Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e sotme në fshatin Fatisht, në bashkinë Peqin.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me pemë frutore dhe bimësi, ndërsa janë afruar rrezikshëm pranë disa banesave.
Për shkak të erës përhapja e zjarrit ka qenë e shpejtë.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.