• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryemadhi: Së shpejti do zbardhet skema e gjuetisë së shtrigave e inicuar nga Yuri Kim

10:29 : 28/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas daljes nga seanca në GJKKO, Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj saj, familjarëve dhe ish-presidentit Ilir Meta. Ajo e cilësoi situatën si një “skandal të dhimbshëm dhe qesharak”, duke akuzuar sistemin e drejtësisë se po përdoret politikisht.

Sipas Kryemadhit, edhe pse hetimi duhej të ishte mbyllur më 27 korrik, prokuroria vazhdon ta zgjatë në mënyrë të padrejtë, duke thirrur dëshmitarë dhe duke dërguar letra porosi. Ajo deklaron se i gjithë procesi ka si qëllim mbajtjen e Ilir Metës në burg dhe ushtrimin e presionit ndaj familjes së saj.

Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj disa prokurorëve dhe e lidhi këtë çështje me ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Ajo i quajti “ushtarë të bindur të Yuri Kim” ata që po zbatojnë urdhra politikë edhe pse ish-ambasadorja tashmë është në largim.

Duke iu referuar më tej zhvillimeve në sistemin e drejtësisë, Kryemadhi paralajmëroi se “së shpejti do të zbardhet skema e famshme e gjuetisë së shtrigave”, të cilën e konsideron të iniciuar nga ish-ambasadorja amerikane. Ajo shtoi se, sipas saj, kjo “skemë” nuk mund të zgjidhet më me lëvizje personale jashtë vendit.

Lexo edhe:

Kryemadhi: Prokuroria nisi hetimet për minierat e floririt, por kemi ngel të heqja e mitrës time

Kryemadhi: Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme seksuale

“Është sa e dhimbshme por edhe qesharake, sot ne jemi në këtë skandal për shkak të asaj që ndodh edhe sot në këtë gjykatë dhe në sistemin tonë të drejtësisë. Siç e tha edhe pak më parë avokati apo siç na u prezantua edhe nga prokurorët, që vazhdon hetimi, pra nëqoftëse dosja hetimore duhet të ishte mbyllur më 27 korrik, prokuroria vazhdon hetimin, thërret dëshmitarë, merr letërporosi.

Pra hetimi për zotin Meta, Monika Kryemadhi, për mamanë time, Fatime Kryemadhi, vazhdon, që do të thotë se ne ende jemi në hetim paraprak.

Dhe arsyeja pse është vetëm për të mbajtur zotin Meta në burg, për të mbajtur Monika Kryemadhin dhe familjarët e saj nën presion dhe për të arritur një inat personal që nuk e di të kujt e ka.

Sigurisht që nuk është gjë tjetër veçse ata që duan ta bëjnë janë ushtarë të bindur të Yuri Kim edhe pse është në largim e sipër.

Tashmë do fillojë të zbardhet edhe skema e famshme e gjuetisë së shtrigave e inicuar nga Yuri Kim, e cila për fatin e saj të keq nuk e zgjidh dot me një bursë në Angli për xhelatin e saj që ka këtu në SPAK.”– tha Kryemadhi.

Etiketa: Monika KryemadhiYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryemadhi: Prokuroria nisi hetimet për minierat e floririt, por kemi ngel të heqja e mitrës time

12:30 : 11/11/2025
AKTUALITET

Kryemadhi: Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme seksuale

11:20 : 09/11/2025
AKTUALITET

“I kam falur të gjithë, por nuk harroj…”, Kryemadhi e prerë: Pse s’do e takoj kurrë Metën në burg

18:52 : 08/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur, Kryemadhi: Flitet që është garipe, në SMS doli që nuk e rr*an për Ramën

18:41 : 08/11/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, shkak bojkoti i gjyqeve nga avokatët

12:38 : 23/10/2025
AKTUALITET

Bisedat në Sky ECC për tjetërsimin e pronave në Lalëz/ “Rrumi i Shijakut”: Fola me Monikën…

10:32 : 06/10/2025
Para

Këlliçi: Rama lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, fundi i tij tashmë i ditur

TË GJITHA

Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Po përgatitej eliminimi im fizik, SPAK i përfshirë

21:23 : 17/11/2025

Zhdukja e plazhit publik me plan të falsifikuar, ndërtimi pa leje që zbuloi skandalin

21:11 : 17/11/2025

Dëshmorët që dhanë jetën, të harruar. Varret e çara dhe pa emër, ndërsa pushtuesve të huaj u lulëzojnë

21:09 : 17/11/2025

Bie me 17% regjistrimi i studentëve të huaj në universitetet amerikane

21:00 : 17/11/2025

Dy të zhdukur dhe një viktimë nga moti i keq në Itali

20:54 : 17/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Vladimir Skënderi

20:47 : 17/11/2025

Zbulohen emrat e disa prej banorëve të Big Brother VIP 5

20:38 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com