• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tragjedi në Maliq/ Nënë e bir ndërrojnë jetë pas zjarrit në banesë, vajza e mitur në gjendje kritike!

16:28 : 19/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në qytetin e Maliqit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa brenda saj ndodheshin një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Të tre personat u nxorën nga banesa dhe u transportuan në spital, por fatkeqësisht 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka Azizllari, nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të shkaktuara nga asfiksia dhe ndërruan jetë, ndërsa vajza e mitur 6-vjeçare është në spital në gjendje kritike.

Vajza është dërguar në repartin e djegieve në QSUT ndërsa sipas mjekëve gjendja e saj vijon të jetë e rëndë pasi krahas asfiksisë që pësoi nga tymi ka dhe shumë djegie.

Sipas informacioneve, zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një sobe me dru që familja përdorte për ngrohje. Flakët kanë shpërthyer rreth orës 13:30 në banesën ku ndodheshin 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe dy fëmijët e saj.

Njoftimi i policisë:

Lexo edhe:

Zjarr në një fabrikë parfumesh në Turqi, shënohen 6 viktima

Merr flakë makina brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, bllokohet qarkullimi

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.

Banesa e djegur

Një komshi i familjes Azizllari ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë, sipas dëshmisë së fqinjit, fëmijët ishin me spektrin e autizmit dhe familja përballej prej kohësh me kushte të vështira ekonomike.

“Fëmijët me autizëm, nëna ishte mirë. Nëna nuk punonte, vetëm i ati punonte në familje. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Nuk di se si ka ndodhur ngjarja. Tani më thanë një familjar. Erdha të pyes se sa pashë zjarrfikësen”, u shpreh fqinji.

Një tjetër fqinje, Benereta Pashollari, tregoi se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe se nëna përpiqej të kujdesej për dy fëmijët, të cilët ishin me spektrin autik.

“Familje punëtore, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime dhe ndihmë ekonomike.

Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim “laji, shpëlaji”. E ndihmonim, çdo gjë i çonim. Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin autikë”, tregoi ajo.

Sipas dëshmive të saj vajza arriti të shpëtonte vetëm falë ndërhyrjes së një gruaje që ndodhej pranë banesës dhe e pa atë duke kërkuar ndihmë. Ajo ishte hedhur nga dritarja, ndërsa nëna dhe vëllai i saj nuk arritën të dilnin në kohë për shkak të tymit të dendur.

Etiketa: Maliqzjarr

Lajme të lidhura

BOTA

Zjarr në një fabrikë parfumesh në Turqi, shënohen 6 viktima

18:01 : 08/11/2025
AKTUALITET

Merr flakë makina brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, bllokohet qarkullimi

20:59 : 05/11/2025
RAJONI

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

08:36 : 05/11/2025
AKTUALITET

Digjet një grumbull gomash në Fushë-Milot, tym i dendur në zonë

20:32 : 03/11/2025
BOTA

Zjarr në një rrjet dyqanesh në Meksikë, humbin jetën 23 persona (VIDEO)

10:18 : 02/11/2025
AKTUALITET

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Maliq/ Pas nënës dhe djalit, humb jetën edhe 6-vjeçarja

20:42 : 24/10/2025
Para

Arrestimi i avokatit Barjami, Dhoma e Avokatisë bojkoton proceset penale në vend

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com