• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati: Raporti ndërkombëtar dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur

22:44 : 29/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në Syri TV, u shpreh se Shqipëria nuk funksionon më si një shtet demokratik, por si një regjim ku pushteti, krimi i organizuar dhe media e kapur bashkëpunojnë për të shantazhuar edhe investitorët e huaj.

Duke komentuar raportin ndërkombëtar që ngre alarmin për kapjen e shtetit, Bushati theksoi se vetë përmendja e mediave si pjesë e këtij shantazhi është e tmerrshme, pasi dëshmon një realitet ku askush nuk gjen drejtësi.

Sipas tij, në Shqipëri është shuar çdo mekanizëm për mbrojtjen e individit: as drejtësia, as media dhe as pushteti nuk ofrojnë zgjidhje. “Sikur këto fakte t’i fusje në një program inteligjence artificiale dhe t’i kërkoje të përcaktonte nëse ky është një shtet demokratik apo autokratikpërgjigjja do të ishte e qartë”, u shpreh Bushati.

Ai theksoi se raporti duhet të shërbejë si dëshmi tronditëse për faktin se në Shqipëri, demokracia ka vdekur dhe se kjo situatë nuk është më çështje debati politik, por një realitet i dhimbshëm për çdo qytetar.

Pjesë nga deklarata:

Lexo edhe:

Bushati: Dosja Balluku, e para ku SPAK prek edhe Edi Ramën

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

Nga i gjithë raporti, që ka shumë gjëra të përsëritura, nënvizova një shprehje për investitorët e huaj që shantazhohen njëkohësisht nga administrata, media dhe krimi i organizuar. Vetë fakti që përfshin edhe ne, mediat, është i tmerrshëm.

Nuk do të ndalem te kjo, por do të ndalem te çfarë pasqyre është kjo renditje.
Në një shoqëri demokratike, kur të kërcënon ose një kriminel ose një punonjës i shtetit, ose do të shkosh të denoncosh në media, ose do të shkosh te drejtësia. Kur as mediat dhe as gjykatat nuk të japin zgjidhje, atëherë unë them: edhe sikur të mos kishim opozitë dhe qeveri, por t’i fusnim këto të dhëna në një inteligjencë artificiale dhe t’i thonim: “Në një vend ku një biznesmen kërcënohet dhe nuk gjen të drejtën në asnjë gjykatë a është ky një vend demokratik apo një regjim autokratik?” nuk kam bërë testin, por çdo program me AI e gjen menjëherë se çfarë është demokracia.

Ne nuk jetojmë më në demokraci. Por, sa më shumë vazhdojmë të debatojmë për këtë, aq më shumë fakte mblidhen në këtë drejtim. Nëse një biznesmen, që ka edhe fuqinë e parasë, nuk gjen të drejtën, po një qytetar i thjeshtë ku do ta gjejë atë?

Të marrim raportin dhe ta bëjmë pjesë të debatit, ta përshtatim për çfarë na intereson ne sepse ai është një vërtetim i qartë që, fatkeqësisht, këtu demokracia ka vdekur.

Etiketa: Andi Bushati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Dosja Balluku, e para ku SPAK prek edhe Edi Ramën

21:19 : 06/11/2025
AKTUALITET

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

19:44 : 04/11/2025
AKTUALITET

Standard i dyfishtë? Bushati: Ndaj Belinda Ballukut ka një kujdes për mos ta prekur

21:22 : 03/11/2025
AKTUALITET

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë

20:12 : 31/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Po nuk u arratis, SPAK do e diskreditojë Ballukun me vibratorë, tanga dhe dashnorët

22:36 : 27/10/2025
Para

“Takimi i Arubës nisi për një kullë”, Alba Kepi: Shqetësuese fakti që Artur Shehu vijon të ketë biznese

TË GJITHA

Zbulohet data e nisjes së ‘Big Brother VIP Kosova 4’

09:07 : 10/11/2025

Fat dhe fillime të reja, 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen këtë javë

08:49 : 10/11/2025

SHBA, arrihet marrëveshja për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

08:41 : 10/11/2025

Çfarë pritet të ndodhë në samitin e klimës në Brazil?

08:40 : 10/11/2025

Falsifikuan fjalimin e Trump, japin dorëheqjen drejtorët kryesorë të BBC, Tim Davey dhe Deborah Turnes

08:35 : 10/11/2025

Shqipëria e suksesshme “online”, por mbi 100 vite larg BE-së në arsim, infrastrukturë dhe qeverisje

08:26 : 10/11/2025

Vala e të ftohtit përfshin SHBA, temperatura të ulëta rekord

08:25 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com