• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi HOROSKOPI

Tetori i kurtheve! Meri Shehu paralajmëron që të keni kujdes në këto data

18:57 : 29/09/2025
në HOROSKOPI, SHOW BIZ

Tetori është plot kurthe! Në programin “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu e cila si çdo fillim muaji bën parashikimin dhe renditjen e fatit për 12 shenjat e zodiakut, thotë se ky muaj nuk do të jetë i lehtë. priten shumë pasiguri e debate dhe konflikte që mund të përshkallëzojnë rreth datës 6-7 të muajit.

Një takim astrologjik do të bëjë që në jetën e shenjave dhe sidomos Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit, të kthehet një njeri nga e kaluara që s’ka aspak qëllime të mira.

Data 11 është një tjetër moment kur duhet treguar kujdes pasi marrëdhëniet e paqëndrueshme mund të pësojnë goditje që do t’i shkëpusin. Rreth datës 14, duket se situata përmirësohet, por këtë muaj ruani vigjilencën në çdo situatë.

Meri Shehu: Muaji tetor duket sikur fillon bukur, duket si i lehtë, por nuk do të jetë sepse fillon me një kundërshtim të Mërkurit në Peshore me Jupiterin në Gaforre. Ç’do të thotë? Debate, pasiguri, paqartësi. Por ngjyrimin e tetorit do ta japë pikërisht dita e sotme sepse Marsi që është futur në Akrep edhe shtatorit, edhe tetorit, takohet me një asteroid që quhet Arakni ose nëse e përkthejmë, merimangë. Çfarë ndodh me këtë asteroid? Asteroidi merimangë e ka marrë emrin nga një vajzë e cila u mallkua nga perëndesha Athina sepse kishte disa cilësi shumë më të mira se Athinaja dhe ajo e ktheu në një merimangë që të thurte gjithmonë një pëlhurë, por që njerëzit mund ta prishnin me lehtësi.

Ky tonalitet që do të vijë duke u takuar asteroidi me Marsin, shumë njerëz që i kemi pasur në jetën tonë mund të rikthehen në të njëjtën mënyrë duke i ditur pikat e dobëta, duke na dhënë dashuri, përkëdhelje, lajka siç duam ne, por qëllimi i tyre s’do të jetë i mirë, do të jetë thjesht një kurth. Duhet të kemi parasysh, sidomos Akrepët, Demët, Luanët dhe Ujorët, megjithëse këta të fundit mund ta kenë më shumë në planin e karrierës, do të përballen me këtë pëlhurën e merimangës. Është një merimangë që do të vijë në jetën e tyre, me një njeri që ka qenë në jetën e tyre njëherë dhe do të rikthehet për të marrë çfarë i ka ngelur. I gjithë tetori do të jetë në këtë këndvështrim. Marsi në Peshore është diplomat, por kundërshtimi me Jupiterin në Gaforre tregon që kjo diplomaci do të thyhet që në datën 1 tetor.

Lexo edhe:

5 yjet i fitojnë vetëm 2 shenja/ Meri Shehu zbulon se çfarë do ndodhë me Hënën e re në Peshore

Paratë dhe dashuria ecin bashkë këtë javë! Meri Shehu paralajmëron datën më të vështirë

Rudina Magjistari: Cila është data më e rëndësishme e muajit?

Meri Shehu: Kemi hënën e plotë në datën 6 në shenjën e Dashit dhe është një hënë e plotë, e fuqishme që do të japë tonalitetin e vet sepse ka të bëjë me iniciativat dhe instinktin, është në një shenjë kardinale. Kemi edhe data të rëndësishme, data 6 që Mërkuri futet në Akrep dhe bën një katërkëndësh të frikshëm me Plutonin në Ujor dhe këtu debatet dalin nga konfrontimet në veprime më agresive. Rreth datës 6-7 që është hënë e plotë duhet të kemi kujdes që të mos kapërcejmë kufijtë e debateve. Një datë shumë e rëndësishme është edhe data 14 sepse Afërdita futet në Peshore dhe jep harmoni, dashuri, art. Do të ketë disa përballje me Neptunin, disa zhgënjime rreth datës 14, pastaj bën lidhje të bukura. Data 11 dhe 14 duhen pasur shumë kujdes sepse Afërdita para se të dalë nga Virgjëresha në datën 11, përballet fuqishëm me Saturnin. Është Saturni në Dash që është rikthyer në Virgjëreshë dhe duke u përballur me Afërditën, çiftet që i shpëtuan verës nga ndarjet, pasiguritë ose bashkëpunimet e mbajtura me zor, ai rikthehet që t’u japë një goditje. Tetori duket si një muaj i lezetshëm, por fsheh disa kurthe brenda.

Etiketa: meri shehu

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

5 yjet i fitojnë vetëm 2 shenja/ Meri Shehu zbulon se çfarë do ndodhë me Hënën e re në Peshore

21:05 : 20/10/2025
HOROSKOPI

Paratë dhe dashuria ecin bashkë këtë javë! Meri Shehu paralajmëron datën më të vështirë

19:21 : 13/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi mujor nga Meri Shehu/ Renditja e shenjave nga ajo me pak fat, tek më e favorizuara

13:20 : 01/10/2025
HOROSKOPI

Dita barazohet me natën, Meri Shehu zbulon se çfarë sjell kjo javë për çdo shenjë horoskopi

20:22 : 22/09/2025
SHOW BIZ

“Manastirliu kujdes…”/ Meri Shehu: Kam mbaruar për mësuesi, më takon të bëhem ministre…

12:20 : 09/09/2025
HOROSKOPI

Planetët sjellin trazira/ Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

18:53 : 14/07/2025
Para

"Ministria dhe deputetët e PS s'kanë reaguar"/ Xhelal Mziu: Ja tek kush dyshoj për shpërthimin në banesë

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Pjesëmarrja për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 13:00

14:05 : 09/11/2025

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

13:36 : 09/11/2025

E zuri korenti duke riparuar kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, ish-trajneri lë pas dy fëmijë

13:24 : 09/11/2025

Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

13:15 : 09/11/2025

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

13:00 : 09/11/2025

Këlliçi: Vendimi i GJK për Veliajn, i dirigjuar nga Rama pas situatës që i ndodhi me Ballukun

12:52 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com