Këtë javë, qielli premton më shumë se sa mendonim! Astrologia Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina” zbuloi parashikimin javor për 12 shenjat e horoskopit, duke theksuar ndikimin e fortë të takimit mes Mërkurit dhe Marsit në shenjën e Akrepit, si dhe Hënës së re në Peshore.
Sipas saj, klima astrologjike e ditëve në vijim do të jetë e mbushur me prapaskena të rëndësishme, rifillime në jetën personale dhe profesionale, si dhe energji të reja sidomos për shenjat e ajrit.
Me rikthimin e Neptunit në shenjën e Peshqve, ëndrrat e vjetra mund të rizgjohen dhe të marrin formë reale. Por, cilat janë shenjat që marrin pesë yje këtë javë dhe kush duhet të bëjë durim?
“Kjo javë ka nisur me një takim mes Mërkurit dhe Marsit në Akrep. Kjo do të thotë se do të kemi takimet e fshehta, por thelbësore, deri diku edhe prapaskenat, të ciklat nuk janë me qëllim të keq. Nesër kemi Hënën e re në Peshore, e cila do të ndryshojë gjithë situatën dhe vjeshta do të marrë shumë ngjyrime nga kjo Hënë e re në Peshore. Shenjat e ajrit do të marrin shumë energji në këtë periudhë, nuk do të ngelen pas edhe shenjat e tjera. Neptuni që ka qenë gjithë verën në shenjën e Dashit rikthehet në shenjën e Peshqve dhe kështu që Peshqit do e marrin edhe një herë Neptunin në shenjën e tyre siç e kanë pasur për shumë vite”, tha astrologia Meri Shehu.
Dashi, 4 yje: Fillon një javë e re me shumë marrëdhënie e bashkëpunime në përgjithësi, por edhe sa u takon marrëdhënieve në çift. Mbyllën një etapë të vështirë dhe do të hapin një etapë tëre, kështu që shumë Dashë do të futen në një jetë tëre bashkëshortore, ose në një bashkëpunim të ri. Ata që nuk e kanë gjetur deri tani do të gjejnë partnerin/en, por edhe një punë. Sot bëhen biseda të fshehta ekonomike.
Demi, 1 yll: Hëna e re në Peshore i kap në shtëpinë e gjashtë që ka të bëjë me shëndetin dhe punën. Derisa të ketë ngjyrimin Hëna e re që të fillojë të një punë të re, ose të çlirohen nga pasiguritë shëndetësore ose psikologjike, Demët do të jenë pak si të humbur në veten e tyre. Do të çlirohen nga mesi i javës, por për momentin shikojmë një mbyllje pune dhe një mbyllje në marrëdhëniet në çift.
Binjakët, 3 yje: Binjakët kanë një formë të madhe krijuese në këtë periudhë kështu që të gjitha ato që kanë menduar apo rezervuar do fillojnë të marrin jetë pas ditës së nesërme. Kërkojnë të bëjnë një rifillim në marrëdhëniet personale, por dhe ato profesionale. Shumë Binjakë do të ndryshojnë jetën e tyre erotike me partnerë të rinj në këtë periudhë.
Gaforrja, 4 yje: Do të kenë një ndritje të fuqishme në familje, që mund të jetë një ndryshim vendi ose shtëpie. Mund të kenë dhe një bashkëjetesë tëre. Mund të përfundojë diçka që do i verë në këtë iniciativë të re. Jupiteri në shenjën e tyre bën një lidhje të bukur me Marsin në Gaforre.
Luani, 3 yje: Do të ndryshojnë komplet mënyrën e komunikimit, nuk do të kenë afër vetes më njerëz të stresuar dhe që nuk i donin. Do të kenë afër vetes njerëz që do i kenë krah vetes dhe u japin shumë iniciativa. Kanë për të zgjidhur dhe një çështje familjare.
Virgjëresha, 4 yje: Do të merren me çështjen ekonomike, do të mbyllin një etapë për të hapur një tjetër. Shumë virgjëreshë do të fillojnë që të ndjehen mirë. Kanë për t’u ndjerë shumë të çliruar ekonomikisht. Do të kenë dhe mundësi të shpenzojnë.
Peshorja, 5 yje: Afërdita është në shenjën e tyre, Hëna e re është në shenjën e tyre dhe diçka e madhe po ndryshon tek Peshoret, qoftë në jetën personale, por dhe në rifillimet e reja. Afërdita iu jep një ëmbëlsi dhe aureolë. Shumë Peshore mjafton të kërkojnë dhe do të marrin shumë pozitivitet në këtë periudhë.
Akrepi, 4 yje: E kanë filluar fuqishëm, sepse Marsi dhe Mërkuri në shenjën e tyre janë takuar bashkë, kështu që do të kenë takime shumë të rëndësishme për jetën punën dhe shumë gjëra të tjera. Futen pak në skepticizëm, por Hëna e re është gjithmonë e gëzueshme.
Shigjetari, 1 yll: Kanë në shtëpinë e 12 Mërkurin dhe Marsin në Akrep kështu që kanë problematika me punën, prapaskenat ose me njerëz që i kanë kundërshtarë, plane që nuk po i çojnë atje ku duhet. Janë futur në një dhomë të vetën dhe po mendohen shumë fort. Megjithatë duhet të presin deri nga fundi i javës, që të ecin përpara.
Bricjapi, 4 yje: Do të favorizohen në karrierë dhe në jetën personale, pasi Afërdita në Peshore është në shtëpinë e dhjetë të tyre dhe Hëna e re është më pozitive. Marrin një revansh shumë të mirë në ekonomi dhe në jetën personale. Nuk do të mungojnë as ofertat e punës.
Ujori, 5 yje: Janë një nga shenjat më të favorizuara sepse udhëtojnë, kanë takime me jashtë, ndryshojnë stilin e jetesës, kanë ide të reja dhe do të njohin shumë njerëz. Do u hapet rruga për një arsimin të gjithë anshëm, për një projekt shumë të rëndësishëm. Do të ndjehen shumë të kënaqur dhe të plotësuar.
Peshqit, 3 yje: Do u kthehet Neptuni në shenjën e tyre. Me Neptunin do u kthehen ëndrrat, dëshirat, pasionet dhe romanca. Shumë Peshq do të futen në ujërat e vitit të kaluar që i kanë shijuar bukur. Ndërkohë duhet të merreni shumë me ekonominë. Hëna e re nuk do ju sjellë vetëm lekë, por do ju kujtojë edhe detyrimet.