• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bllokimi i monopatinave/ Ja pse urdhëri i ministres Koçiu shkel Kodin Rrugor dhe s’duhet të zbatohet

12:37 : 22/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Prej ditësh, në rrugët e Tiranës po zhvillohet një situatë tragji-komike, në të cilën punonjësit e Policisë Rrugore janë detyruar që të heqin dorë nga detyra e tyre primare, rregullimi i trafikut të rënduar dhe janë angazhuar për të zhvilluar një lojë si macja me miun me përdoruesit e monopatinave.

Në çdo rrugë kryesore e rrugicë, efektivët e Rrugores kanë marrë urdhër të prerë që të zbatojnë me përpikmëri Udhëzimin e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve që punojnë me bateri.

Në foto: Udhëzimi i Ministres Koçiu për monopatinat

Por, ndërkohë që përdoruesit e monopatinave po ndiqen e përndiqen si kontigjent kriminalë, vetë Udhëzimi i Ministres së Brendshme është i pazbatueshëm ligjërisht, të paktën deri më tani.

Lexo edhe:

“Policët nuk rrinë në kuzhina se janë kthyer në shoferë të kriminelëve”

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

Në Udhëzimin nr. 169. Dt. 13 Tetor 2025, Ministrja e Brendshme e bazon vendimin e saj për bllokimin e monopatinave në nenet 5, 6 dhe 7 të Kodit Rrugor.

Në një lexim literal të atyre neneve, kuptohet qartësisht se Udhëzimi është i mangët dhe zbatimi i tij nuk mund të nisë, pa u shpallur më parë nga Bashkia, në rastin konkret, nga Bashkia e Tiranës.

Neni 5 i Kodit Rrugor i jep të drejtë Ministrisë së Brendshme që të nxjerrë udhëzime për pezullimin, bllokimin apo edhe ndalimin e mjeteve të caktuara, nën argumentin e sigurisë publike.

Ndërkohë, në nenin 6 të Kodit Rrugor thuhet: “Organi kompetent i pushtetit lokal, për arsye të sigurimit publik, sigurimit të qarkullimit, mbrojtjes së shëndetit, si dhe për nevoja të karakterit ushtarak, në bazë të udhëzimeve të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse dhe të Ministrisë së Brendshme, mund të pezullojë përkohësisht qarkullimin e të gjitha ose të disa kategorive mjetesh në rrugë a pjesë të saj…”.

Në foto: Kodi Rrugor ngarkon pushtetin lokal për zbatimin e Udhëzimit

Pra, sipas Kodit Rrugor, organi kompetent është Bashkia, e cila, në bazë të Udhëzimeve të Ministrisë së Brendshme, mund të pezullojë qarkullimin e mjeteve të caktuara.

Në rastin e monopatinave, ky përcaktim ligjor nuk është zbatuar aspak. Këtë e konfirmoi vetë kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anduela Ristani, gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak.

E pyetur nga këshilltarët bashkiakë të opozitës, Ristani deklaroi në mbledhjen e datës 16 Tetor 2025: “…Nuk ka qenë një vendim i Bashkisë Tiranë. Nëse më pyesni mua personalisht, unë jam pro çdo mjeti transporti që nuk përdor karburant, por kjo është vetëm pikëpamja ime personale”, tha Ristani.

Deklarata është e mjaftueshme për të kuptuar se Bashkia e Tiranës nuk ka shpallur asnjë urdhëresë për bllokimin e monopatinave. Qëndrimi i administrates lokale të kryeqytetit përforcohet më shumë edhe nga fakti se në terren vërehet një mungesë angazhimi total i strukturave të Policisë Bashkiake në bllokimin e patinave elektronike,

Kjo do të thotë se përndjekja e drejtuesve të monopatinave nga Policia Rrugore është tërësisht e paligjshme.

Etiketa: Albana Koçiukodi rrugormonopatinatPolicia Rrugore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Policët nuk rrinë në kuzhina se janë kthyer në shoferë të kriminelëve”

19:11 : 11/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

18:51 : 11/11/2025
AKTUALITET

Antentati mafioz në Rinas/ Balliu: Kjo është Shqipëria ‘e sigurt’ e Ministres Koçiu!

16:49 : 11/11/2025
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtes.
AKTUALITET

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, tek eleminimet me tritol, ja lista e errët e krimeve që “harron” Albana Koçiu

14:12 : 11/11/2025
AKTUALITET

Ministrja Albana Koçiu flet “përçart”: Shqipëria është një vend i sigurt, kanë rënë vrasjet

11:42 : 11/11/2025
AKTUALITET

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025
Para

VIDEO/ Florjan Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur: Do fitosh se je i thjeshtë si ne!

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com