Kryeprokurori Olsian Çela vijon tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Pyetjes në lidhje me arrestimin e avokatit Ulian Barjami, ai tha se masa e arrestit me burg e kërkuar nga prokurori ishte ekstreme dhe e pajustifikueshme.
“Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta lidh me atë që e përmenda në Komisionin e Ligjeve. Kemi sot probleme me realizimin e funksioneve nga prokurorët, sidomos atyre të rinj. Është e papranueshme që nga salla e gjyqit të kalojmë në ndalim. Ne i kemi kërkuar prokurorëve që masa e arrestit të jetë masa e fundit ekstreme, në çdo rast vlerësimi duhet të bëhet shumë i kujdesshëm sesi do i aplikojmë veprat penale. Rasti në fjalë nuk duhej të ndodhte dhe pse mund të ketë hapësirë… masa e arrestit në burg është ekstreme dhe e pajustifikueshme”, tha ai.














