Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se numri i të dënuarve për korrupsion ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitet 2008-2009. Sipas tij, në dy vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona, ndërsa tani janë tre herë më pak.
Berisha akuzoi drejtuesit aktualë se bëjnë “pazare me dosjet” dhe manipulojnë dokumentet. Ai theksoi se task-forca e mëparshme kundër korrupsionit funksiononte në grup dhe siguron rezultate konkrete.
FJALA E BERISHËS:
Të dashur qytetarë dhe qytetare, jam përpjekur t’u informoj dhe para një viti bëra një analizë. Mora raportet e Departamentit të Shtetit, statistikën e këtyre raporteve të viteve 2008-2009.
Çfarë tregonin këto raporte?
Këto tregonin se në këto 2 vite, task-forca kundër korrupsionit çoi në gjykatë dhe u dënuan 630 zyrtarë.
Në dy vite, sipas raportit të Altin Troplinit, dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, të paraqitura në parlament, janë dënuar gtjihsej 199 persona për korrupsion, dhe një pjesë e tyre janë edhe për krim të organizuar.
Pra, tre herë më pak.
Prisni.
Njëherë, t’u them të vërtetën, i dëgjova në një raport, thanë se nuk sjellin dosje. Qarkulloi edhe ai urdhri i Edi Ramës që asnjë dokument nuk do çoni kund pa firmën time. Thashë se i paskan bllokuar.
Mirëpo, kur ne vërshuam dosjet tona, kur qytetarët filluan të vërshojnë, aty asgjë nuk lëviz sepse aty bëhen pazare.
Bëhen pazare me dosjet. Zyrtari hajdut që ka vjedhur qytetarët, tani një pjesë të atyre parave i përdor për të blerë Skapin.
Pse përpara në dy vite u dënuan 630? Sepse përpara ishte task-forcë. Kjo do të thotë që nuk e mbyllte dot dosjen as prokurori, as polici kriminal, as hetuesi, as doganieri. Se ishin të gjithë bashkë. Pra, veprimi ishte në grup.
Kurse tani Troplini thotë se prokurori është i pavarur. Po se është i pavarur i bën pazaret ai.
Kjo është arsyeja. Të shihni ju dosjet e tyre, janë të pafundme.
Ata janë falsifikatorë, manipulatorë të dosjeve. Heqin dokumente nga dosjet. Me fakte kjo. Shtojnë gjëra të paqena.
Kjo është një situatë tmerrësisht alarmante.I kam dëgjuar të thonë se nuk janë dënuar përpara kryeministra… përpara janë dënuar dy kryeministra.
Mashtrime ordinere të një memorie të shkurtër që duan t’u shkruajnë shqiptarëve historinë sipas oreksit të tyre.
U janë hequr imunitete edhe zëvendëskryeministrave, edhe në vitin 2009 dhe kanë shkuar në procese gjyqësore.
Por ama kishte një ligj përpara dhe ai ligj ishte ky, asnjë ministër nuk kryesonte autoritetet kontraktuese. Me ligj e ndaluar.
Dhe atë ligj e amendova falë një profesori amerikan që erdhi dhe ma këshilloi. E bën ti këtë? E bëj menjëherë, thashë unë. Dhe e bëra sapo erdha në pushtet.
Fuste dorën ministri aty, i dilte dora e zezë aty.
Prandaj u dënuan 630. Ishte task-forcë. Kurse tani paguajnë shuma të tmerrshme.














