• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arli Naska nga bashkia e Lalit te ‘Letrat me Vlerë’/ Interesat me pullat fiskale dhe linja arabe

10:24 : 02/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Lexo edhe:

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

Arli Naska, i njohur si drejtori milioner në Bashkinë e Tiranës, është katapultuar pa zhurmë në krye të Shtypëshkronjës së Letrave me Vlerë, një ndërmarrje shtetërore në varësi të Ministrisë së Finacave. Nuk dihet nëse me lobimin e ish ministri të Financave Petrit Malaj apo nga ndonjë linjë tjetër brenda pushtetit, por vendimi është miratuar në 27 qershor të 2025.

Naska zëvëndësoi në këtë funksion zonjën Ines Anna Maria Jaho, e cila qëndroi në krye të Shtypshkronjës vetëm një muaj. Ines Jaho nga ana e saj zëvëndësoi Xhenifer Hoxhën, e cila nga ana e saj zëvëndësoi Jona Sulin. Kjo e fundit zëvëndësoi Sonila Hysin.

Vitin e fundit janë ndryshuar 5 administratorë të Shtypëshkronjës së Letrave me Vlerë, një ndërmarrje në hije, por që kamuflon interesa të fuqishme. Me Arli Naskën duket se ky tranzicion ka gjetur ‘karar’.

Më herët, Naska ka qenë drejtor i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës. Për vite me radhë, kryebashkiaku Erjon Veliaj, i pati besuar Naskës pozicionin e drejtorit të Tatimeve.

Naska posedon një pasuri me vlerë qindra mijëra euro nga Vlora, Korça në Tiranë. Vetëm gjatë periudhës 2018-2022 ka blerë pasuri të paluajtshme, me vlerë tregu rreth 1 milionë euro, por të deklaruar sa gjysma e vlerës reale.

Interesa të fuqishme, pullat fiskale, linja arabe

Shtypshkronja e Letrave me Vlerë është institucion i vetëm i shtetit shqiptar i specializuar në prodhimin e dokumenteve zyrtare me vlerë monetare dhe ligjore. Aktivitetet kryesore të saj përfshijnë shtypjen e biletave, faturave, pullave fiskale, biletave të lotarisë dhe formularëve me numra serialë, të cilët njihen sipas legjislacionit shqiptar si letra me vlerë.

Vitin e kaluar qeveria vendosi që të kalonte në pronësi të shtetit sistemin e pullave fiskale pas një periudhe 14-vjeçare që ky shërbim ishte dhënë me koncension.

Vendimi i qeverisë parashikonte që nga data 1 janar 2025 do të autorizohej shoqëria shtetërore “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”, sh.a., pёr prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale dhe se ministria e Financave i kalon pa pagesë kësaj shoqërie të gjitha të dhënat dhe aktivet, të marra në dorëzim nga koncesionari.

Ndërkaq, qeveria shqiptare dhe Emiratet e Bashkuara Arabe krijuan një kompani të përbashkët publike të shtypshkrimit të letrave me vlerë. Në mars 2025, Shtypëshkronja e Letrave me Vlerë, dhe kompania arabe me seli në Abu Dhabi, O & S SECURITY AND SOLUTIONS, themeluan kompaninë ALBTrace Co për prodhimin dhe shperndarjen e pullave tatimore fiskale.

Shtypëshkronja e Letrave me Vlerë ka 51 % të aksioneve. Administratore e kompanisë shqiptaro-arabe për pullat fiskale është miratuar Jona Suli, e cila ‘markohet’ nga Mirela Kumbaro.

Jona Suli mori drejtimin e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC) pas arrestimit të ish-ministrit, Ilir Beqaj, por u shkarkua nga detyra. Më herët ajo ka qenë dhe asistente në paradhomën e Mirela Kumbaros te Ministria e Kulturës dhe më pas koordinatore te Bashkëqeverisja. Po ashtu, Suli më 30 korrik të 2023 u emërua drejtoreshë te Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë në Ministrinë e Brendshme.

Arli Naska, por sidomos Jona Suli, si derivat formal i Naskës, kanë një detyrë komplekse me lidhje interesash qindra milionë euro, rrjedhimisht me potencial të madh për të gjeneruar abuzime. Do gjurmojnë kanabisin mjekësor. Në 10 korrik 2025, Këshilli i Ministrave ka caktoi kompaninë ALBTrace Co”, sh.a për shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Mes anëtarëve të Këshillit të Administrimit rezulton edhe ish Komisionerja e Vetingut, Alma Faskaj. Dikur gjurmonte pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, tashmë do gjurmojë kanabisin./Prapaskena.al

Etiketa: Arli Naskabashkia tiranedrejtor milionerministria e financaveShtypëshkronja e Letrave me Vlerë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

17:22 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

20:37 : 08/11/2025
AKTUALITET

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

20:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja riktheu Veliajn në detyrë, zbardhet vendimi që shfuqizoi shkarkimin dhe dekretin e presidentit

19:21 : 03/11/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Do kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen zgjedhjet!

18:38 : 03/11/2025
AKTUALITET

Sizifi i dorëheqjes

08:57 : 03/11/2025
Para

8 mijë kilogramë speca me pesticide u kthyen nga Kroacia, “zgjohet” AKU kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë

TË GJITHA

Tentativa e hakerimit të SPAK/ Merret nën hetim ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

11:44 : 13/11/2025

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

11:41 : 13/11/2025

Çfarë pritet të ndodhë? Në prag të nisjes së protestave, Berisha takon sekretarin e Përgjithshëm të PL

11:41 : 13/11/2025

Kryenin marrëdhënie seksuale në ambiente publike në Shkodër, e pëson çifti i moshuar

11:38 : 13/11/2025

Europol arreston 4 pjesëmarrës në komplotin për rrëmbimin e një trafikanti shqiptar të drogës

11:33 : 13/11/2025

Drejtuesja e SHISH kërkon raportim me dyer të mbyllura, opozita kundër. Noka: E papranueshme, po tallet…

11:20 : 13/11/2025

Atentati në Rinas/ Gilmando Dani mori 20 plumba në trup! Shoqërohen 15 persona (Detaje)

11:17 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com