• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vokshi në PACE: Shqipëria strehë e krimit të organizuar, pastrimi i parave rrezikon gjithë Europën

14:10 : 03/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), deputetja Albana Vokshi ngriti alarmin për situatën dramatike në Shqipëri, duke iu referuar raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit.

Sipas Vokshit, korrupsioni sistemik, pastrimi i parave nga trafiku i drogës, abuzimi me kontratat PPP dhe një gjyqësor i dobët kanë shndërruar Shqipërinë në një mjedis ku investimet e huaja pengohen, ndërsa bizneset përballen me presione nga administrata dhe grupet kriminale.

Deputetja Vokshi solli në vëmendje ndërtimin masiv të kullave dhe resorteve luksoze në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë e Himarë, ku mbi 40 mijë apartamente janë bosh, me çmime deri në 10 mijë euro për metër katror, të cilat shërbejnë vetëm si mjete për pastrimin e parave të pista.

“Titujt ndërkombëtarë tregojnë qartë bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar. Shqipëria është kthyer në një problem europian e më gjerë,” deklaroi Vokshi, duke përmendur raportimet e mediave në Amerikën Latine për klane shqiptare që trafikojnë kokainë dhe pastrojnë miliarda në vend.

Vokshi paralajmëroi se pa veprime të forta, vendi rrezikon trazira sociale, përplasje mes klaneve, emigrim masiv dhe eksport të pasigurisë në Europë.

Lexo edhe:

Albana Vokshi para Komisionit të Venecias: Gazetarët kërcënohen e intimidohen

Kërcënimet ndaj Vokshit/ Rezoluta e EPP Women: Dhuna ndaj grave në politikë rrezik për demokracinë

Në fjalën e saj, Vokshi i bëri thirrje Këshillit të Europës që të dërgojë një mesazh të qartë: “Korrupsioni, pastrimi i parave, mbytja e medias dhe manipulimi zgjedhor nuk mund të tolerohen. Europa nuk mund të ketë një strehë të sigurt për krimin e organizuar.”

I nderuar President,

Do të flas mbi raportet ndërkombëtare në lidhje me situatën në Shqipëri:

Vetëm pak ditë më parë, Departamenti i Shtetit i SHBA publikoi raportin e vitit 2025 për klimën e biznesit në Shqipëri. Gjetjet e raportit janë alarmante: Shqipëria mbetet e goditur nga korrupsioni sistemik dhe nga një fluks i madh fondesh të paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës, që shtrembërojnë konkurrencën dhe pengojnë investimet e huaja. Korrupsioni në prokurime, përdorimi abuziv i kontratave PPP, pasiguria e të drejtave të pronësisë dhe një gjyqësor i dobët kanë krijuar një mjedis ku bizneset përballen me presione nga administrata publike por edhe nga grupet kriminale.

Nëse vizitoni Tiranën, apo Vlorën, apo Durrësin, Sarandën dhe Himarën, do të shihni resorte luksoze dhe kulla të larta në vend të lagjeve historike, teatrove dhe stadiumeve. Duken moderne, të këndshme, por mbi 40 mijë apartamente janë bosh. Çmimet nga 3 mijë, 5 mijë deri në 10 mijë euro për metër katror tregojnë të vërtetën: këto kulla nuk janë për shqiptarët, por janë mjete për pastrimin e parave të pista.

Titujt ndërkombëtarë e konfirmojnë këtë. Gazeta Caras y Caretas në Uruguaj raportoi së fundi për shkatërrimin e një klani të fuqishëm shqiptar që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, duke pastruar miliarda përmes ndërtimit dhe madje duke ndikuar edhe në çmimet e drogës në tregun ndërkombëtar. Ajo që është shqetësuese është bashkëpunimi i qeverisë dhe institucioneve shtetërore me krimin e organizuar, duke e shndërruar problemin e Shqipërisë në një problem europian e më gjerë.

Europa nuk mund të përballojë që të ketë një strehë të sigurt për krimin e organizuar. Pa veprime vendimtare, Shqipëria rrezikon trazira sociale, përplasje të dhunshme mes klaneve, emigrim masiv dhe eksport të pasigurisë në gjithë Europën.

Prandaj, i bëj thirrje kësaj Asambleje të dërgojë një mesazh të qartë dhe të fortë: korrupsioni, pastrimi i parave, mbytja e medias dhe manipulimi zgjedhor nuk do të tolerohen.

Dhe ju nxis të përdorni çdo instrument të mundshëm për ta detyruar qeverinë shqiptare të luftojë krimin e organizuar dhe të mbrojë demokracinë.

Etiketa: albana VokshiAsamblenë Parlamentare të Këshillit të Europëspace

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albana Vokshi para Komisionit të Venecias: Gazetarët kërcënohen e intimidohen

13:57 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kërcënimet ndaj Vokshit/ Rezoluta e EPP Women: Dhuna ndaj grave në politikë rrezik për demokracinë

12:11 : 19/10/2025
AKTUALITET

Vokshi në Asamblenë e PPE: Shqipëria drejt autokracisë, kërkohet mision urgjent verifikimi

15:46 : 17/10/2025
AKTUALITET

Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Vokshi: Begaj zbaton urdhrat e Ramës, shkeli hapur Kushtetutën

17:38 : 01/10/2025
AKTUALITET

Albana Vokshi reagon pas letrës anonime në SPAK: S’ma mbyllin gojën me shpifje

11:21 : 22/09/2025
AKTUALITET

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025
Para

Vrasja në Babrru/ Momenti kur autori largohet nga vendgjarja duke folur në telefon, fsheh dorën me gjak

TË GJITHA

Horoskopi, 24 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 23/10/2025

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025

“Familja e di se Vis Martinaj është futur në grackë”, Dervishi: E thirrën te vila e Avdylajve

22:40 : 23/10/2025

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qytetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn

22:32 : 23/10/2025

Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet

22:31 : 23/10/2025

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com