• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Luftime të ashpra përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan, 58 ushtarë të vrarë

15:12 : 12/10/2025
në BOTA

Luftime të ashpra u zhvilluan gjatë natës së kaluar në të paktën pesë zona përgjatë kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit, duke shkaktuar vdekjen e disa ushtarëve dhe duke detyruar Islamabadin t’i mbyllë dy pika të mëdha kufitare, thanë zyrtarët e të dy vendeve më 12 tetor.

Në Kabul, zëdhënësi i Qeverisë së drejtuar nga talibanët, Zabihullah Mujahid, tha se të paktën 58 ushtarë pakistanezë u vranë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Mujahid tha në një konferencë për shtyp se edhe nëntë ushtarë afganë u vranë dhe rreth 18 të tjerë u plagosën në përleshjet që shpërthyen mbrëmjen e 11 tetorit.

Autoritetet pakistaneze nuk e kanë bërë të ditur numrin e viktimave, por burime të sigurisë pranë rajonit kufitar konfirmuan për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë se tre ushtarë pakistanezë dhe një civil janë vrarë, ndërsa pesë ushtarë janë plagosur në shpërthimin e fundit të dhunës mes dy vendeve.

Sipas burimeve të sigurisë, disa civilë në anën pakistaneze të kufirit po largoheshin nga rajoni drejt zonave më të sigurta.

Lexo edhe:

Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

Izraeli nuk heq dorë: Do t’i rrënojmë tunelet e mbetura të Hamasit pasi të jenë liruar pengjet

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe presidenti Asif Ali Zardari dënuan dhunën, duke fajësuar Afganistanin për përshkallëzimin.

“Nuk do të ketë kompromise kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Pakistanit dhe çdo provokim do të marrë përgjigje të fortë dhe efektive”, tha Sharif në një deklaratë, duke akuzuar autoritetet talibane në Afganistan se po ua lejojnë “elementeve terroriste” ta përdorin territorin e tyre.

Burime pakistaneze thanë se disa postblloqe kufitare të talibanëve brenda Afganistanit janë shkatërruar gjatë kundërpërgjigjes së Pakistanit.

“Në një reagim të shpejtë dhe intensiv, forcat pakistaneze goditën me efektivitet disa postblloqe kufitare afgane”, konfirmuan zyrtarë të sigurisë për gazetën Daën.

Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga Daën, Pakistani po përdor artileri, tanke dhe armë të lehta e të rënda në operacionet e tij.

Udhëheqësit talibanë të Afganistanit konfirmuan se forcat e tyre kanë ndërmarrë “operacione hakmarrëse të suksesshme përgjatë vijës Durand kundër qendrave të forcave të sigurisë pakistaneze, si përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore dhe territorit afgan”.

Kufiri 2.600 kilometra i gjatë midis Afganistanit dhe Pakistanit shpesh quhet vija Durand e epokës koloniale, e cila përcaktoi kufirin ndërkombëtar në vitin 1893.

Zabihullah Mujahid u tha gazetarëve se “operacionet hakmarrëse u ndaluan mbrëmë me kërkesë të Katarit dhe Arabisë Saudite”.

Por, ai shtoi se luftime të ashpra po vazhdojnë “në disa zona, përfshirë Bahramça në provincën Helmand, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga ana pakistaneze”.

Një zyrtar i lartë pakistanez i tha AFP-së se “sonte, forcat talibane filluan të përdorin armë. Ne hapëm zjarr fillimisht me artileri të lehtë, pastaj të rëndë në katër pika përgjatë kufirit.”

Ai shtoi se forcat pakistaneze “rrëzuan tre dronë afganë të dyshuar se mbartnin eksplozivë. Luftimet intensive vazhdojnë”.

Raportet nga rajoni kufitar nuk mund të verifikohen menjëherë.

Dikur aleatë, këto dy vende janë përçarë për shkak të akuzave të Pakistanit se talibanët afganë po strehojnë grupin ekstremist Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), i cili ka kryer kryengritje të përgjakshme kundër Islamabadit për vite me radhë.

Talibanët, që u kthyen në pushtet në gusht të vitit 2021 pasi trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga Afganistani, mohojnë se po mbrojnë TTP-në brenda vendit.

Më 9 tetor, dy anëtarë të lartë të grupit ekstremist u vranë në sulme me dronë pakistanezë në kryeqytetin afgan, thanë burimet për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë.

Shënjestër e sulmit në Kabul më 9 tetor ishte Noor Ëali Mehsud, udhëheqësi i TTP-së, grupit të njohur gjithashtu si talibanët pakistanezë, thanë një zyrtar i sigurisë pakistaneze dhe një anëtar i grupit.

Nuk është e qartë nëse Mehsud është vrarë në sulm.

Një burim nga TTP tha se udhëheqësi është gjallë, por dy anëtarë “të rëndësishëm” të grupit janë vrarë, pa zbuluar emrat e tyre.

Pas sulmit të raportuar, media pakistaneze citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Shafqat Ali Khan, të ketë thënë se Islambadi respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Afganistanit dhe është i gatshëm të bashkëpunojë në çështjet që lidhen me terrorizmin.

Por, ai shtoi se Pakistani është i përkushtuar të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tij.

Zëdhënësi nuk e konfirmoi drejtpërdrejt sulmin e Pakistanit ndaj Afganistanit, por tha se vendi po mbron qytetarët e vet përmes masave kundër terrorizmit të bazuara në informacion të inteligjencës.

Islamabadi gjithashtu i bëri thirrje Kabulit “të ndalojë strehimin e talibanëve pakistanezë në territorin e tij”. Zyrtarë nga Irani, Arabia Saudite dhe Katari bënë thirrje për “përmbajtje” pas shpërthimit të fundit të dhunës./REL

Etiketa: KabulLuftaZabihullah Mujahid

Lajme të lidhura

BOTA

Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

14:55 : 12/10/2025
BOTA

Izraeli nuk heq dorë: Do t’i rrënojmë tunelet e mbetura të Hamasit pasi të jenë liruar pengjet

13:56 : 12/10/2025
BOTA

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

18:57 : 09/10/2025
BOTA

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

13:52 : 08/10/2025
BOTA

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025
BOTA

Fotoreporteri francez Antoni Lallican vritet në një sulm me dron në Ukrainë

21:13 : 03/10/2025
Para

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 16.11% e qytetarëve

TË GJITHA

Vlora e “mbytur” me plehra, rikthehet sërish zjarri në fushën e mbetjeve

16:59 : 12/10/2025

Shqipëria i mundi në Serbi, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga zemërimi, u pendova që nuk shkova në stadium

16:39 : 12/10/2025

Hamas do të nisë lirimin e pengjeve, por trupat e të vrarëve vonohen

16:24 : 12/10/2025

Të shtëna me armë zjarri pranë një qendre votimi në Kosovë

16:09 : 12/10/2025

Microsoft përfundon mbështetjen për Windows 10, miliona përdorues në rrezik sigurie

16:00 : 12/10/2025

Në Kosovë “votojnë” Rey Manajn për kryetar komune

15:55 : 12/10/2025

Botërori, ende një “rrugë” e vështirë për Shqipërinë! Ja rivalët në rast se shkojmë në “play off”

15:41 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com