• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gazë: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

Shumë shtete duan që Hamasi palestinez të çarmatoset. Por kjo për shumë arsye mund të jetë e vështirë. Është gjithashtu e diskutueshme, se kush do të kujdeset në të ardhmen për sigurinë në Rripin e Gazës.

09:27 : 15/10/2025
në BOTA

Si do bëhet më tej me Hamasin? Sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, milicët në Rripin palestinez të Gazës duhet të çarmatosen tërësisht. Por kjo ende nuk është arritur. Sipas medieve izraelite, si Jerusalem Post, organizata militante-islamike zhvillon luftime të dhunshme kundër grupeve rivalizuese. Si pasojë janë vrarë të paktën 32 vetë. Në rrjetet sociale qarkullojnë video, që tregojnë, se si Hamasi ekzekuton ose torturon të pandehur si kolaboratorë me Izraelin. Grupi i Hamasit klasifikohet në Gjermani, në Bashkimin Europian, në SHBA dhe në shtete të tjera si organizatë terroriste.

Nëse do të arrihet të çarmatoset Hamasi, kjo ndërkohë është e pasigurtë. Presidenti i SHBA-së Trump u shpreh në mënyrë kontradiktore. “Praktikisht i gjithë rajoni e ka miratuar planin për çmilitarizimin e menjëhershëm të Gazës, për çarmatimin e Hamasit dhe që siguria e Izraelit të mos kërcënohet më në asnjë mënyrë”, tha ai në fjalimin e tij para Knesetit, Parlamentit të Izraelit. Gjatë fluturimit drejt Izraelit Trump deklaroi, se qeveria e tij ia ka lejuar Hamasit që përkohësisht të armatoset sërish. Hamasi përpiqet pas muajve të luftës të rivendosë rendin.

Khan Yunis 2025 | Luftëtarë të Hamasit me armë shoqërojnë të burgosurit e liruar
Nëse do të arrihet të çarmatoset Hamasi është e pasigurtëFotografi: Jehad Alshrafi/AP Photo/picture alliance

“Një mesazh i qartë”

Që Hamasi pak pas tërheqjes së pranisë izraelite po tregon prezencë dhe po dërgon forca të armatosura në qytetin e Gazës, është një mesazh i qartë, thotë Simon Wolfgang Fuchs, islamolog në Universitetin Hebraik në Jorezualem. “Hamasi qartazi po jep një shenjë, se nuk është zhdukur nga Rripi i Gazës, kjo organizatë pretendon sërish të luajë rol atje.”

Lexo edhe:

Izraeli e konfirmon: Kemi nisur një seri sulmesh të reja kundër Hamasit

Tmerri i 7 Tetorit 2023: Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

Deri në çarmatimin e Hamasit do të jetë një rrugë e gjatë, lë të kuptohet analiza e Think Tank Atlantic Council në SHBA. Për aq kohë sa Hamasi vazhdon të ekzistojë, qoftë si grup i armatosur apo si lëvizje politike -, ekziston një rrezik i madh, që ai të fitojë sërish influencën në Rripin e Gazës, për të realizuar interesat e veta, thuhet në këtë analizë. E pikërisht kjo duket se po ndodh tani.

Armët si garanci ekzistence

Hamasi faktikisht armatimin e vet e konsideron si garanci për ekzistencën, e kjo ushtarakisht, politikisht e po ashtu edhe në mënyrë simbolike, thotë Simon Engelkes, drejtor i zyrës së fondacionit gjerman Konrad-Adenauer në Ramallah. “Pa një kompensim konkret politik, me gjasë Hamasi nuk do ta miratojë çarmatimin. ‘Garancitë e sigurisë’ të presidentit të SHBA-së Trump, se nuk do të vazhdojë lufta në Rripin e Gazës si rrjedhojë e marrëveshjes së armëpushimit, në këtë moment janë të pamjaftueshme.”

Edhe pse strukturat ushtarake të Hamasit në valën e luftës mundën të dobësohen ndjeshëm, rrjetet e kësaj organizate si dhe prania e dukshme në Gazë kanë mbetur funksionuese. “Kjo siguron afatshkurtër dhe afatmesëm aftësinë e saj për mbijetesë politike.”

Kush mban përgjegjësi për sigurinë në Rripin e Gazës?

Çarmatimi i plotë i Hamasit mund të jetë i vështirë edhe sepse deri më 7 tetor 2023, dita e sulmit ndaj Izraelit, siguria e Rripit të Gazës ishte në duart e Hamasit. Pasi Hamasi më 2007 mori qeverinë në këtë territor, kjo organizatë ishte përgjegjëse për policinë dhe sigurinë e brendshme si dhe për drejtësinë.

E paqartë është, se kush do t’i organizojë në të ardhmen këto detyra. Egjipti dhe Jordania komunikuan, se ndërkohë janë duke përgatitur angazhimin për të ardhmen të rreth 5000 forcave të rendit sipas planeve aktuale. Por në këto struktura duhet të përfshihen edhe autoritetet policore të administratës autonome palestineze.

Grua palestineze pastron para çadrës pas marrëveshjes së armëpushimit
Sipas vëzhguesve, gjithçka do të varet nëse palestinezëve do t’u mundësohet një jetë në dinjitetFotografi: Dawoud Abu Alkas/REUTERS

Pikërisht ky mund të jetë edhe problemi, thotë islamologu Fuchs. “Eshtë shumë e mundshme që Izraeli të vendosë veton kundër këtyre forcave lokale.” Sepse qeveria në Jeruzalem nuk do që të lejojë autoritetet e administratës autonome palestineze të kenë ndonjë rol në Gazë. Qeveria e Izraelit synon, që të mos lejojë asnjë forcë të tillë të ketë lidhje me qeverinë në Ramallah. “Ndaj është krejt e paqartë, se si do të bihet dakord lidhur me këtë çështje dhe në cilat duar do të kalojnë shërbimet përkatëse të sigurisë.”

Paralajmërim nga kërcënimí i mëtejshëm

Sipas kërkesës së shumë shteteve nuk duhet të jetë Hamasi përgjegjës për sigurinë. Presidenti i Francës Emmanuel Macron paralajmëroi nga një kërcënim i vazhdueshëm prej milicëve të Hamasit. “Një grup terrorist me mijëra luftëtarë, tunele dhe armatime të tilla nuk mund të shkatërrohet brenda natës”, tha Macron pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Sharm El Sheik të Egjiptit. Edhe kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi, se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në çarmatimin e Hamasit. Qeveria gjermane është kundër një pranie të mëtejshme politike të Hamasit.

Ndaj pritet këtej e tutje përballja e vërtetë, thotë Simon Engelkes. “Kjo ka të bëjë jo vetëm me çështjen e armëve, por edhe me kontrollin politik dhe legjitimitetin: Kush do të flasë në të ardhmen për Gazën dhe me çfarë autoriteti?”

Rreziqe të mundshme edhe në Europë

Anashkalimi i interesave të Hamasit mund të jetë me risk, tërhoqi vëmendjen në Bundestag presidenti i Shërbimit Federal Informativ (BND) Martin Jäger: Nëse Hamasi nuk do të përfshihet në administratën e tranzicionit në Gazë, ose do të  dëbohet nga Gaza, ka “rrezik shumë real”, që ai të bëhet aktiv jashtë Gazës. “Kjo natyrisht do të prekte hapësirën arabe, por me siguri edhe të gjithë Europën.”

Afatgjatë, sipas vëzhguesve, gjithçka do të varet nëse palestinezëve do t’u mundësohet një jetë në dinjitet. Nëse kjo nuk ndodh, dhuna mund të shpërthejë dikur sërish./DW

Etiketa: gazehamas

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli e konfirmon: Kemi nisur një seri sulmesh të reja kundër Hamasit

19:00 : 19/10/2025
BOTA

Tmerri i 7 Tetorit 2023: Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

08:22 : 07/10/2025
BOTA

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025
BOTA

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025
BOTA

Pse Italia dërgoi një fregatë tek flota e Gazës?

15:31 : 25/09/2025
BOTA

Kryeministri izraelit: Eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do të çojë fundin e luftës në Gaza

22:48 : 13/09/2025
Para

Një send si granatë ofensive alarmon qytetarët në Kukës, dyshohet se është një lodër

TË GJITHA

Egnatia shmang humbjen me 10 lojtarë ndaj Vllaznisë, Partizani ndan pikët me Vorën!

19:58 : 04/11/2025

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

19:44 : 04/11/2025

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë në Kosovë

19:40 : 04/11/2025

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025

Italia, Franca dhe Belgjika kundër transferimit të aseteve ruse te Ukraina

19:27 : 04/11/2025

Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës pas vetëm 4 muajsh

19:19 : 04/11/2025

Tabaku: Qeveria ka dështuar me programimin buxhetor, 20% e investimeve kryhen në fund të vitit

19:02 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com