Në Gjykatën e Lezhës u zhvillua sot seanca ndaj Ruben Saraivës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Në sallë dëshmuan nëna dhe e afërmja e Edmond Haxhisë, të cilat thanë se ai kishte ardhur në Shqipëri për t’u martuar dhe për të rregulluar dokumentet për në Angli, ku ndodhej bashkëshortja e tij.
Nëna e Edmondit u shfaq e prekur dhe deklaroi se nuk di ku ndodhet djali.
Në fund të seancës, prokurori kërkoi një dëshmitar të ri, ndërsa avokati i mbrojtjes kërkoi të thirret ish-bashkëshortja e Edmond Haxhisë.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 17 nëntor.













