• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e zezë e “Abi Bank”/ Paratë e bankave, ndërtimeve dhe mbledhjes së borxheve në vende offshore

11:24 : 23/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një mori firmash, duke përfshirë banka të nivelit të dytë, institucione financiare të mikrokredisë, nga ato që vendosin përqindje tepër të larta, apo edhe ato të mbledhjes me forcë të borxheve, kontrollohen nga një “dorë”. Pronarët e ABI BANK drejtojnë një rrjet firmash, të cilat vetëm sa shtohen dita-ditës, me qëllim humbjen e gjurmëve se ku shkojnë paratë e shqiptarëve.

Të njëjtët pronarë kontrollojnë dhënien e kredive, individëve apo bizneseve me kolateral. Të njëjtët janë edhe ata që japin mikrokredi, ku interesat janë tepër të larta. Por, mjeti më fitimprurës i tyre është mbledhja e borxheve, pasi kontrollojnë edhe një institucion financiar.

Paratë dyshohet se lëvizin jashtë Shqipërisë, në vende offshore, nga ato vende që origjina nuk deklarohet dhe askush nuk mban përgjegjësi. Por, të njëjtët individë, janë futur edhe në sektorin e ndërtimit, në Tiranë apo edhe në vende bregdetare, duke krijuar një zinxhir të pastrimit të parave. Një dosje e denjë për Prokurorinë e Posaçme, pasi ka dyshime tepër të mëdha për pastrim parash.

Në krye të kësaj skeme qëndron ANDI BALLTA, i cili kontrollon të gjithë këtë zinxhir, me në krye firmën Tranzit. Kjo firmë, e krijuar për të mbledhur borxhet e këqija, zotëron Abi Bank, NBG Bank, institucionin financiar NOA, të cilën e ka blerë në fillim të vitit 2025. Madje, firma Tranzit zotëron edhe firmën Moscopole. Moscopole zotëron kompaninë MA1, apo edhe firmën e sapo krijuar të ndërtimit BAY VIEW ALTERNATIVE INVESTMENT. Kjo e fundit do të zhvillojë një pronë të stërmadhe prej 32 hektarësh në Poro të Vlorës, e lënë kolateral te ABI BANK.

Lexo edhe:

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

ABI Bank i futet ndërtimit, krijon shoqëri komandite për të ndërtuar resort 32 hektarë në Poro të Vlorës

DOSJA e zezë e ABI BANK/ Paratë e bankave, ndërtimeve dhe
Faksimile: Ekstrakti në QKB i firmës BAY VIEW Alternative, e cila është krijuar në korrik 2025
Kjo firmë është krijuar në muajin korrik 2025 nga Banka Amerikane e Investimeve, e cila është edhe pronarë me rreth 99 % të aksioneve, ndërkohë që më pak se 1 % të aksioneve zotërohen nga Andi Ballta. Ky i fundit është edhe pronari pasi Banka Amerikane e Investimeve është në zotërim të TRANZIT, ky vetë TRANZITI është në pronësi në mazhorancë nga Ballta. Por, më e çuditshmja në këtë rast është që paratë e bankave, apo të atyre të institucioneve të mikrokredive, po investohen në një pronë të stërmadhe, në zonën bregdetare në Poro të Vlorës.

Por si u la kolateral në bankë kjo pronë? Kush janë kreditorët e këqinj? A mos vallë kemi të bëjmë me një skemë të pastrimit të parave? A është nxjerrë në ankand prona, sipas rregulloreve të Bankës së Shqipërisë?

Një mori institucionesh duhet të nisin kontrollet ndaj kësaj skeme të stërmadhe, e cila pasi zhvati deri në palcë shqiptarët, tashmë po u merr edhe pronat. Një skemë që po përdoret masivisht në Shqipëri, kryesisht nga grupet kriminale, ku rasti i Rrumit të Shijakut veçse është maja e ajsbergut. Letrat janë të hapura dhe mjaftojnë hetimet apo kontrolle, kryesisht nga institucionet ligjzbatuese për të gjurmuar paranë, e cila pasi xhiron në Shqipëri, përfundon në vende offshore.

DOSJA e zezë e ABI BANK/ Paratë e bankave, ndërtimeve dhe
Faksimile: Bilanci i vitit 2023 i Tranzit doli me fitim 26 milionë euro, për vitin 2024 nuk e ka depozituar
Në krye të skemës është kompania TRANZIT, e cila kohë më parë ishte firmë që merrej me mbledhjen e borxheve të këqija, njëjtë siç vepruan Micro Credit Albania, ADCA apo edhe FINAL. Por, çuditërisht jashtë hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe më vonë të SPAK-ut ka mbetur TRANZIT, e cila tashmë gjeneron miliona euro të fituara, kryesisht në kurriz të shqiptarëve të varfër.

Sipas dokumenteve, në vitin 2023, në kulmin e lulëzimit të skemës së mbledhjes së borxheve, TRANZIT do të deklaronte një fitim kolosal, prej 26 milionë eurosh. Ndërkohë, e njëjta firma ka refuzuar në vitin 2025 të publikojë bilancin e vitit 2024, në shkelje të plotë të ligjit.

Natyrisht fshehja e bilancit bëhet me të vetmin qëllim fshehjen e skandaleve të mbledhjes së borxheve, për të mos pasur të njëjtin fat si simotrat e saj, tashmë të mbyllura dhe në procese penale dhe civile.

Skandali i mikrokredive vetëm sa ka fuqizuar rolin e saj në këtë treg të turpshëm të Tranzit. Me manovrat e pronarit, Andi Ballta, tashmë Tranzit është kompania mëmë e firmave të tjera. Duke përfshirë edhe vetë ABI BANK!

DOSJA e zezë e ABI BANK/ Paratë e bankave, ndërtimeve dhe
Faksimile: Në janar të vitit 2025 ABI BANK bleu institucionin financiar NOA, ku transaksionet u bënë në DELAWARE (një shtet që njihej si parajsë fiskale)
Zinxhiri i kompanive sa vjen e shtohet, gjithashtu edhe portofoli i tyre, tepër i diskutuar. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, ABI BANK ka shtrirë tentakulat e saj edhe në institucionet financiare të licensuara nga Banka e Shqipërisë, për dhënien e mikrokredive, siç është rasti i NOA.

Me një transaksion tepër të dyshimtë, në janar të vitit 2025, ABI Bank bleu institucionin NOA. Më vonë ABI BANK përthithi kompaninë NOA dhe tashmë veprojnë si një trup i vetëm!

DOSJA e zezë e ABI BANK/ Paratë e bankave, ndërtimeve dhe
Faksimile: ABI BANK ka blerë disa vite më parë edhe bankën NRG

Disa vite më parë, sipas dokumenteve, banka ABI BANK me në krye Andi Balltën ka blerë për rreth 70 milionë euro edhe NRG Bank, ose siç njihej ndryshe banka greke në Shqipëri.

Transaksionet veçse kanë konfirmuar dominimin total të sektorit bankar nga e njëjta dorë, e cila duket se ka lidhje deri në kupolën qeverisëse, pasi anëtarë e Këshilli Mbikëqyrës ka qenë edhe zonja Lindita Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama. Por, lidhje të fortë e njëjta bankë ka edhe me opozitën, pasi Elvana Hana ka qenë në poste drejtuese.

Duket një “mburojë” e fortë që ABI BANK ka nga pushteti apo nga opozita në Shqipëri, ku megjithëse vepron në mënyrë të dyshimtë, deri më tani ia ka hedhur paq ndonjë kontrolli administrativ apo hetimi penal. Ndoshta këto lidhje e kanë ndihmuar që të shtojë dita-ditës gamën e firmave nën kontroll, ku përqendrimi tashmë është te ndërtimi./VoxNews

Etiketa: ABi bankAndi BalltamikrokrediNBG BankNOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
AKTUALITET

ABI Bank i futet ndërtimit, krijon shoqëri komandite për të ndërtuar resort 32 hektarë në Poro të Vlorës

14:30 : 16/09/2025
AKTUALITET

Gentian Sula i NOA-s ‘pret në besë’ Ajola Xoxën: Kontrata për 220 mijë euro ishte fiktive

16:50 : 25/07/2025
AKTUALITET

Njerëzit e Putinit drejtojnë mikrokreditë IUTE e CREDITAL dhe një vendim i Gjykatës së Gjirokastrës

12:23 : 09/07/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

12:21 : 04/07/2025
AKTUALITET

Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final

21:17 : 29/06/2025
Para

Qarkullonin me drogë dhe të armatosur, arrestohen 2 persona në Shkodër

TË GJITHA

Korçë/ U kap duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Greqia, arrestohet 53-vjeçari!

15:36 : 23/10/2025

Trump: Izraeli do të humbasë mbështetjen tonë nëse anekson Bregun Perëndimor!

15:31 : 23/10/2025

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

15:25 : 23/10/2025

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

15:17 : 23/10/2025

Ndryshime të reja në kabinet, emërime dhe shkarkime te Mjedisi dhe Bujqësia

15:11 : 23/10/2025

Firmosi shembjen e Teatrit Kombëtar, Herida Duro emërohet zv.ministrja e re e Arsimit

15:04 : 23/10/2025

Shiste produkte bujqësore të skaduara, arrestohet 35-vjeçari/ EMRI

14:50 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com