Është ndarë nga jeta aktorja e njohur Diane Keaton. Ajo ishte 79 vjeçe.
Në botën e kinemasë, emri i saj lidhet ngushtë me atë të regjisorit dhe aktorit Woody Allen, me të cilin ka realizuar disa filma të suksesshëm si “Provoje përsëri, Sam”, “Unë dhe Annie” dhe “Manhattan”.
Aktorja ndërroi jetë në Kaliforni, ku edhe kishte lindur në vitin 1946, si fëmija i fundit, në një familje me katër fëmijë.
Emri i saj i vërtetë ishte Diane Hall. Ajo u bë e famshme në vitet 1970.
Përveç filmave të lartpërmendur, me Woody Allen – me të cilin pati edhe një lidhje të gjatë romantike, luajti edhe në filmat “Gjumi i gjatë”, “Brendësitë”, “Dashuri dhe luftë”, “Ditët e radios” dhe “Vrasje misterioze në Manhattan”.
Në vitin 1977, ajo fitoi çmimin Oscar si aktorja më e mirë për rolin e saj në “Annie Hall”. Më vonë, në vitin 1996, u nominua sërish për Oscar për filmin “Dhoma e Marvin”, por nuk e fitoi çmimin.
Ajo luajti gjithashtu në dy filmat e parë të sagës së famshme “Kumbari” (“The Godfather”) të Francis Ford Coppola-s.
Diane Keaton nuk u martua kurrë, por pati lidhje të gjata dashurie me Woody Allen, Warren Beatty dhe Al Pacino. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve të adoptuar.
Karriera e saj e gjatë përfshiu edhe filma si “Klubi i grave të para”, si dhe bashkëpunime të shumta me regjisoren Nancy Meyers, si dhe pjesëmarrjen në sagën komike “Book Club”.