Deputetja socialiste Sara Mila dhe deputeti demokrat Besart Xhaferi shkëmbyen replikat e para mes tyre në seancën plenare.
Xhaferi gjatë fjalës së tij i përmendi socialistes burgun dhe e pyeti se nga doli më e votuara në burg.
“I uroj një legjislaturë të mbarë, por e ka nisur gabim. Nga dole më e votuara e burgut? Kjo është një pyetje që e presin të gjithë qytetarët e Elbasanit”, tha Xhaferi.
Në përgjigje të replikave, Sara Mila u drejtua me ironi duke thënë se Parlamenti është në funksionim normal, pasi gjithnjë kështu ka qenë, por opozita po e shkatërron.
“Jam pak e çuditur por dua të them se jam e zhgënjyer nga Besarti sepse kam menduar se do sillte standard tjetër. Ai ka qenë në listë të mbyllur dhe nuk i di ethet e garës se e ka marrë falas këtë karrige. Mos merr leksione nga Noka dhe Bardhi sepse s’di ta bësh dhe mirë është mos ta bësh”, u shpreh Sara Mila