Një incident ajror i pazakontë ka ndodhur gjatë fluturimit të Sekretarit Pete Hegseth, që po kthehej me një avion shtetëror nga Brukseli drejt SHBA-së. Rreth një orë pas ngritjes, piloti zbuloi një problem dhe devijoi fluturimin drejt Britanisë.
Avioni uli lartësinë në 10,000 këmbë (rreth 3 km) për shkak të çarjes së një dritareje në kabinë, duke detyruar një ulje emergjente në Bazën Ajrore Mildenhall, në veri të Londrës.
Autoritetet e sigurisë ajrore raportuan se procedurat e emergjencës u ndoqën saktësisht.
#SAM153 from Brussels has turned back toward the UK squawking 7700 with a descent down to 10,000 feet. Descents down to 10,000 often indicate an issue with aircraft pressurization. https://t.co/6M9Kk96K8k pic.twitter.com/90ZmsrehFu
— Flightradar24 (@flightradar24) October 15, 2025














