• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJK i hapi rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas, Berisha: Po shkelmon ligjin

13:03 : 17/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i hapi rrugë Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën në vendin e Sonila Bejtjas.

Berisha thekson se dje u regjistrua shkalla më ekstreme e keqshfrytëzimit, keqadministrimit, keqpërdorimit të Kushtetutës.

Berisha e cilësoi këtë një ngjarje të rëndë dhe shtoi më tej se Gjykata Kushtetuese vendosi të shkallmojë ligjet e saj.

“Dje është regjistruar shkalla më ekstreme e keqshfrytëzimit, keqadministrimit, keqpërdorimit të Kushtetutës, institucioneve kushtetuese të vendit dhe kjo është bërë me një vendim që do regjistrohet në muret e kohës, vendimi më i turpshëm në jurisprudencën e këtij vendi.

Lexo edhe:

Padia për masën e sigurimit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqajn

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

Do regjistrohet si akti më skandaloz i monstrës sorosiane, reformës sorosiane të drejtësisë.

Gjykata Kushtetuese vendosi shkelmimin e ligjit të saj.

Gjykata Kushtetuese vendosi shkelmimin e opinioneve zyrtare të Komisionit të Venecias.

Gjykata Kushtetuese bëhet notere e një serie veprimesh antikushtetuese, antiligjore të eksponentit më kryesor të mafies në drejtësinë shqiptare, me emër Sokol Sadushi dhe presidentit antikushtetues, presidentit më të padenjë në Shqipëri, në Europë dhe më gjerë.

Dje, për të larguar nga Gjykata Kushtetuese armiken Sonila Bejtja, gjykatëse kushtetuese, e emëruar në vitin 2020 me dekret të presidentit Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese vendos duke shkelmuar mbi ligjin e vet të shpallë jashtë çdo lloj kompetence ndërprerjen e mandatit të saj.

Përcaktimi i Kushtetutës në nenin 125, pika 6, se përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet më një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj, është transkriptuar, është mishëruar në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, neni 86, pika 4, në të cilin sanksionet: Përtëritja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese deri në vitin 2022 do të bëhet sipas skemës së parashikuar më poshtë.

Pra, përtëritja me një të tretën, siç parashikon Kushtetuta, ligjvënësi e ka quajtur të drejtë ta mbajë gjer në vitin 2022.

Cilido që kishte kundërshti për këtë përcaktim të ligjit, që është ligj organik, të Gjykatës Kushtetuese, kishte të drejtën t’i drejtohej parlamentit, i cili mund të amendonte ligjin.

Por këtë nuk e bëri as Sadushi, edhe njëherë, i marrë peng nëpërmjet vetingut, të cilin në kundërshtim me Kushtetutën nuk e bëjnë publike, e mbajnë në sirtar fshehtë KLGJ-ja. Ne sigurisht do e bëjmë publike.

Qoftë vetë Bajram Limioni.

Por edhe Gjykata Kushtetuese kishte të drejtë t’i kërkonte parlamentit jo opinion për kandidaturat, se nuk ka asnjë tagër parlamenti për këtë, siç veproi, por kishte të drejtë t’i kërkonte parlamentit si ligjvënës të përcaktonte qëndrimin ndaj legjislacionit, i cili sa kohë është në fuqi, është në zbatim.”– tha Berisha.

Etiketa: Bajram BegajGjykata Kushtetuesesonila bejtja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Padia për masën e sigurimit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqajn

10:52 : 06/11/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Meta kërkoi të shpallet antikushtetues ‘arresti me burg’, GJK e kalon në seancë plenare

14:09 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rikthimi në detyrë i Veliajt, Bardhi: Rama cirk me shqiptarët! Turp i pushtetit

15:30 : 04/11/2025
AKTUALITET

Loja e Ramës me Kushtetuesen, a po përgatit lirimin e Veliajt?

12:22 : 04/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja riktheu në detyrë Veliajn, Beleri: Fati i tij politik varet vetëm nga Rama

09:53 : 04/11/2025
Para

“Urdhri i Mjekut t’i heqë diplomën Bajram Begajt”, Berisha: Ta përjashtojë si të padenjë!

TË GJITHA

Anulohen qindra fluturime në SHBA, arsyeja

09:19 : 07/11/2025

Elita e Nju Jorkut shpërngulet në Florida pas fitores së Mamdanit

09:17 : 07/11/2025

Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla

09:07 : 07/11/2025

Struktura e punësimit/ Në 20 vjet Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim për profesionet e kualifikuara

09:06 : 07/11/2025

Maliqi: Kreshnik Hajdari drejt shkarkimit dhe arrestimit

08:51 : 07/11/2025

Vrau dy vëllezërit në derë të shtëpisë së tyre, arrestohet dhëndri i familjes!

08:49 : 07/11/2025

SHBA zgjat sanksionet ndaj Iranit për një vit

08:46 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com