• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Greqia në grevë kundër orëve shtesë të punës

08:34 : 01/10/2025
në BOTA, RAJONI

Në Greqi është në fuqi nga 2024 java me gjashtë ditë pune. Tani pritet të pasojë edhe rregullorja për ditën me 13 orë punë. Sindikatat refuzojnë projektligjin. Të mërkurën është shpallur grevë e përgjithshme.

Greva e përgjithshme paralizon shërbimet publike në Greqi, pamje nga aeroporti i zbrazur, pasi avionët nuk fluturojnë. Një grua sheh tabelat elektronike me anulimet e fluturimeve

“Unë nuk mund të punoj 13 orë në ditë dhe këtë nuk mund ta kërkoj as nga punonjëset e mira”, thotë Anni, shefe e sallonit të bukurisë “64” në Pagrati, në qendër të Athinës. Ajo është e bindur, se as klientet e saj nuk mund të jenë të kënaqura me një stiliste, e cila është rropatur 13 orë në në punë gjatë gjithë ditës. Ndaj ajo shtron pyetjen, përse ministrja e Punës, Niki Kerameos dëshiron patjetër të mundësojë me ligj ditën me 13 orë pune.

Ministrja në shumë intervista e shpjegon planin e saj: Synohet vetëm një rregull përjashtues, për vetëm 37 ditë në vit e kjo madje është “në interes të punëmarrësve”.

Sindikatat e Greqisë e refuzojnë planin e ministres dhe përpiqen ta rrëzojnë projektligjin për “fleksibilizimin e kohës së punës”, që së shpejti pritet të kalojë në parlament. Për të mërkurën (1.10.2025) sindikatat kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme. Ato duan ta paralizojnë Greqinë këtë ditë: Anijet do të qendrojnë të ankoruara në porte, avionët të parkuar në aeroporte dhe ato pak trena që ka, do të mbeten të parkuar nëpër stacione.

Lexo edhe:

Nga fundi i tetorit, Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15 vjeç

Në Shqipëri janë futur tre ngarkesa nga Greqia dhe Italia me pjeshkë dhe rrush me pesticide

Gjashtë ditë pune për të punësuarit

Që më parë këtij projektligji qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis e bëri tregun e punës në Greqi një ndër më “fleksiblët” në Europë. Që nga korriku 2024 të punësuarit në industri, në tregtinë me pakicë, në bujqësi dhe në disa sektorë të shërbimeve publike duhet të punojnë gjashtë ditë në javë, nëse këtë e vendos kështu sipërmarrësi. Për ditën e gjashtë shtesë paguhet një suplement me 40 përqind të pagës ditore.

Ministrja greke e Punës Niki Kerameos duke folur në pultin e referimit para mikrofonitMinistrja greke e Punës Niki Kerameos duke folur në pultin e referimit para mikrofonit

Ministrja greke e Punës e ka për zemër projektligjin për fleksibilizimin e orareve të punës, ku parashikohen edhe orë shtesë pune sipas nevojave të sipërmarrjeve.Fotografi: Michalis Karagiannis/Eurokinissi/ANE/picture alliance

Në përgjithësi në Greqi gjithmonë ka qenë në fuqi java me 40 orë pune, por sipërmarrësit lejohen të kërkojnë vetëm për një kohë të kufizuar deri në dy orë shtesë pa pagesë në ditë dhe në kompensim u japin pushim punonjësve të tyre, duke u ofruar kësisoj më shumë kohë të lirë. Teorikisht kjo bëhet vullnetarisht, por në sipërmarrje punonjësit detyrohen të punojnë më gjatë – e kjo pa asnjë kompensim.

Edhe dita me 13 orë pune duhet të konsistojë në bazë të vullnetit të lirë, thekson ministrja e Punës. Askush nuk është i detyruar të punojë orë shtesë, thotë Niki Kerameos.

Pasoja negative ndaj produktivitetit

Por a mundet vërtetë një punonjës që ta refuzojë punën me orë shtesë? Theodoros Koutroukis, profesor për në fushën e marrëdhënieve të punës në Universitetin e Trakës Democritus thotë: “Jo. Kjo nuk mund të bëhet pa pasur pasoja për punonjësin, sepse një punonjës i vetëm ka një fuqi minimale negociimi.”

Koutroukis tërheq vëmendjen, se rregullorja e re nuk do të ndikojë pozitivisht ndaj tregut të punës. Zgjatja e orëve të punës në ditë mund të shkaktojë pakënaqësinë e të punësuarve dhe në uljen e produktivitetit, thotë ai për DW. Kjo çon në përkeqësimin e cilësisë dhe madje edhe në rritjen e kostove të pagës për njësi. Zgjatja e orarit të punës mund të prishë edhe ekuilibrin në raportin punë dhe familje duke ua kufizuar hapësirën kohore të punësuarve për familjen si dhe për të ndjekur kurse të kualifikimit profesional, vëren profesori.

Orare pune fleksibël sipas nevojave të sipërmarrësjes

Krahas aplikimit të ditës me 13 orë pune, në projektligjin e ministres janë parashikuar edhe një ndarje fleksibël e pushimeve vjetore, ndarje fleksibël dhe afatshkurtër e punës shtesë prej 120 minutash në ditë si dhe të qenit në gatishmëri dhe njoftimi përmes aplikacionit i punonjësve. Kriter për këtë janë “nevojat urgjente të firmave”. Edhe një javë me katër dite por me gjithsej 40 orë është e mundur.

Ministrja e Punës është e angazhuar për reformën e tregut të punës, që synon “përshtatjen e legjislacionit ndaj realitetit”. Ekspertët e punës në të kundërt e konsiderojnë këtë si legalizim të shkeljeve nga ana e sipërmarrjeve. Edhe në të kaluarën rëndom janë regjistruar shkelje kundrejt punonjësve.

Demonstratë para parlamentit grek, njerëzit ecin me pankartaDemonstratë para parlamentit grek, njerëzit ecin me pankarta

Protesta para grevës më 1 tetor – Në Greqi njerëzit nuk mund të jetojnë më të ardhurat nga 40 orë punë në javë, ndaj ata bëjnë orë shtesë pune, ose gjejnë një punë të dytëFotografi: Robert Geiss/picture alliance

Zgjatje e kohës së punës në vend të dy punëve

Për shkak se pagat në Greqi janë të ulëta shumë punonjës bëjnë dy punë. Me rregulloren e re mund të mjaftojë që të punohet në një sipërmarrje me 13 orë në ditë.

Në Greqi njerëzit nuk mund të jetojnë më të ardhurat nga 40 orë punë në javë, ndaj ata bëjnë orë shtesë pune, ose gjejnë një punë të dytë. Sipas Eurostat në Greqi punonjësit me 1886 orë pune në vit punojnë më shumë se të gjithë europianët e tjerë. Megjithatë ata kanë produktivitet më të ulët – ndoshta sepse punojnë kaq shumë – dhe kanë një aftësi më të ulët blerëse (30 përqind nën mesataren e BE-së). Qysh tani grekët punojnë shumë. Sipas qeverisë orët e punës duhet të shtohen edhe më shumë.

Sindikatat greke: “Mjaft më!”

Lidhja e sindikatave greke GSEE e refuzon ditën me 13 orë pune. “Raskapitja nuk është zhvillim, kapaciteti njerëzor ka kufij”, kjo do të jetë motoja e protestës në Athinë.

Sindikata lufton për një shkurtim të kohës javore të punës në 37,5 orë gjithsej, ashtu sikurse është aplikuar tashmë në shumë vende të BE-së.

Nëse greva do t’ia arrijë ta rrëzojë projektligjin për ditën me 13 orë pune, mbetet e hapur. Por një gjë është e qartë, se Greqia në një kohë, që njerëzit në BE kërkojnë javën me 35 orë pune, ose javën me katër dite pune, po shkon në drejtimin e kundërt./DW

 

 

Etiketa: Greqiagrevesindikatat

Lajme të lidhura

RAJONI

Nga fundi i tetorit, Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15 vjeç

14:50 : 28/09/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri janë futur tre ngarkesa nga Greqia dhe Italia me pjeshkë dhe rrush me pesticide

16:44 : 24/09/2025
RAJONI

Greqia, ndihmë 250 euro çdo nëntor për pensionistët/ Do të jepet dhe për grupet e tjera në nevojë

20:00 : 23/09/2025
AKTUALITET

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

22:24 : 09/09/2025
RAJONI

Taksistët në Greqi njoftojnë grevë 48 orëshe, transport vetëm për spitalet

18:54 : 07/09/2025
RAJONI

Greqia miraton ligjin e ri të emigracionit! Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen me forcë

20:39 : 03/09/2025
Para

Qeveria gjermane nis konsultimet dyditore për reformat ekonomike dhe modernizimin e shtetit

TË GJITHA

Nis gjyqi i “Sky ECC” në Belgjikë/ Motra e “kapos’ shqiptar: Ne punojmë në sistemin e drejtësisë, nuk e dinim…

10:08 : 01/10/2025

Pas aksidentit dogji makinën, 27-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burg në Angli

10:04 : 01/10/2025

Edhe me Veliajn në burg, opozitës i duhet ‘një mrekulli për Tiranën’

10:00 : 01/10/2025

Mbyllja e qeverisë në SHBA/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Faqja zyrtare nuk do të përditësohet

09:42 : 01/10/2025

U zhduk një ditë më parë, 15-vjeçari nga Gjirokastra gjendet në Tiranë

09:34 : 01/10/2025

Kishte dijeni për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga një efektiv, pezullohet shefi i Komisariatit të Përmetit

09:21 : 01/10/2025

SHBA/ Mbyllet qeveria federale, çfarë do të thotë kjo

09:14 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com