• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasi iu bind Ramës, Presidenca tenton të sqarojë dekretin për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës

17:00 : 01/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Pasi Presidenti “ushtar” Bajram Begaj iu bind urdhërit të liderit dhe dekretoi datën e re të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, Presidenca ka publikuar një njoftim për shtyp ku tenton të sqarojë motivacionin e dekretit, pavarësisht se ish-kryebashkiaku Erion Veliaj kishte ankimuar shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Presidentit Bajram Begaj, ankimi për shkarkim nga detyra për arsye të mosparaqitjes në punë – si në rastin e Veliajt – nuk bën pjesë në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, por duhet të trajtohet nga Gjykata Administrative.

Në mungesë të një ankimi në këtë gjykatë dhe të një vendimi për pezullim, procesi nuk mund të ndalet, thekson Presidenca. Presidenti Begaj shton se, edhe në raste të tilla, pezullimi i vendimit të shkarkimit mund të ndodhë vetëm me urdhër të posaçëm të Gjykatës Administrative.

“Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se, për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti ka shqyrtuar rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrimin e respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak, dhe ka konstatuar se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryer sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe nga Këshilli i Ministrave.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

‘Bojkoti’ i zgjedhjeve të pjesshme thellon mungesën e besimit te politika

Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes.

Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton se Këshilli i Ministrave është referuar te kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”, që parashikohet nga neni 115 i Kushtetutës. Kjo do të thotë se, për VKM nr. 539, datë 25.09.2025, nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.

Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër, që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata”, ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.

Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025.

Presidenti i Republikës konstaton se, në periudhën nga data e miratimit të VKM-së, nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij. Ndërkohë, afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.

Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve, me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme”, njofton presidenca.

Erion Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës me argumentin e mosparaqitjes në detyrë për një periudhë 3-mujore. Ai e ka konsideruar vendimin të paligjshëm dhe ka kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se mungesa e tij nuk ka ardhur si pasojë e neglizhencës, por për shkak të pamundësisë fizike.

Etiketa: Bajram Begajbashkia tiranezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

13:52 : 11/11/2025
AKTUALITET

‘Bojkoti’ i zgjedhjeve të pjesshme thellon mungesën e besimit te politika

08:26 : 11/11/2025
RAJONI

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit, rezultatet në të pesta bashkitë

08:01 : 10/11/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca

07:54 : 10/11/2025
AKTUALITET

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025
Para

Shqiptari kapet duke shitur kokainë në Itali, gjykata urdhëron dëbimin

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com