• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kapitalizmi i “superyllit”

18:19 : 19/10/2025
në BOTA

Individi zëvendëson kompaninë si aktori kryesor në biznes

Përqendrimi i kapitalit në bursën amerikane është i jashtëzakonshëm. Po aq i jashtëzakonshëm është edhe përqendrimi i fuqisë individuale. Katër nga dhjetë kompanitë më të vlefshme — Alphabet, Berkshire Hathaway, Meta dhe Oracle — janë ende nën kontrollin e themeluesve të tyre.

Ndërsa Tesla po shpërblen me aksione drejtuesin e saj, Elon Musk. Nvidia, kompania më e vlefshme në botë, nuk ka një aksioner të vetëm dominues. Por Jensen Huang, themeluesi i saj, e ka drejtuar atë për mbi 30 vjet. “Po pushtoni botën”, i tha presidenti Donald Trump së fundmi Huang, shkruan The Economist.

Kjo nuk vlen vetëm për emrat e mëdhenj të korporatave amerikane. Nga programues të panjohur dhe menaxherë fondesh, te shkrimtarë e këngëtarë të famshëm, ndikimi dhe fitimet e figurave të mëdha janë rritur në nivele rekord.

Politikanët e kanë përqendruar vëmendjen te 1% më i pasur. Por ndryshimi më i madh në tregun e punës po ndodh edhe më lart, në shtresën më të privilegjuar. Edhe analistët e bursës, që rrallë mendojnë për individët, duhet ta bëjnë më shumë këtë. Teknologjia dhe kultura po bashkohen për ta vendosur individin, jo kompaninë, në qendër të jetës ekonomike.

Lexo edhe:

Emri i Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein

Babai i Elon Musk akuzohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve të tij

Ky trend është më i dukshëm në Silicon Valley. Aty miliarderët po investojnë fuqishëm për Inteligjencën Artificiale (IA). Menaxherët e mesëm, të shtuar shumë në numër gjatë viteve 2010, kanë dalë jashtë mode.

Në vend të tyre, studiuesit e njohur të IA-së janë bërë më të kërkuarit. Ideja se 100 studiuesit më të mirë vlejnë shumë më tepër se pjesa tjetër është kthyer në normë.

Thuhet se Mark Zuckerberg ka ofruar pagesa me tetë apo nëntë shifra për programues të talentuar, për të ndjekur hapin e OpenAI. Sam Altman, drejtuesi i kompanisë që krijoi ChatGPT, ka thënë se një “grusht njerëzish” pritet të arrijnë përparimet më të mëdha. Elon Musk e ka quajtur këtë garë “lufta më e çmendur për trurin” që ka parë.

Lufta për talent po zhvillohet edhe gjetkë. Fondet spekulative po garojnë për menaxherë “yje” të portofolave si kurrë më parë. Këshilltarët e korporatave po funksionojnë gjithnjë e më shumë si agjentë të lirë.

Pjesa e tarifave që shkon për bankat e vogla, por prestigjioze të investimeve, ku bankierët marrin përqindje më të lartë nga fitimet, është dyfishuar që nga kriza financiare e 2007–09. Evercore, një prej tyre, pranoi të paguante 196 milionë dollarë për Robey Warshaw, një firmë e vogël britanike.

Edhe në sektorin juridik, më të mirët po shkëputen nga të tjerët. Partnerët në dhjetë firmat kryesore amerikane janë 40% më fitimprurës se ata në dhjetë firmat e renditura në fund. Kjo ka përshpejtuar zhdukjen e modelit të shpërblimit “socialist” të industrisë, ku paga bazohej në përvojën e punës. Transferimet me pagesa gjigante nga një firmë prestigjioze në tjetrën dikur ishin të rralla (dhe të kritikuara), por sot janë të zakonshme.

Sot, kushdo mund të jetë “krijues përmbajtjeje” online. Por gjigantët e botës së shoubizit janë më të mëdhenj se kurrë. Filmat dhe këngët kryesore po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të vëmendjes së publikut. Që prej vitit 2017, numri i artistëve që fitojnë mbi 10 milionë dollarë nga Spotify është rritur trefish më shumë sesa numri i atyre që fitojnë mbi 100 mijë dollarë.

Yjet gjithashtu po themelojnë markat e tyre të konsumit me ritme rekord. Disa, si Kim Kardashian dhe Hailey Bieber, kanë pasur sukses të madh. Ndërkohë, shkrimtarët po braktisin punën kolektive në gazeta për Substack, një platformë me abonim, e cila së fundmi arriti një vlerësim pothuaj dy herë më të lartë se Daily Telegraph, gazeta konservatore britanike 170-vjeçare.

Cilësitë e superyjeve

Fenomeni i superyjeve ka një histori të gjatë. Që në vitin 1890, ekonomisti britanik Alfred Marshall pyeste pse pasuria e individëve “veçanërisht të bekuar nga gjenialiteti dhe fati” ishte shumë më e madhe se e atyre me talent të zakonshëm në të njëjtën fushë.

Arsyeja është se talenti më i pakët shpesh është një zëvendësim i dobët për talentin e madh. Kënaqësia e të dëgjuarit një pianist të shquar është shumë më e madhe se dëgjimi i dy pianistëve të mirë.

Ekonomisti amerikan Sherwin Rosen vuri re në vitin 1981 se një kirurg me rezultate pak më të mira duhet të paguhet jo vetëm pak më shumë, por shumë më tepër se rivalët e tij.

Shpërndarja masive e informacionit nga media, siç vuri re Marshall që në kohën e tij, e bën edhe më të lartë përfitimin e superyllit: sa më e madhe audienca, aq më i madh shpërblimi i talentit.

Sot efekti i “superyjeve” po arrin majat. Një treg aksionesh në rritje ndihmon. Por ka edhe shkaqe më të thella. Përparimi i shpejtë teknologjik do të thotë se firmat, veçanërisht në teknologji dhe financë, po garojnë për të kapur pjesën e tregut. Për shkak se punonjësit më të mirë japin një avantazh fitues, kompanitë do të luftojnë për t’i siguruar.

Në teknologji, gara për të dominuar IA-në është nxitësi kryesor. Firmat presin shpërblime të jashtëzakonshme nëse arrijnë përparime të parat.

Kur po shpenzojnë në mënyrë kolektive 400 miliardë dollarë në vit për infrastrukturën fizike që stërvit dhe ekzekuton modelet e IA-së, nuk ka kuptim të kursehen për “trurin” që e përdor këtë burim. Studiuesit me emër në punime akademike të rëndësishme janë pushtuar nga ofertat e arta për punësim. Startup-et kanë mbledhur miliarda vetëm mbi bazën e kredencialeve të inxhinierëve të tyre.

Marrëveshjet “non-compete” (moskonkurrimi), që kufizojnë aftësinë e punonjësve për të kaluar te konkurrentët, nuk zbatohen në Kaliforni. Kjo u shton pushtet negociues inxhinierëve dhe u lejon atyre të ndërronin punë shpejt.

Ndonjëherë shumë shpejt: në korrik dy studiues në Anthropic shpallën se po largoheshin për t’u bashkuar me Anysphere, një firmë më e vogël IA, por vetëm pak javë më pas u rikthyen në vendin e tyre të mëparshëm.

Kontrolli më i rreptë i blerjeve nga autoritetet e antitrustit ka shtuar një tjetër nxitje. Google ka nënshkruar marrëveshje licencimi miliarda dollarëshe me Windsurf dhe Character.ai, dy startup-e, ndërkohë që punësoi studiuesit e tyre kryesorë.

Microsoft bëri diçka të ngjashme me Inflection, një tjetër startup, kur punësoi Mustafa Suleyman, gjithashtu themelues i DeepMind (tani pjesë e Google). Këtë vit Meta pagoi 15 miliardë dollarë për një pjesë të Scale AI dhe vendosi themeluesin e saj, Alexandr Wang, në krye të divizionit të IA-së.

Disa marrëveshje lënë jashtë gjithë ekipet, përveç inxhinierëve të kërkuar. Kjo sot i shqetëson drejtorët më pak se para disa vitesh. Amazon thotë se po rrit raportin e “ndërtuesve” (programues dhe krijues) ndaj menaxherëve. Shkurtimet e fundit të vendeve të punës në Microsoft dhe Google goditën veçanërisht menaxherët e mesëm.

Kjo ka shkaktuar edhe shqetësim në shkollat amerikane të biznesit: midis 2018 dhe 2022, kompanitë e mëdha teknologjike punësuan mesatarisht 133 të diplomuar nga katër programet kryesore MBA. Vitin e kaluar, ato punësuan vetëm 50.

Teknologjia ka krijuar gjithashtu tregje ku “fituesi merr pothuajse gjithçka” në Wall Street. Në kombinim me rregullat më shtrënguese pas krizës financiare, kjo e ka përqendruar fuqinë në firmat me më pak punonjës, por më të zgjuar.

Kjo është veçanërisht e dukshme për kompanitë tregtare që ofrojnë likuiditet, të cilat mbështeten në pak njerëz të zgjuar me burime gjigante kompjuterike. Në tremujorin e dytë, Jane Street, më e madhja, fitoi 6.9 miliardë dollarë me rreth 3,000 punonjës.

Hudson River Trading, me rreth 1,000 punonjës, fitoi 1.6 miliardë. Ndërsa 46,000 punonjësit e Goldman Sachs fituan vetëm 3.7 miliardë. Lufta për talent në fondet “multi-manager” si Citadel dhe Millennium, ku menaxherët e portofolit punojnë në mënyrë autonome, është veçanërisht e ashpër.

Këto fonde të mëdha mund t’u kalojnë investitorëve drejtpërdrejt kostot e punonjësve, duke forcuar avantazhet e ekonomisë së shkallës dhe duke krijuar një garë për talente ku çmimi nuk është pengesë.

Shpesh fondet dhe laboratorët e IA-së kërkojnë të njëjtët matematikanë të talentuar. Por, ndryshe nga teknologjia, tregu i talenteve për fondet është i mbyllur dhe i paqartë. Një ligj i ri në Florida madje lejon marrëveshje moskonkurrimi katërvjeçare.

Një ekspert në një firmë të madhe thotë se shpërblimi i tij i ardhshëm është aq i shpërndarë në kohë dhe marrëveshja e moskonkurrimit aq e ashpër, sa që gjasat që një firmë tjetër ta punësojë janë minimale. Ende pa mbushur 30 vjeç, ai mendon se ndodhet në punën e fundit të jetës.

Kur ndodhin raste të “rrëmbimit” të talenteve, ato shpesh përfundojnë në procese gjyqësore. Jane Street paditi Millennium vitin e kaluar pasi fondi punësoi dy tregtarë të saj që kishin bërë një transaksion veçanërisht fitimprurës në Indi.

Efekti i figurave të mëdha është rritur edhe falë teknologjisë së komunikimit. Të arrish një bazë më të madhe klientësh dhe fansash është gjithnjë e më e lehtë dhe më e lirë.

Kjo u jep mundësi atyre të shkëputen e të veprojnë më vete, duke mbajtur pjesën më të madhe të shpërblimeve. Ky mekanizëm është edhe më i fuqishëm në media dhe argëtim.

Shkrimtarët dhe gazetarët kalojnë në Substack duke e ditur se nuk kanë nevojë për rrjete shpërndarjeje.

Ata që dikur pozonin për Playboy, sot ekspozohen në OnlyFans. Një ide e ngjashme ka përfshirë edhe Silicon Valley, ku themeluesit e rinj ëndërrojnë të arrijnë vlerësime miliarda dollarëshe me projekte të thjeshta.

Kulti i individit

Dalja nga moda e kapitalizmit “të ndërgjegjshëm” në fillim të viteve 2020, e ka nxitur edhe më shumë garën e ethshme për inteligjencë, sidomos në Silicon Valley. Atje, libri i James Burnham “The Managerial Revolution”, botuar në vitin 1941, është kthyer në një antidot popullor ndaj kolektivizmit të korporatave.

Edhe njerëzit e zakonshëm tani nderojnë individin. Një brez më parë, ata mund të kishin lexuar Ayn Rand. Sot shohin Ashton Hall, një TikTok-er me muskuj, që shfaq rutinën e tij të vetëpërmirësimit.

Drejtuesit ekzekutivë nuk janë më të rëndësishëm mes njerëzve më të famshëm të Amerikës; ata vetë janë shndërruar në yje të botës së biznesit. Podcast-et janë sot mjeti kryesor i komunikimit për disa CEO.

Investitorët individualë e kanë kthyer bursën në një spektakël ku shpërblehen figurat karizmatike. Elon Musk është shembulli më i qartë.

Alex Karp, drejtuesi i Palantir, i cili së fundmi u tha investitorëve entuziastë që po rrisnin vlerën e aksioneve të mbivlerësuara të firmës: “mos flisni me kritikët”, është një tjetër.

Edhe rëndësia e negociatave të drejtpërdrejta midis drejtuesve dhe Trump, shembulli tipik i kapitalistit të kthyer në figurë publike, mbi tarifat dhe ndërhyrjet shtetërore, është një arsye tjetër për ta marrë këtë fenomen seriozisht.

Disa paralajmërojnë se ky fokus te personalitetet e mëdha mund të jetë shenjë e një flluske tregu. Kompanitë mund të shpenzojnë tepër për talentin kryesor.

Xhaketa e lëkurës e Huang dhe imazhi i ri “muskuloz” i Zuckerberg mund të duken si paralajmërime në retrospektivë. Por shkaqet strukturore të këtij fenomeni do të qëndrojnë.

Etiketa: Elon MuskkapitalizmiMark Zuckerberg

Lajme të lidhura

BOTA

Emri i Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein

22:27 : 26/09/2025
BOTA

Babai i Elon Musk akuzohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve të tij

22:50 : 23/09/2025
BOTA

Sfidë për privatësinë e fëmijëve! Lançohen syzet “Ray-Ban Display” me ekran, kamër dhe byzylyk nervor

15:09 : 19/09/2025
BOTA

Londra: Deklarat e Elon Mask provokim “dhune e intimidimi”

08:33 : 16/09/2025
BOTA

Musk: Krimet e George Soros kundër njerëzimit janë të shumta dhe të larmishme

20:38 : 15/09/2025
BOTA

Musk: E majta është partia e vrasësve dhe feston për vrasësin

11:10 : 14/09/2025
Para

Ngjarja në Maliq/ Vajza 6-vjeçare rëndë në QSUT! Xhaxhai: Doli vetë nga banesa, ndihmën ia dhanë fqinjët

TË GJITHA

Ngjarja në Maliq, Ministria e Shëndetësisë: 6-vjeçarja në gjendje kritike, po trajtohet në terapi intensive

20:25 : 19/10/2025

Skandali! Prokuroria e Elbasanit i sekuestron telefonin avokatit Uljan Barjami

20:17 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq me dy viktima, Ivi Kaso: Shteti kujtohet vetëm kur ndodh fatkeqësia

19:58 : 19/10/2025

SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video)

19:39 : 19/10/2025

Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare

19:34 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Policia arreston dy persona, u prezantuan si vëzhgues

19:24 : 19/10/2025

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

19:14 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com