• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë, Lituania thërret diplomatin rus

09:29 : 24/10/2025
në BOTA

Lituania e ka thirrur të ngarkuarin me punë të Ambasadës e Rusisë në Vilnius në një takim sqarues, si dhe e ka kundërshtuar fuqishëm atë që e quajti hyrje të dy avionëve rusë në hapësirën e saj ajrore më 23 tetor.

Ushtria lituane tha në një komunikatë se një avion luftarak, Sukhoi SU-30, dhe një avion cisternë, IL-78, nga enklava ruse e Kaliningradit kaluan në hapësirën ajrore të Lituanisë për 18 sekonda, mbase gjatë stërvitjeve për furnizim me karburant në ajër.

Vilniusi i kërkoi Rusisë të “shpjegojë menjëherë” arsyet e shkeljes së hapësirës ajrore të Lituanisë dhe t’i ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme për ta parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen”, thuhej në komunikatë.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, e quajti këtë “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të Lituanisë”.

Kjo shkelje “dëshmon edhe një herë rëndësinë e forcimit të gatishmërisë për mbrojtjen ajrore evropiane”, tha ai në X. Ministria e Jashtme e Lituanisë njoftoi se e thirri të ngarkuarin me punë në Ambasadën ruse për të protestuar kundër shkeljes së hapësirës ajrore.

“Rusia duhet ta ndalë sjelljen e saj agresive, ta respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe kufijtë e shteteve fqinje”, tha Ministria në X. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e mohoi se ka pasur ndonjë shkelje.

Lexo edhe:

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

“Fluturimet u kryen në përputhje të rreptë me rregullat për përdorimin e hapësirës ajrore mbi territorin rus. Aeroplanët nuk devijuan nga rruga e tyre dhe nuk shkelën kufijtë e shteteve të tjera”, tha Ministria ruse në Telegram.

Dy avionë spanjollë, Eurofighter Typhoon – pjesë e misionit të patrullimit ajror të NATO-s në Baltik – u ngritën menjëherë për t’iu përgjigjur këtij incidenti. Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginiene, tha se avionët “vepruan me saktësi” në “një tjetër shembull të punës së suksesshme dhe të bashkërenduar të shërbimeve tona”.

Ajo shtoi se incidenti tregoi “edhe një herë se Rusia sillet si një shtet terrorist pavarësisht së drejtës ndërkombëtare dhe sigurisë së vendeve fqinje. Megjithatë, veprime të tilla nuk do të na prekin, Lituania mbetet e vendosur, e bashkuar dhe e gatshme të mbrohet”.

Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, dhe ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze, shprehën solidaritet të plotë me Lituaninë. Tri vendet baltike, anëtare të NATO-s dhe mbështetëse të forta të Ukrainës, kanë përjetuar shkelje të territorit të tyre nga avionë ose dronë rusë në muajt e fundit.

Në shtator, tre avionë rusë, MiG-31, hynë në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës dhe qëndruan atje për rreth 12 minuta.

Ky incident e shtyu Talinin të kërkonte mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të Atlantikut, i cili parashikon konsultime mes aleatëve në rast kërcënimi ndaj njërit prej tyre./REL/

 

Etiketa: diplomati ruslituaniaRusia

Lajme të lidhura

BOTA

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025
BOTA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025
BOTA

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

19:26 : 08/11/2025
BOTA

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025
BOTA

Gjenerali gjerman paralajmëron: Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s në çdo moment

21:02 : 07/11/2025
BOTA

Vuçiç miraton një ligj të ri dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

20:40 : 07/11/2025
Para

Zbardhja e telefonave/ Hetimet për vr*sjen e pronarit grek dhe shqiptarit, priten të tjera arrestime

TË GJITHA

Proceset që i “shkurtuan jetën” Gilmando Danit

18:30 : 13/11/2025

Shisnin doza kokaine në qytet, arrestohen 2 persona në Fresk

18:25 : 13/11/2025

Takimi Rama-Meloni/ Paloka: Show mes skandaleve! Marrëveshjet e firmosura dekor

18:08 : 13/11/2025

U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike

18:04 : 13/11/2025

Dy policë të dehur përfshihen në një aksident në Kamëz, denoncimi me video: Patrulla i mbrojti

17:46 : 13/11/2025

Luana Vjollca ‘mbytet’ në trëndafila, Elton Tozaj: Ajo po e përndjek Krenarin

17:41 : 13/11/2025

Të përfshirë në kartelin meksikan “Sinaloa”, SHBA sanksionon njeriun e Ramës dhe familjen e tij

17:40 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com