• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mazniku justifikohet në SPAK: Unë i firmosja kontratat e 5D, por verifikimet i kryenin ekspertët

19:51 : 02/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi e AZHBR vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë mohoi dijeni për aferën e tenderëve që, sipas SPAK, u përdorën për të financuar kompani ndërtimi dhe një hotel luksoz në Durrës.

Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me aferën e kompanisë “5D”. Ai pranoi se ka firmosur kontratat si titullar i autoritetit kontraktor, por theksoi se verifikimet ishin kryer nga ekspertët e bashkisë. Mazniku mohoi të kishte dijeni për interesat private të ish-drejtorëve Redi Molla dhe Mariglen Qato, të akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Hetimet e SPAK zbuluan se kompania “5D”, e regjistruar në emër të Nestor Muhametllarit, ka fituar dhjetëra tendera publikë me vlerë miliona euro dhe ka investuar në pasuri të paluajtshme e turizëm, përfshirë një hotel luksoz në Durrës nëpërmjet “Mediterranean Investment Group”, ku përfshiheshin ish-zyrtarë të bashkisë.

Në maj 2025, Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë katër nga tetë zyrtarët e akuzuar për korrupsion në favor të kompanisë “5D Konstruksion”, duke ekspozuar një rrjet abuzimesh me tenderët publikë dhe lidhje të dyshimta mes ish-zyrtarëve dhe biznesit privat.

Roli i Maznikut

Arbjan Mazniku

I thirrur në cilësinë e dëshmitarit nga Prokuroria e Posaçme, Mazniku edhe pse pranoi se detyra e tij ishte titullari i autoritetit kontraktor, tha se ai vetëm ka firmosur letrat, pasi me verifikimet janë marrë ekspertët e bashkisë.

“Detyra ime si titullar i autoritetit kontraktor është verifikimi final i procedurës dhe firmosja në fund e kontratës, nuk jam marrë me lëndën pasi verifikimet janë kryer nga ekspertët. Raporti përmbledhës është raport i bërë me ekspertë, pasi drejtorët e fushës respektive kanë miratuar procesin” – deklaroi Mazniku duke e justifikuar edhe procedurën e firmosjes si normale për pozicionin e tij për shkak të volumit të punës që ai kishte në Bashkinë e Tiranës.

“Ne kalonim me dhjetëra procedura në ditë, unë sigurohesha që personat përgjegjës kishin bërë firmosjen e dokumenteve dhe ata kishin bërë detyrën e tyre, ndërsa unë thjesht e certifikoja si proces. Në thelb është certifikimi i faktit që ata që vijnë nga fushat përkatëse, si inxhinierët, juristët e të tjerë, kanë bërë detyrën e tyre” – vijoi dëshminë ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.

Në prill të vitit 2023, pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme u arrestuan Redi Molla dhe Mariglen Qato, dy drejtuesit jetëgjatë të Bashkisë Tiranë gjatë qeverisjes së kryetarit Erion Veliaj, të akuzuar për manipulim tenderësh, korrupsion dhe pastrim parash. Krahas tyre u vendosën në masa sigurie edhe disa drejtorë të tjerë të bashkisë, të cilët akuzohen për manipulim të tenderëve.

Mazniku pranoi para gjykatës se ka pasur marrëdhënie të mira me ish-drejtorët, por mohoi të kishte dijeni për interesat e tyre në kompani të tjera private.

Po ashtu, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tha se nuk kishte asnjë dijeni se kush ishte Nestor Muhametllari, njeriu që drejtonte de jure kompaninë 5D.

Hetimet e prokurorisë zbuluan se kur kompania drejtohej prej tij, në mars të vitit 2021, gëzoi në Bashkinë e Tiranës sukses duke fituar 24 tendera publikë me vlerë prej rreth 13 milionë euro.

“Redi Mollën, Mariglen Qaton i njoh, kam pasur marrëdhënie shumë të mirë me ta. Ndërsa Nestor Muhametllarin nuk e njoh. Nuk kam pasur informacion që ata kishin interesa nga shoqëri të ndryshme” – deklaroi Mazniku, duke përjashtuar çdo dijeni mbi kompaninë 5D, e cila ka pasur të ardhura bruto prej 22 milionë eurosh mes viteve 2016 dhe 2022, është zgjeruar gjatë viteve të fundit në ndërtim pallatesh, ndërsa një prej aksionerëve të saj, Redi Molla, ka hyrë si investitor në hotelin me status special në Durrës.

SPAK-u ka proceduar penalisht të paktën gjashtë drejtorë, duke nisur me Redi Mollën, ish-drejtor i UKT-së, Mariglen Qaton, ish-drejtor i IMT-së, Taulant Tushen, ish-drejtor i Punëve Publike, Eglantina Zeren, ish-drejtoreshë e Tirana Parkingut, Enton Punavijën, ish-drejtor i Transportit dhe Deborah Keçin, ish-drejtoreshë e Klubit Sportiv Tirana.

Investimet strategjike të 5D

5D Investime Strategjike

Në kuadër të hetimit gjyqësor kanë dëshmuar sot para gjykatës edhe përfaqësues të tjerë kompanish të cilët kanë qenë të kontraktuar nga kompania 5D për zbatimin e projekteve të përfituara nga Bashkia e Tiranës.

Dëshmitarët i treguan gjykatës marrëdhëniet e tyre me pronarin de jure të “5D”, Nestor Muhametllarin apo dhe rolin e kompanisë “Mediterranean Investment Group”, kompani e cila u themelua po nga Molla dhe një tjetër ish-drejtor i Bashkisë Tiranë, Elvin Tivari.

Më 4 shtator 2020, Gazmend Haxhia, Selim Molla dhe kushërinjtë Dritan Kadiu dhe Elvin e Bledar Tivari firmosën për nismën që u quajt “Mediterranean Investment Group”.

Një muaj pasi formuan grupin e investimit, ata kishin gati projektin për ndërtimin e një hoteli, ndërsa një vit më vonë firmosën marrëveshje bashkëpunimi për të sjellë në Durrës një markë të njohur të hotelerisë ndërkombëtare. Marrëveshja e veshi hotelin me emrin “Crown Plaza”, duke kaluar në hije investitorët e dyshimtë shqiptarë.

Dritan Kadiu, një prej aksionerëve të shoqërisë “Mediterranean Investment Group”, i tregoi gjykatës se të tjerë ortakë janë Elvin Tivari, Selim Molla, Gazmend Haxhia. Sipas tij, të gjitha punët e kryera në emër të kësaj shoqërie janë kryer nga kompania 5D e themeluar nga një bukëpjekës. Pavarësisht se ishte për katër vite pronar i kompanisë, ai vijoi punën si bukëpjekës me pagë minimale në biznesin e familjes.

“Të gjitha punimet janë kryer nga 5D por ka ende pagesa të pashlyera” – deklaroi Kadiu duke iu referuar punimeve për ndërtimin e hotelit.

SPAK-u dyshon se paratë erdhën nga tërheqjet e dividendit të “5D”-së nga Nestor Muhametllari dhe Muhamet Petriti për llogari të ish-drejtorit të UKT-së, Redi Molla, dhe mikut të tij, gjithashtu ish-drejtor pranë Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato.

Bëhet fjalë për një hotel 16-katësh pranë portit të Durrësit. Me 700 mijë euro kapital themeltar, shoqëria “Mediterranean Investment Group” mori përsipër ngritjen e një hoteli luksoz, i cili parashikonte 15 milionë euro vlerë investimi.

Hetimet e SPAK-ut kanë nxitur dyshime të arsyeshme sipas të cilave një pjesë e kapitalit themeltar të grupit investitor erdhi nga paratë që u nxorën nga kompania “5D”, gjë e cila ka arsyetuar masën e sekuestros së një pjese të aksioneve vendosur më 9 korrik 2024.

Ajo që shton dyshimet e SPAK-ut, është fakti se projekti i hotelit i ishte besuar për t’u ndërtuar kompanisë “5D”, duke mbajtur kështu një cikël të mbyllur. Lidhjet mes personave të përfshirë dhe bisedat e zbardhura mes ish-punonjësve të kompanisë rëndojnë më tej pozitat.

Një prej aksionerëve të shoqërisë “Mediterranean Investment Group”, Elvin Tivari, dëshmoi në gjykatë se sipërfaqen prej 400 m2 të truallit ia ka shitur Selim Mollës, babait të Redi Mollës. Ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës tregoi se në shoqërinë “Mediterranean Investment Group”, e cila ka bashkëpunuar edhe me kompaninë 5D:

“Zgjidhnim ofertat që merrnim nga disa shoqëri dhe kontraktonim. Me 5D, e njihte Redi Molla dhe bashkëpunuam” – dëshmoi Tivari.

Në maj të vitit 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli fajtorë katër nga tetë zyrtarët e Bashkisë Tiranë të akuzuar për përfshirjen në korrupsion në favor të kompanisë “5D Konstruksion”, e cila sipas SPAK kontrollohej de facto nga ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Çështja “5D” ka ekspozuar një rrjet të përbërë nga ish-drejtorë të institucioneve publike, pjesëtarë të komisioneve të tenderëve dhe përfitues të dyshimtë kontratash shtetërore.

/Shteg.org

Etiketa: 5D5D KonstruksionArbjan MaznikufirmosHetimetjustifikohetspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi e AZHBR vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

17:51 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

13:24 : 22/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon për gjykim 6 persona për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm/ EMRAT

12:05 : 22/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakja socialiste e Lushnjes në SPAK për lulishten e qytetit, ia dha për shfrytëzim privatit/ Detaje

11:35 : 22/10/2025
AKTUALITET

Bastisja nga SPAK e zyrës së Drejtorit të OSHEE, Enea Karakaçi, dhe ish-drejtori Ardian Çela, i arratisur në Marok

10:45 : 22/10/2025
AKTUALITET

Trafikuan 25 persona drejt SHBA, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 5 anëtarë të një grupi kriminal

10:04 : 22/10/2025
Para

Gaza, 52 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një punonjës humanitar

TË GJITHA

Këmbimi valutor 23 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 23/10/2025

Mos harroni çadrat! Mësoni parashikimin e motit për sot

08:12 : 23/10/2025

Horoskopi, 23 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 22/10/2025

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur

22:51 : 22/10/2025

“Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

22:43 : 22/10/2025

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

22:32 : 22/10/2025

Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

22:15 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com