Në një intervistë për gazetën belge De Morgen, ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken, deklaroi se NATO do të përgjigjej fuqishëm në rast se Rusia do të sulmonte kryeqytetin belg.
I pyetur nëse frikësohej nga një sulm me raketa ndaj Brukselit, Francken u shpreh qartë: “Jo, sepse atëherë ai do të godasë zemrën e NATO-s dhe pastaj ne do ta rrafshojmë Moskën.”
Ministri nënvizoi gjithashtu besimin e tij të fortë te udhëheqja e SHBA-së brenda aleancës dhe te Neni 5 i Traktatit të NATO-s klauzola e mbrojtjes kolektive që aktivizohet në rast sulmi ndaj një vendi anëtar. Francken tha se nuk ka dyshim se Shtetet e Bashkuara do ta respektonin këtë angazhim.
Ai shprehu më shumë shqetësim për taktikat e luftës hibride se sa për një sulm të drejtpërdrejtë konvencional. “Jam më i prirur të shqyrtoj skenarët e zonës gri: të ashtuquajturit ‘njerëz të vegjël të gjelbër’ që nxisin pakicën rusishtfolëse në Estoni,” tha ai, duke paralajmëruar se këto skenarë mund të çojnë deri te aneksime territoriale pa një luftë të hapur.
Deklaratat e Francken vijnë në një kohë kur tensionet me Rusinë mbeten të larta dhe debatet mbi rolin e NATO-s dhe sigurinë europiane mbeten prioritare në Bruksel














