• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtim pa leje brenda spitalit të Lushnjës, prokuroria e Fierit dërgon për gjykim ish-drejtorin dhe 4 të tjerë

12:53 : 22/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona, të akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’.

Për gjykim është dërguar P. V., në cilësinë e drejtorit të spitalit ‘Ihsan Çabej’ në Lushnjë, i akuzuar për veprën penale ‘shpërdorim detyre’, ndërsa personat Xh.B., J.Sh., K.L. dhe A.Sh., të akuzuar për veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’.

Drejtori i spitalit në vitin 2021, ka urdhër ndërtimin e shtesës së quajtur “ura lidhëse mes pavioneve të patologjisë dhe të infektivit” pa marrë leje ndërtimi nga organet kompetente, rrjedhimisht duke ndryshuar dhe ndryshuar destinacionin e fondit buxhetor të parashikuar për mbulimin e zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes.

Në procesverbalet e hartuara për këto punime, janë dokumentuar më tepër punë të kryera sesa në realitet duke i dhënë përfitime në vlera monetare kompanisë së pajtuar për ndërtimin e projektit dhe duke i shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit.

Lexo edhe:

Plagoset me thikë 30-vjeçari në Vlorë

I riu i dehur shkatërron derën e Spitalit të Vlorës

Të pandehurit Xh.B., J.Sh., K.L. në cilësinë e anëtarëve të komisionit të ndjekjes së zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, në hartimin e procesverbalit, kanë pashqyrtuar punime të kryera në pavionin e infektivit, që në fakt nuk janë kryer.

I pandehuri A.Sh. në cilësinë e drejtuesit teknik të shoqërisë dhe të inxhinierit zbatues të kontratës së mirëmbajtjes, në procesverbal ka pasqyruar punime të kryera në magazinën e oksigjenit dhe tek infektivi i vjetër, punimet e kryera në magazinën e oksigjenit dhe punimet e kryera në pavionin e infektivit; të cilat në fakt nuk janë kryer. Në bazë të këtij procesverbali është lëshuar dhe fatura për pagesën e shoqërisë së pajtuar.

“Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.831 të vitit 2021 u provua se:

– I pandehuri P.V., në cilësinë e drejtorit të Spitalit “Ihsan Çabej” Lushnjë, urdhëroi ndërtimin e shtesës së quajtur “ura lidhëse mes pavioneve të patologjisë dhe të infektivit” pa marrë leje ndërtimi nga organet kompetente, duke ndryshuar destinacionin e fondit buxhetor të parashikuar për mbulimin e zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes nr.670/1, datë 05.06.2019, pa ndjekur procedurën përkatëse ligjore dhe duke shmangur kryerjen e procedurës së prokurimit publik. Gjithashtu, situacionet e punimeve që sipas këtij të pandehuri ishin kryer tek “ura lidhëse”, përmbajnë më shumë punime se ato të realizuara realisht, çka ka sjellë një përfitim të padrejtë për shoqërinë “D…” dhe dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.

– Të pandehurit Xh.B., J.Sh., K.L. në cilësinë e anëtarëve të komisionit të ndjekjes së zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes nr.670/1, datë 05.06.2019, kanë hartuar procesverbalin e datës 17.02.2021 mbi punimet e kryera në magazinën e oksigjenit si dhe procesverbalin e datës 30.04.2021 për punimet e kryera në pavionin e infektivit; asnjë prej të cilave në fakt nuk është kryer.

–  I pandehuri A.Sh. në cilësinë e drejtuesit teknik të shoqërisë dhe të inxhinierit zbatues të kontratës së mirëmbajtjes nr.670/1, datë 05.06.2019, të lidhur nga shoqëria “D…” shpk, ka hartuar situacionin përfundimtar për punimet e kryera gjatë periudhës 03.01.2021 deri 25.05.2021, situacionet e punimeve të kryera në magazinën e oksigjenit dhe tek infektivi i vjetër, si dhe bashkë me komisionin e ngritur nga Spitali “Ihsan Çabej” Lushnjë, kanë hartuar procesverbalin e datës 17.02.2021 mbi punimet e kryera në magazinën e oksigjenit si dhe procesverbalin e datës 30.04.2021 për punimet e kryera në pavionin e infektivit; të cilat në fakt nuk janë kryer. Mbi bazën e këtyre situacioneve dhe procesverbaleve ka dalë edhe urdhri i shpenzimit nr.711, datë 29.12.2021, për pagesën e shoqërisë “D…” shpk.”– thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Etiketa: Lushnjendertim pa lejeSpital

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagoset me thikë 30-vjeçari në Vlorë

22:01 : 10/11/2025
AKTUALITET

I riu i dehur shkatërron derën e Spitalit të Vlorës

17:00 : 10/11/2025
AKTUALITET

Alarmante! Fëmijët mbledhin mbetje spitalore të rrezikshme nga koshi i plehrave pranë spitalit

21:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Lushnjarët” e Kombëtares së Futbollit, zbulohet pallati ku kanë bërë kontrata fiktive disa futbollistë

21:08 : 05/11/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lushnje-Berat, përplasen dy makina

18:33 : 04/11/2025
AKTUALITET

Aksident në Lushnjë, makina godet një tufë me bagëti! Ngordhin disa krerë

19:01 : 03/11/2025
Para

Rrjet prostitucioni në Tiranë, në pranga shtetasi brazilian dhe një 24-vjeçare!

TË GJITHA

“Benz-i” ku u vra krahu i djathtë i Shullazit në pronësi të tij? Reagon Elvis Kosova: Zot na ruaj…

10:25 : 12/11/2025

“Koka” e trafikut të drogës në Angli, arrestohet 32-vjeçari shqiptar! Iu sekuestrua 28 kg kokainë

10:09 : 12/11/2025

U gjet i djegur në makinë, i riu shqiptar mund të jetë vrarë nga ish i dashuri i partneres/ Detaje

10:07 : 12/11/2025

Shqipëria kërkon tri pikët për ‘play-off’-in e Botërorit, statistikat e përballjeve me Andorrën

09:54 : 12/11/2025

Ekzekutimi i Gilmando Danit/ Policë dhe ekspertë krimesh shkojnë sërish në vendin ku u dogj makina

09:43 : 12/11/2025

Mashtronin me kredi fiktive qytetarët, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, procedohen dy të tjerë (Emri)

09:42 : 12/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

09:39 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com