• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I tha sekretares nuk kam gjë me ty”, momentet para se Elvis Shkëmbi të zbraste armën ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja!

21:36 : 06/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.

Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë  e bir. Sipas dy punonjëseve të administratës së Gjykatës së Apelit, të shtënat e armës në sallën e gjyqit kanë shkaktuar panik dhe kaos. Punonjës dhe qytetarë që gjendeshin në ambientet e gjykatës kanë nxituar të gjejnë strehim, për t’u ruajtur nga ndonjë sulm tjetër i mundshëm.

Njëra prej punonjëseve i tha BIRN se kishte parë autorin dhe një të afërm të tij që kishin dalë të fundit nga salla e gjyqit dhe ecnin të qetë.

“Njëri prej tyre ndezi edhe një cigare dhe u larguan të dy me hapa të ngadaltë nga ambientet e gjykatës,” tha ajo.

Punonjëset thanë se kishin mësuar nga kolege të tyre se autori i kishte thënë sekretares gjyqësore se nuk kishte gjë me atë dhe kishte qëlluar gjyqtarin Kalaja në gjoks. Sipas tyre, salla ku po zhvillohej seanca është e vogël dhe ka vetëm dy rreshta me stola. Kalaja u shoqërua në spital, po pa mundur të mbijetojë. Dy të plagosurit, atë e bir, gjenden nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe:

“A e ke pas dashnore Zanën”/ Si nisi sherri mes babait dhe djalit që përfundoi në tragjedi në Tiranë

Vr*sja e shqiptares në Kanada, e paralajmëruar: Dy vite më parë autori qëlloi me armë drejt shtëpisë së saj

Hetimi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja po kryhet nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon arsyet e dështimit të masave të sigurisë në ambjentet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Burime nga Gjykata e Apelit i thanë BIRN se masat për kontrollin e qytetarëve zbatohen nga një punonjës i administratës dhe nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Po ashtu, është në disipozicion dhe dedektori që identifikon sendet metalike. Sipas këtyre burimeve, paraprakisht dyshohet se kur autori ka kaluar, dedektori ka dhënë sinjal, por megjithatë, është lejuar që të hyjë në ambjentet e gjykatës.

Ndërkohë, një gjyqtare i tha BIRN në kushtet e anonimatit se kanë raportuar herë të tjera kërcënime që u janë adresuar në ambjentet e gjykatës, por shteti nuk ka marrë asnjë masë për forcimin e masave të sigurisë së tyre. Sipas saj, janë vendosur në dijeni se Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj ka zhvilluar disa takime për policinë lidhur me këto shqetësime, por nuk ka pasur asnjë rezultat në rritjen e masave të sigurisë.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja në sallën e gjyqit u shoqërua me mesazhe ngushëllimi dhe tronditjeje nga institucionet e sistemit të drejtësisë si dhe përfaqësues të lartë të qeverisë dhe opozitës. SPAK dhe Gjykata e Lartë e dënuan aktin e rëndë, ndërsa bënë thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata.

Kryeministri Edi Rama e dënoi gjithashtu ngjarjen e rëndë përmes një mesazhi në X, ndërsa paralajmëroi marrjen e masave të sigurisë dhe ashpërsimin e dënimit për armëmbajtjen pa leje. Gjatë tre muajve të fundit, kryeministri Edi Rama është kritikuar për sulme të vazhdueshme ndaj magjistratëve të caktuar dhe vendimeve të tyre.

Gjyqtari Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në fakultetin e Drejtësisë me titullin ‘jurist’. Pas mbarimit të studimeve ai u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtroi detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër. Në vitin 2011 ai përfundoi një master në Universitetin e Tiranës dhe shërbyeu gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Kalaja e kaloi me sukses procesin e vetingut./BIRN

Etiketa: Astrit KalajaElvis Shkëmbivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“A e ke pas dashnore Zanën”/ Si nisi sherri mes babait dhe djalit që përfundoi në tragjedi në Tiranë

19:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vr*sja e shqiptares në Kanada, e paralajmëruar: Dy vite më parë autori qëlloi me armë drejt shtëpisë së saj

11:05 : 24/10/2025
AKTUALITET

I shpallur në kërkim për vrasjen e 33-vjeçarit në Manzë/ Del FOTO e Daniel Pepës

14:19 : 23/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e shqiptares në Kanada nga ish-partneri, e ëma: Debatuan për çantën e pelenave…

11:17 : 23/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë në Durrës, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim/ EMRAT

09:49 : 23/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dyfishtë në Manzë, Gjekmarkaj: Ministria e Brendshme dhe Policia, institucione të paralizuara

11:16 : 22/10/2025
Para

Lala: Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallë! Të japin dorëheqjen Koçiu dhe Proda

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com