Në Shqipërinë tonë, ku ende patriarkalizmi shitet si traditë, dhe burrat kanë autoritetin absolut në familje, shumë histori të tmerrshme me protagoniste gra dhe vajza, mbeten të fshehura brenda mureve të shtëpisë, dhe këto të fundit paguajnë çmimin.
Si në rastin e një vajze të re, e cila ka vendosur të ndajë me Piranjat historinë e saj të abuzimit, shkaktuar nga një prej njerëzve më të afërm.
Ajo tregon se jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Pasi periudhën më të nevojshme të jetës së saj e ka kaluar pa prezencën e nënës. Deri në vitin 2019 kur babi i ndërroi jetë.
Vetëm pak javë pas kësaj tragjedie, Ester atëherë 16 vjeçare, udhëton drejt Greqisë bashkë me motrën më të vogël.
Ajo tregon se në atë periudhë qëndronte tek shtëpia e dajës i cili ka treguar kujdes të vazhdueshëm për të në rreth 5 vite , deri kur në vitin 2022, të dy bashkë kthehen në Shqipëri.
Daja i vajzës, sot 51 vjeç, quhet Artemis Ullorja dhe aktualisht jeton në Llixhë të Elbasanit, 5 km nga qyteti.
Në fillim edhe në Shqipëri gjërat duken në rregull, deri kur raportet ndryshojnë, pasi vajza shfaq hapur orientimin e saj seksual, pasi njihet me Simonën dhe të dyja vajzat krijojnë një raport intim me njëra tjetrën.
Këtu raporti kaq i mirë mes të dyve, pëson një krisje të rëndë, dhe nga ai personi i arsyeshëm që ishte, daja bëhet shumë kërkues ndaj mbesës dhe pas këtij distancimi, Ester bën një hap të rëndësishëm në jetën e saj, hap i cili u pranua edhe nga nëna e saj.
Por asnjëherë nga daja, i cili madje do të reagonte dhunshëm.
Duke parë ambientin mbytës, që po krijohej nga personi të cilin vajza e kishte patur si pikë mbështetje, dy partneret, vendosin të lënë Shqipërinë, për tu sistemuar përkohësisht në Gjermani, tek familjarët e vajzës tjetër.
Në datë 16 prill të vitit 2025 Ester dhe partnerja e saj, vijnë në Shqipëri pasi afatii qëndrimit në Gjermani po përfundonte.
Gjatë kësaj periudhe, me 16 korrik 2025 Ester shkon për të vizituar nënë e saj të sëmurë e cila ishte nën kujdes të dajës së Esterit.
Ester tregon se në një moment po fliste me familjarët e saj në telefon dhe pasi mbyll telefonatën, ajo hyn për të bërë një dysh, pa menduar se ai moment do të shënonte një pikë të rëndësishme kthese në raportin e saj me njeriun që e kishte patur si mbështetjen më të madhe.
Daja futet i zhveshur në tualet dhe abuzon me mbesën e tij 22 vjeçare.
Një rastësi fatlume e deshi që në atë moment gjyshja e sëmurë të thërriste djalin e saj, dhe shpërqendrimi i tij e ndihmoi vajzën t’i shpëtonte nga duart.
Ester arrin të dalë nga tualeti dhe rrobat e para që gjeti mbi krevat i veshi, dhe u arratis nga ballkoni i shtëpisë, duke nxituar drejt hotelit të një të afërmeje të saj.
Gjithçka që ndodh më pas, është e ngjashme me një skenë filmi, me vajzën që fshihet, dhe dajën që e kërkon gjithandej për disa minuta.
Vajza dukshëm e terrorizuar, kërkon të fshihet, dhe punonjësja e hotelit e strehon në dhomën e parë që gjen të hapur.
Sapo punonjësja dhe vajza kanë hyrë në dhomë, në kamera shfaqet daja, i cili nis të kërkojë nëpër korridor, pa e vënë re se ku ishte strehuar mbesa. Kërkimi i 51 vjeçarit në ambientet e hotelit zgjat për rreth 5 minuta. Ai shëtit i pashqetësuar në të gjitha katet, dhe më pas largohet pa arritur ta gjejë mbesën e tij. Pas 15 minutash Ester arrin të ikë nga hoteli duke u ndihmuar nga kushëriri i partneres së saj.
Gjatë kësaj periudhe, Ester vendos të mos e denoncojë rastin, dhe kjo e kishte një shkak. Ajo thotë se kishte frikë nga ai sepse në një moment kur motrat ose nëna e saj do të vinin në Shqipëri ai mund t’i bënte diçka të keqe.
Por pesha e tmerrit që ka përjetuar në ato momente, nga njëri prej njerëzve më të dashur, ka qenë më e madhe se sa frika…
Ndaj për këtë, kërkon një përgjigje nga daja i saj. Një pse, që e ka munduar në gjithë këto muaj.
Vajza futet në shtëpi i kërkon dajës të flasë me të dhe në momentin e parë që ajo e pyet nëse e vriste ndopak ndërgjegjja për sielljen që kishte bërë atë ditë në tualet, ai shprehet duke thënë shumë.
Mjaftojnë vetëm pak sekonda që edhe më skeptiku, të bindet që abuzimi ka ndodhur, dhe se vajza kishte thënë gjatë gjithë kohës të vërtetën.
E ndërsa në një moment kur vajza po i kërkon shpjegime për atë që ka ndodhur atë ditë, shqetësimi më i madh i Artemisit është se çfarë ka ajo në çantë, kuptohet, nga frika se mos po regjistrohet.
Gjithashtu ai shprehet duke i thënë mbesës së tij se këtë të fundit e kishte copën e mishit të tij, e ndërkohë nga audjo dhe reagimet e vajzës kuptojmë që ai tenton përsëri ta prekë me duar.
Duket qartë që vajza ende e ndjen në lëkurë frikën e atyre momenteve, sa që edhe një kontakt sado i vogël, qoftë edhe vënia e dorës përmbi sup, i shkakton ankth dhe terror.
Mbesë dhe dajë, ndahen me kërkesën e këtij të fundit për të folur një ditë tjetër.
Por më përpara duhet të fliste me Piranjat që ndodheshin jashtë shtëpisë së këtij të fundit.
Ndërsa gazetarja e pyet mbi aktin që ka bërë, ai mbyllet në shtëpi duke gjetur pretekstin se kishte nënën e sëmurë dhe se do të dilte nga aty fiks pas dy minutash. Por kjo ishte vetëm një kërkesë e tij për tu fshehur dhe për të na u shmangur me pretendimin se Gazetarja do largohej që aty…./Piranajt