• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prangosja e paprecedentë e avokatit dhe hetimet e zvarritura prej vitesh nga prokurori Gjergj Ceka

13:57 : 19/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Avokati Ulian Barjami u arrestua pasi, gjatë një seance gjyqësore, deklaroi në sallë se do të kallëzonte penalisht prokurorin Gjergji Ceka dhe oficerët e policisë gjyqësore, pasi sipas tij, kishte konstatuar “manipulim provash” kundër klientit të tij.

Prokurori Gjergji Ceka reagoi ashpër duke thënë: “Avokati duhet arrestuar”, veprim ky që nga Dhoma e Avokatisë cilësohet si një precedent i rrezikshëm për fjalën e lirë dhe ushtrimin e profesionit të avokatit në mbrojtje të ligjit.

Mashtrimi i Prokurorisë me audion e prerë

Prokuroria e Elbasanit shpërndau për mediat një audio të prerë, për të manipuluar opinionin publik dhe legjitimuar arrestimin e avokatit, Ulian Barjami.

Por e gjitha u zbulua se ishte një manipulim për të mbrojtur prokurorin Gjergj Ceka pasi në audion e plotë të publikuar nga avokati Arben Llangozi duket qartë se nuk ka kërcënim.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2025/10/68f4a55f0bec4.mp4

Avokati Arben Llangozi theksoi Uljan Bajrami ndodhet përballë një sistemi që përpiqet ta shkatërrojë vetëm pse nuk pranoi të bëhet pjesë e lojës së pistë.

Bëmat e prokurorit Gjergj Ceka ndër vite me vonesat tej limiteve

Një aksident rrugor i ndodhur në fund të vitit 2019 u vonua përtej limiteve ligjore të hetimeve nga prokuroria e Pogradecit. Në 2021, pas shumë vitesh, prokurori Gjergj Ceka, pretendonte se i duhej ende kohë për të hetuar një aksident automobilistik të ndodhur në vitin 2019.

Referuar kodit të procedurës penale për të hetuar një çështje, afati ligjor është 3 muaj dhe më pas çështja kalon për gjykim. Në rast se veprimet hetimore nuk mbyllen brenda 3 muajve, atëherë kërkohet një shtyrje afati edhe me 3 muaj të tjerë. Kjo shtyrje mund të vijojë deri në 1 vit nga regjistrimi i veprës penale. Nëse rasti që po hetohet është i komplikuar afati i hetimeve zgjatet më shumë se 1 vit vetëm me urdhër të prokurorit të

Për rastin konkret, nuk kishte asnjë argument për shtyrje afatesh për aq kohë sa ekspertimi teknik për përcaktimin e fajtorit të aksidentit ishte bërë, dhe mjetet e përfshira në aksident, prej 2 vjetësh qëndronin të sekuestruara si provë materiale në dispozicion të hetimit.

Lexo edhe:

Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, Prokuroria Vlorë kërkon masë arresti për avokatin

“Të q* r*bt qelbësirë”, avokati i zhvat paratë qytetarit, fyen dhe gazetaren

 

Por kjo nuk është hera e parë që prokurori i pogradecit Gjergji Ceka mban përtej afateve të arsyeshme të bllokuara mjete te përfshira në shkelje.

Në shkurt të po atij viti, emisioni investigativ STOP denoncoi mbajtjen nën sekuestro përtej afateve të një mjeti të dhënë me qera, me të cilin u konstatua se ishte bërë transporti i disa emigrantëve të paligjshëm.

Megjithëse autori i kësaj vepre penale u arrestua, prokurori prej 4 muajsh mbante të bllokuar mjetin ML të një kompanie që jepte makina me qera. Vetëm pas ndërhyrjes së medias mjeti iu kthye kompanisë dhe hetimet vijuan për veprën penale dhe të dyshuarin.

Në një tjetër rast, në 14 korrik 2020, STOP transmetoi rastin e qytetarit Kostandin Beqirllari nga Korca. Ai ka një biznes familjar, që ka të bëjë me mbledhjen dhe mbushjen e bombulave të gazit. Në 26 dhjetor 2019, në zonën pranë drejtorisë arsimore të Korcës ka marrë një telefonatë si zakonisht dhe ka ofruar shërbimin. Pasditen e asaj dite është telefonuar nga policia, që ka pasur njoftim për një bombul të vjedhur. Kostandini ka sqaruar situatën dhe ka kthyer bombulën e marrë aksidentalisht në prani të policit. Kur cështjen e dinte të mbyllur, është njoftuar nga gjykata e Korcës, se duhet të paraqitej në gjykatë, pasi akuzohej për vjedhje në bashkëpunim. Prokuroria hapi cështje, në një kohë, që sipas avokatit Mikel Cipi, me deklaratën e personit të përfshirë në dosje, kjo cështje duhet të ishte mbyllur që në polici.

Pas deklaratës që gazetarja e “Stop” i mori prokurorit Gjergji Ceka, ky i fundit u ankua në KLP dhe KLP-ja kërkoi që emisionit “Stop” t’i tërhiqet vemendja…Ky akt është përtej cdo kompetence të KLP-së, që duhet të merret me prokurorët dhe jo me mediat.

Etiketa: avokatGjergj CekaprokurorUlian Barjami

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, Prokuroria Vlorë kërkon masë arresti për avokatin

09:55 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Të q* r*bt qelbësirë”, avokati i zhvat paratë qytetarit, fyen dhe gazetaren

21:42 : 03/11/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit në Elbasan, kryeprokurori Çela në Kuvend: Ekstreme dhe e pajustifikueshme

14:35 : 27/10/2025
RAJONI

Arrestohet një prokuror në Prizren nën dyshimet për ryshfet

09:39 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Nga e hëna rifillon pjesëmarrja në seancat gjyqësore

14:25 : 24/10/2025
AKTUALITET

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa

21:58 : 22/10/2025
Para

Maratona e Tiranës/ Garuesi italian pëson infarkt, dërgohet me urgjencë në QSUT

TË GJITHA

“Veliaj do kthehet në zyrë”, Këshilltari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”!

21:30 : 08/11/2025

VIDEO/ Medon Berisha përzgjidhet lojtari i ndeshjes në sfidën Lecce-Verona

21:18 : 08/11/2025

Inxhinieri grek dëshmon 2 ditë në SPAK, si e fitoi tek Balluku mbikqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë

21:04 : 08/11/2025

FOTO/ Shpërthejnë tubacionet e reja të ujësjellësit në Elbasan, institucionet bëjnë “sehir”

20:47 : 08/11/2025

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

20:37 : 08/11/2025

I humbur prej 25 tetorit pas rrëzimit të avionit të tij, gjendet në Grenlandë trupi i pilotit italian

20:34 : 08/11/2025

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

20:19 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com