PD ka zyrtarizuar kandidatin e saj për bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.
Demokratët kanë përzgjedhur Eduart Brahilikën, me profesion avokat për të garuar nën siglën e tyre.
Ai do të garojë në garën për kryebashkiak përballë Altin Bojnit të përzgjedhur nga Partia Socialiste.
Kujtojmë se deri më tani PD ka zyrtarizuar edhe kandidatin për bashkinë Tiranë, ku shpalli mbështetjen për aktorin dhe aktivistin Florjan Binaj.