GJKKO ka hequr këtë të premte masën e pezullimit nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ndërsa ka lënë në fuqi vetëm masën e “detyrimit për t’u paraqitur” pranë autoriteteve.
Sipas burimeve, Myzyrit i ka përfunduar mandati në KPP dhe masa e pezullimit nga detyra konsiderohet e paarsyeshme ndërsa tani ai nuk ka asnjë pengesë për të ushtruar një detyrë tjetër shtetërore.
Myzyri është nën hetim nga SPAK për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike”. Hetimet e thelluara lidhen me një procedurë prokurimi të zhvilluar në vitin 2020, për mirëmbajtjen e një segmenti rrugor, me një vlerë mbi 219 milionë lekë, ku dyshohet se janë përdorur dokumente të falsifikuara dhe është favorizuar në mënyrë të paligjshme një grup operatorësh ekonomikë.
Sipas dosjes hetimore, objekt i këtij procedimi penal është procedura e prokurimit me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: Mirëmbajtje rutinë me performancë, rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Benë – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219,866,693 lekë (pa TVSH), zhvilluar më 18 shtator 2020.
LEXO EDHE: