• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëmbyen 68-vjeçarin për t’i marrë para, Prokuroria dërgon për gjykim 4 autorët dhe vajzën që e futi në kurth

09:31 : 16/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq, Klinton e Sulejman Sina, 21 dhe 31 vjeç (vëllezër), Idajet Mashollari, 21 vjeç, Bajram Ibraliu 57 vjeç dhe Nikoleta Begolli 32 vjeçe, të akuzuar për rrëmbimin dhe mbajtjen peng me qëllim për t’i marrë para në shkëmbim të lirimit, 68-vjeçarin Edvar Agalliun.

Ngjarja ka ndodhur në prill të këtij viti.

Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetases A.V., e cila denoncoi se vëllai i saj, shtetasi Edvar Agalliu kishte telefonuar bashkëshorten duke i kërkuar me urgjencë 2 milionë lekë, pasi ndodhej në rrezik për jetën dhe vetëm pas pagesës mund të kthehej i lirë në shtëpi.

Nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se rrëmbimi ishte planifikuar dhe realizuar nga katër të pandehurit, të cilët e kishin ndjekur Agalliun pranë zonës së shkollës pedagogjike në Tiranë. Ai ndodhej aty me shtetasen Nikoleta Begolli, kur pranë tyre është afruar një automjet tip Golf, me ngjyrë të zezë. Me forcë, ata e kanë futur viktimën në mjet, i kanë vendosur një kapuç në kokë dhe e kanë transportuar në një banesë të vjetër, në një vend të largët.

Lexo edhe:

Mashtrimi me ilaçet/ Nadir Çausholli fiton milionat, Prokuroria e Tiranës arreston vartësit

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh

Në vendin ku e mbajtën peng, Agalliut i janë lidhur duart dhe i është kërkuar shuma prej 2 milionë lekësh, me pretendimin se kishte ngacmuar Nikoleta Begollin, e cila bashkëjetonte me një nga të dyshuarit, Sulejman Sina.

Më pas, të dyshuarit kanë kontaktuar me bashkëshorten e viktimës, të cilës i kanë bërë presion për pagesën e shumës së kërkuar. Ajo, nën frikën për jetën e bashkëshortit, ua ka dërguar paratë.

Gjatë pengmarrjes, katër të dyshuarit e kanë kërcënuar viktimën se nëse nuk bëhej pagesa, do t’i dërgonin gruas së tij fotografi kompromentuese me Begollin, për t’i shkatërruar familjen, dhe më pas do ta eliminonin fizikisht.

“Hetimet mbi procedimin penal nr.2978, të regjistruar më 30.04.2025, nisën pas kallëzimit të shtetases A.V., e cila denoncoi se vëllai i saj shtetasi E.V. ka marrë bashkëshorten në telefon ku i kërkonte të paguante sa më shpejt 2 milionë lekë pasi ishte në rrezik për jetën dhe vetëm kështu mund të kthehej në shtëpi.

Nga hetimet, rezultoi se shtetasit S.S., N. B., I. M. dhe K.S. planifikuan rrëmbimin e shtetasit E. A. dhe e kanë realizuar atë me qëllim fitimin e pasurisë. Hetimet provuan se ata në afërsi të shkollës pedagogjike Tiranë, në momentin që shtetasi E.V. ka qenë me shtetasen N.B., janë afruar një mjet tip Golf, me ngjyrë të zezë dhe me forcë e kanë futuar atë në mjet ku i kanë vendosur edhe një kapuç në kokë, dhe e kanë çuar dhe në një vend tjetër, të largët.

Pasi e kanë futur në një banesë të vjetër, i kanë lidhur duart dhe i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë lekë, me pretendimin se shtetasi E. A, kishte ngacmuar shtetasen N.B. (bashkëjetuesja e shtetasit S.S). Më pas tre të dyshuarit kanë komunikuar në telefon me bashkëshorten e të dëmtuarit/viktimës, shtetasen M. A., e cila iu dërgoi të dyshuarve shumën e parave.

Të katër këta persona e kërcënuan shtetasin E.A. duke i thënë se nëse pagesa nuk do të kryhej, atëherë ata do t’i dërgonin fotot e tij dhe të shtetases N.B., bashkëshortës së tij, për t’i shkatërruar familjen dhe më pas do ta vrisnin.

Në përfundim të hetimeve, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë rezultoi e provuar se shtetasit S.S., N.B., I.M. dhe K.S. kanë konsumuar veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’ parashikuar nga neni 109/25 i Kodit Penal, e cila parashikon se; rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për të përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të ndihmuar fshehjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e një krimi, për t’iu shmangur dënimit, për të detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.”– thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 

Etiketa: Prokuroria e Tiranësrrembim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimi me ilaçet/ Nadir Çausholli fiton milionat, Prokuroria e Tiranës arreston vartësit

12:10 : 04/11/2025
AKTUALITET

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh

13:46 : 31/10/2025
AKTUALITET

Skandali/ 18.000 dosje në duart e tre përmbaruesve privatë që iu është hequr licenca

21:10 : 22/10/2025
AKTUALITET

Rrëmbeu dhe dhunoi fizikisht një shtetase, vihet në pranga 58-vjeçari/ EMRI

12:21 : 15/10/2025
AKTUALITET

Mashtrim kompjuterik/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona (EMRAT)

11:22 : 11/10/2025
AKTUALITET

Rrëmbeu 19-vjeçarin në Sarandë, arrestohet autori/ EMRI

10:21 : 25/09/2025
Para

Korrupsioni te Rrugorja, SPAK çon në gjyq shokët e Prodës: Zekën, Novakun e Tabakun

TË GJITHA

“Dy toka në Vlorë”/ Dalin përgjimet e reja nga dosja “Balluku”, takimi me deputetin e PD-së

15:12 : 05/11/2025

“I detyrohem 20 apartamente?” Alaudin Malaj: Mentor Mustafaraj ka humbur gjyqin, pronar është xhaxhai i tij

15:06 : 05/11/2025

Abuzoi s*ksualisht me një të mitur, arrestohet 24-vjeçari në Gjirokastër

14:49 : 05/11/2025

Korrupsioni dhe pabarazia ekonomike, “Diella” e Ramës nuk e zbardh dot faqen e qeverisë

14:46 : 05/11/2025
Foto ilustruese

‘Paga minimale 500 euro’/ Ana tjetër e medaljes së premtimit bosh të Ramës

14:38 : 05/11/2025

Iu gjetën kanabis dhe kokainë në banesë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

14:31 : 05/11/2025

Të përfshirë në trafik dhe shpërndarje droge në Itali, arrestohen 2 shqiptarët

14:12 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com