Fiksi – Ëhë e mora vesh. Ma trego atë.
Vëllai i pronarit – Ajo atje.
Fiksi – Po sa shkon? Po s’ma garanton kufirin?
Vëllai i pronarit – Jo, jo.
Fiksi – E po s’mund t’i hy asaj pune.
Vëllai i pronarit – Kjo është (i tregon lopën).
Fiksi – Është e mirë. Për mish?
Vëllai i pronarit – Po, për mish.
Fiksi – Atëherë, nuk ka garanci?
Vëllai i pronarit – Jo s’ka.
Fiksi – Unë erdha si gjithmonë, ti e di e ke parasysh. Ti e di, e njeh?
Pronari – Po e njoh (një tregtar që merrej me viça). Po e ke problem (në kufi), mos e qit se e kuptojmë.
Fiksi – Duhet me na e garantu.
Pronari – Sh… (tregtari) e njeh,
Fiksi – Ti them Sh…?
Pronari – Po. Bën llaf ai dhe …
Fiksi – Ta bisedoj me Sh…?
Pronari – Po.
Fiksi – Dhe ta rregullojmë këtej?
Pronari – Po atje po, t’a çoj (në kufi), ik!
Fiksi – Unë biznes e kam, e ke parasysh.
Pronari – Po Sh… e njeh atë bosin.
Fiksi – Hë.
Pronari – E njeh, e njeh.
Fiksi – Dakort, hajde shëndet. Do folim prapë?
Pronari – Po.
***
Bashkëpunëtori i Fiksit shkon te familja “Kërkuti”, e cila ka një fermë në Dibër të Madhe, në Maqedoninë e Veriut
Fiksi – Desha me fol, a mund të flas këtu?
Shime Kërkuti – Po mor.
Fiksi – Për punë të lopëve.
Shime Kërkuti – Për?
Fiksi – Mish. Shkova dhe te Bujari dhe s’ma mori përsipër. E ke parasysh, Bujar Bulliqi.
Shime Kërkuti – Bulliqi, po.
Fiksi – Më kallëzoi një sherr aty në doganë dhe më tha s’kemi mundësi vetëm po e mori psëripër ky tjetri.
Shime Kërkuti – Ti don tash me e ble?
Fiksi – Me e ble! S’ka rëndësi pazari, rëndësi ka me i kalu.
Shime Kërkuti – Hip në makinë.
Fiksi – Ok, hajde. Ose shkojmë te vendi?
Shime Kërkuti – Shkojmë te stallat ne.
Fiksi – Bravo, te stallat.
Shime Kërkuti – Të takohesh me djalin, se unë…
Fiksi – Me djalin dhe kë të duash ti. Si e ka emrin, se ia harrova?
Shime Kërkuti – Rahmi, ai është komandanti.
Fiksi – Ai është komandanti, bravo i qoftë. Se ta harrova emrin ty?
Shime Kërkuti – Hashim.
Fiksi – Hashim ëë, Kërkuti?
Shime Kërkuti – Po.
Fiksi – Erdha po s’më mori gjë përsipër, u mërzita shumë, se na ka ngel biznesi e kemi ngelur pa punë.
Shime Kërkuti – Këtu është rrezik me i kalu.
Fiksi – Nuk e di tani, inshallah po e merr përsipër djali jot se për Zotin unë, këto zona s’i njoh hiç.
Shime Kërkuti – Këtu është pak rrezik, mirë do ishte …
Fiksi – Po ta bisedojmë njëherë.
Shime Kërkuti – Se para nja 4 netësh kishin kapur nja 9 copë.
Fiksi – I kishin kapur ë?
Shime Kërkuti – Po.
Fiksi – Ëë, prandaj pati frikë dhe ai Bujari.
Shime Kërkuti – Kështu ka qenë. Ishte në rregull puna për kaq kohë, po kanë kërcënuar atë komandantin e policisë të jujt.
Fiksi – Kë?
Shime Kërkuti – Arben e quajnë, e kanë kërcënuar me vdekje, me familje. Ka paraqitur në Policinë e Dibrës, është Shefi i Doganës.
Fiksi – Ëhë, po.
Shime Kërkuti – I Policisë, jo i Doganës.
Fiksi – Arbeni?
Shime Kërkuti – Arbeni! E kanë kërcënuar të jujt do t’a vrasim familjen.
Fiksi – E kanë kërcënuar ata ana shqiptare?
Shime Kërkuti – Ee çashtu.
Fiksi – Po.
Shime Kërkuti – Tani e kanë përforcu punën.
Fiksi – Ëë.
Shime Kërkuti – Se ishte mirë, se unë kam punuar 25 vite me shqiptarët.
Fiksi – 25 vjet.
Shime Kërkuti – Dhe s’më është kapur asnjë kokë. Më shumë prej të jujtve e bëjnë transportin. Se s’punojnë me ne, se ne jemi vendas.
Fiksi – Ëhë.
Shime Kërkuti – Me marrë 100 euro për kokë.
Fiksi – E marr vesh.
Shime Kërkuti – Kurse me të jujt e ka na lekët s’të njoh kush je.
Fiksi – Fiks, fiks. Arbeni është akoma drejtor dogane?
Shime Kërkuti – Shefi i Policisë, po!
Fiksi – Kanë qenë të lidhë ato dhe i kanë bërë presion, ia kanë shti tytën.
Shime Kërkuti – Kësaj i thonë … Unë kam punuar e s’më kanë nga.
Fiksi – Sa vjet, tash 20 e sa the ti?
Shime Kërkuti – 25 vjet unë kam punu. Unë kam pasur deri në 60 koka.
Fiksi – Për mi kalu, po.
Shime Kërkuti – Kisha bulmetore, kisha 25 lopë. Kisha 50 viça, 30 viça. Kemi punuar me një fjalë.
Fiksi – Po pse me … A dihet gjë kush ia ka bërë presionin?
Shime Kërkuti – S’e di, s’e di!
Fiksi – Kush guxon me e bë?
Shime Kërkuti – S’guxon me e kërcënu.
Fiksi – I kanë kërcënuar familjen?
Shime Kërkuti – Posi. Edhe atë dhe familjen.
Fiksi – Aty është tutur ai.
Shime Kërkuti – Është tutur se na ka lajmëruar neve që këtu në policinë kryesore e ka bërë përforcime.
Fiksi – Ka paralajmëruar Dibrën e Madhe?
Shime Kërkuti – Posi. Prej Dibrës këtu është ai.
Fiksi – Fiks, fiks, fiks.
Shime Kërkuti – Drejtori i Kufirit është.
Fiksi – Drejtori i Kufirit të Dibrës së Madhe?
Shime Kërkuti – Dibrës së Madhe.
Fiksi – A në rregull, unë thashë se i Shqipërisë!
Shime Kërkuti – Jo, jo i Shqipërisë.
***
Takimi mes bashkëpunëtorit të Fiksit me Rahmi Kërkutin, në fermën e familjes “Kërkuti”, në rrugën Dibër e Madhe – Bllatë
Fiksi – Si me ja bë tashti?
Ferma Kërkuti – Merru vesh me djalin, djali të të japë numrin e telefonit.
Fiksi – Shkova tek ty Bujari, por s’më mori gjë përsipër. Lopë, mish lope dua unë. Edhe viça, ca të ketë. E ke parasysh? I du të tana të gjalla.
Ferma Kërkuti – E therim, kshu. Mishtore e ke ti?
Fiksi – Mishtore, e kena ba mishtore të re. Por nuk ma mori përsipër këta, unë për këtë erdha më shumë.
Ferma Kërkuti – Tirana asht e madhe, s’ta merr ma njeri përsipër… Po si do t’i çosh atje?
Fiksi – Po unë për këtë punë erdha, unë po të kallxoj drejt.
Ferma Kërkuti – E kanë kërcënu nga familja komandantin e policisë.
Fiksi – Po si do të bëjmë? Do të rrimë pa punë?
Ferma Kërkuti – T’i çosh nga Qafa e Buallit, por të kushton shumë.
Fiksi – Po. A kena ndonjë mënyrë me kalu atje? Ndonjë njohje?
Ferma Kërkuti – Në Qafë Thanas?
Fiksi – Po, Qafë Thanë.
Ferma Kërkuti- Duhet me pyt, se po kalove direkt, e kuptojnë ata, kushton shumë.
Fiksi – A po ashtu, ça u pa!
Ferma Kërkuti – Në të zezë është më e përshtatshme.
Fiksi – Ai më tha mua 250 Bujari, më dha një çmim 2500 për kokë.
Ferma Kërkuti – Kush?
Fiksi – A do më japësh një zgjidhje?
Ferma Kërkuti – Ke ardh në kohën më të keqe. Komandantin e policisë e kanë kërcënuar bashkë me familje, edhe është bë …
Fiksi – Po për çfarë arsyeje?
Ferma Kërkuti – E kanë kërcënu, u banë do probleme kshu, u zunë e u kapën, u dogj një stallë … edhe komanderin e kanë kërcënu.
Fiksi – Si e ka emrin ai?
Ferma Kërkuti – Arben.
Fiksi – S’kena mundësi meee?
Ferma Kërkuti – Jooo. Kalojmë në dogana vetëm unë me Zirkon, na qet hatri i babit. Atë natë që është ba problemi, kam kalu unë, kurrgja s’më kan thon, ma dha dorën, si je.
Fiksi – Po mirë, do ma japësh një numër telefoni?
Ferma Kërkuti – Vij shpesh unë në Tiranë, bisedojmë atje.
Fiksi – Hajde ta pimë një kafe, pa merak.
Fiksi – Emrin të lutem?
Ferma Kërkuti- Rahmi Kërkuti.
Fiksi – Mirë, me kismet do të të marr o Rahmi.
Ferma Kërkuti- Më bej në messenger.
Fiksi – Ti ke me më than mu, hajde o … se vij shpejt unë, se kena bë rrugën e Arbërit.
Ferma Kërkuti – Mos të konvenion me të bi mish atje?
Fiksi – Jo, mish, jo, nuk e di. Nuk është problem çmimi, problem është kalimi.
Ferma Kërkuti – Puna teme është ajo, ajo është puna teme
Fiksi – Mirë llogariti, më thuaj.
Ferma Kërkuti – (I tregon viçat) Ky i kuqi …
Fiksi – Aaa i papam.
Ferma Kërkuti – 12 euro kilja tek ne shkon.
Fiksi – 12 euro kilja këtu? Tek ne shkon ma shumë.
Ferma Kërkuti- Tirana e ka më shtrenjtë, Tirana do mish bio.
Fiksi – Sa e ke?
Ferma Kërkuti – Bëjmë një pazar atë ditë, sot një javë a sot dy javë.
Fiksi – Po, fjalë me vend
Ferma Kërkuti – Merruni vesh vetë.
Fiksi -Ky më tha rri i qetë, djali jot. Ky diçka e din se ky me atë punë merret? Ka kohë?
Shime Kërkuti – Po, po, që 10 vjet, merremi vesh. Merremi vesh me çmimet, me rregulloren, me transportin. Është mall që kushton, nuk është 100 euro punë.
/Emisioni “Fiks Fare”















