Një aksident rrugor ka ndodhur pranë Universitetit Europian të Tiranës ku janë përfshirë një motocikletë dhe një biçikletë.
Sipas të dhënave paraprake, nga përplasja janë lënduar dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore dhe ambulanca.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.