• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

09:24 : 17/10/2025
në AKTUALITET, KULTURE

Mbrëmjen e kaluar, në fasadën e ish-hotelit “Vollga”, janë ekspozuar rreth 120 foto të skanuara, që i përkasin kryesisht pamjeve të qytetit bregdetar gjatë shekullit të kaluar.

Fotoja më e hershme, e shkrepur në vitin 1912, dëshmon një pjesë të mureve antike pranë Torrës veneciane, të cilat nuk ekzistojnë më.

Paraditen e sotme, 20 tabelat me foto kanë tërhequr interesin e qytetarëve vendas, si dhe të turistëve të huaj që vizitojnë Durrësin gjatë sezonit të vjeshtës.

Ndërkaq, edhe pse me vonesë, punonjësit e ndërmarrjes komunale kanë filluar të shtrojnë trotuarin ngjitur me ish-hotelin, që u shërben më së shumti kalimtarëve drejt shëtitores bregdetare.

Lexo edhe:

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

“Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin”/ Akuza për korrupsion, arrestohet polici në Durrës

Qytetarët shpresojnë që fotot dhe trotuari të ndriçohen në orët e mbrëmjes, në mënyrë që të jenë tërheqëse për vizitorët e interesuar.

Kujtesa e qytetit ka pësuar humbje të mëdha gjatë tre dekadave të fundit, kur një pjesë e objekteve me vlerë janë rindërtuar dhe kanë humbur destinacionin fillestar.

Një pjesë e fotove në ekspozitë tregojnë pamjet e fabrikës së cigareve “Stamles”, që është kthyer në një institucion arsimor, pa ruajtur qoftë edhe një shenjë nga aktiviteti gati 70-vjeçar i fabrikës së njohur në shkallë ballkanike.

Fotot që mungojnë më shumë në tabelat e përgatitura janë ato të shatërvanit që u hoq nga sheshi “Liria”, për t’i lënë vend projektit të ri të sheshit në mesin e viteve 2010.

Shatërvani ishte vepër e arkitektit Kristo Sotiri, 80 vjet më parë, dhe i përkiste kohës së ndërtimit të godinës së Bashkisë.

Pamjet e ekspozuara të Durrësit gjatë dekadave të kaluara dëshmojnë gjithashtu edhe foto nga shkolla e parë në qytet, në territorin e së cilës sot nuk ka asnjë shenjë apo tabelë përkujtimore.

Fotot e paraqitura në ekspozitën e hapur përballë Torrës veneciane janë ofruar në pjesën më të madhe nga pedagogia e UAMD-së, Brunilda Liçaj, e cila i ka qëmtuar ato në vëllime të shumta të kohës, përfshirë edhe revistën “National Geographic”./BIRN

Etiketa: Durreshistori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

14:24 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin”/ Akuza për korrupsion, arrestohet polici në Durrës

09:37 : 06/11/2025
AKTUALITET

32 familje nxirren nga banesat në Durrës: Do të vetëflijohemi, jemi në rrugë

18:28 : 05/11/2025
AKTUALITET

Moti i keq përmbyt rrugët e Durrësit, vështirësohet qarkullimi

08:33 : 04/11/2025
AKTUALITET

“S’e mbaj mend ç’ndodhi”/ U plagos me armë zjarri, 31-vjeçari “kyç” gojën para policisë (Emri)

21:59 : 03/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Të shtëna me armë në Durrës, plagoset 31-vjeçari

17:10 : 03/11/2025
Para

Konfirmohet emri i parë i “Big Brother VIP Kosova 4”, ja kush do jetë opinionistja

TË GJITHA

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

22:16 : 06/11/2025

Zyrtari i lartë amerikan takim “kokë më kokë” me prokurorin e dosjes Balluku, Karamuço: SHBA po ndjek nga afër hetimet

22:12 : 06/11/2025

“Fluturimet nuk do të nisin me 1 Mars”/ Behgjet Pacolli mohon pagesën e ryshfetit për koncesionin e aeroportit të Vlorës

21:59 : 06/11/2025

“Hetimi shterues i pamundur”/ Abilekaj: Rama do porosisë SPAK-un të mbyllë dosjen e Ballukut!

21:55 : 06/11/2025

Qyno zbërthen strategjinë e SPAK-ut: Si iu komunikua akuza me urgjencë Belinda Ballukut

21:37 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com