Ish kandidati për deputet, Aulon Kalaja është paditur për shpifje nga Erion Veliaj.
Në adresë të Kalasë ka mbërritur një fletëthirrje nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë, e cila i kërkon që të paraqitet në seancë në 6 nëntor, në cilësinë e të akuzuarit.
Pak javë më parë, Aulon Kalaja u shpreh në një emision televiziv se në fillimet e tij, Veliaj vishej si femër së bashku me disa kolegë të tij në lëvizjen e asaj kohe “Mjaft” dhe iu ofronin shërbime seksuale ambasadave të huaja.
“Erion Veliaj të gjithë betejat i ka pasur fake, nuk ka bërë ndonjë betejë në jetën e tij. Çelësat e bashkisë ja dhanë në dorë. Ajo është bashkia e Ramës. Aksioni i tij politik është mashtrim i madh. Ka pasur shoqëri civile, ai që e shkatërroi ishte Veliaj. Mjafti është përdorur si cingie nga ambasadat. Ju e keni parë Erion Veliajn të veshur si femër. Kanë qenë Erion Veliaj, Arbi Mazniku, Endri Fuga, vëllai i Veliajt që visheshin si gra dhe i ofronin shërbime seksuale ambasadave në Tiranë.
Mjafton të futeni në Google dhe të kërkoni. Ato janë foto të famshme. Si vishesh me tanga. Ne nuk jemi mësuar me këto. Ai kështu u fut në politikë. Shihni ahengjet e shfrenuara. Donin të fusnin LGTB si axhendë. Rruga e vetme që ka është të flasë, ose është i kërcënuar. Ka vëllanë e kërcënuar, gruan po ashtu. Nëse do t’i bëjë një nder Shqipërisë është të dalë dhe të flasë”, u shpreh Kalaja.
Në një reagim në Facebook ku i drejtohet Veliajt, kalja shprehet se nuk mund ta frikësojë me metoda të tilla.
“Ka disa kohë që i kam bërë thirrje Erion Veliajt që një herë në jetën e vet, nëse do t’i bënte të paktën një nder Shqipërisë, është që të fliste, ato që di për Edi Ramën.
Por Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk ka paditur Kryeministrin Edi Rama dhe siç duket nuk ka ndërmënd të bëlbëzojë për të, por më ka paditur mua në gjykatë, për shpifje! Por të gjithë e dinë që unë nuk kam shpifur kurrë, sepse nuk jam nga ai soj! Varet më kë është mësuar.
Nëse mendon se me të tilla metoda, mund të më friksosh, gabohesh! Unë nuk kam pyetur për bandat dhe shefat e tu, jo më për lepurusha epruvete. Përballë do më kesh dhe përpara do të kem. Harroje se unë bëj marveshje. Lufta ime është publike dhe pa kompromis. Je mësuar me të tjerë.
Askënd nuk kam vrarë. Askujt nuk i kam prish shtëpinë. Asnjë taksë nuk kam vjedh. Askujt nuk i kam futur dorën në xhep. Askujt nuk i kam ngritur kurth. Askënd nuk kam paguar. Askënd nuk kam kërcënuar. Dhe mbi të gjitha jam njeri i lirë dhe nuk jam në burg.
Erion Veliaj, nëse të ka mbetur një fije burrëri, të pres në gjykatë, me datë 6 nëntor. Mos mungo se do të vërtetoj çdo fjalë që kam thënë për ty! Nëse nuk vjen në gjyq, turpi të ndjekë ty nga pas…”– shkruan ai teksa publikon edhe fletëthirrjen që i ka ardhur nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë.















